Dhjetë epigrame

August 30, 2018 17:22

Dhjetë epigrame

 

Kush rrëzohet

Po ratë si lisi në tokë,

ta dini se kaq e patët,

se dihet-në atë lis,

bëjnë dru edhe sakatët!

Kolltuqet…

Kam njohur burra shumë të ndershëm,

kur s’kishin grada dhe ofiqe,

ndryshuan kur u bënë ministra,

kolltuqet pjellin tartabiqe!

Rrota…

Kur dikush të thotë:”Je rrotë!”,

mos u nxeh-o mik më kot,

se ditën që u shpik rrota,

zhvillim të madh mori Bota!

Po të bëhesh pulë..

Po të bëhesh pulë si pula,

s’ke pse ankohesh pastaj,

kur të ta hipi kokoshi,

a kur dhelpëra të të hajë!

Në fshatin e budallenjve

Ka thënë një prej të mëdhenjve,

që kish jetuar me ta,

në fshatin e budallenjve,

i mençuri është i vetmi budalla!

Mos u habit…

Hasmit po i ra në dorë,

që të zografisë pér ty,

s’ke arsye të habitesh,

që do shkruaj vetëm zi!

I miri…

E hodhën në kosh të plehut,

t’i merrnin erzin të mirit,

po ai kosh i shëmtuar,

mori vlerën e floririt!

Edhe djalli…

Më shajnë si të hazdisur,

që kur gdhin e gjersa muket,

po dhe djalli zografisur,

nuk është aq i zi sa duket!

Miu…

Një ditë urinoi,

në det nga sikleti,

pastaj kërkoi pjesë,

të madhe nga deti!

Palla e gomarit…

Palla e gomarit,

fshatin tund të tërin,

bilbil këngëtarit,

nuk ja ndjen dot zërin!

A. Duka

August 30, 2018 17:22
Komento

3 Komente

  1. Mark .U.K August 30, 20:03

    Ju lumt poet! Si poet duhet te perdorish shqipen e jo tuqisht e greqisht.

    Reply to this comment
  2. GRANIT DRENICA August 31, 10:55

    …Se, s’po kam kohë më shumë, por, Arben, po ta jap një përgjigje, që besoj se ka për të të pëlqyer SHUMË, vetëm për epigramin e fundit, këtu: “Pallja e gomarit”

    …Arben, pallja e gomarit, vëtetë, fshatin tund të tërin; porse, edhe KËNGA duhet të jetë e ZËSHME, sepse, shumëkush është shurdh e gjysmshurdh, sa nuk e dëgjon …as vetveten e ende më pak tjetrin!? Ndaj, GOMARI pallë zëshëm dhe, SHUMË ZËSHËM, sepse, gomarë MENÇURORI, për çka thash me lartë këtu, është fare mirë i vetëdishëm!?! …E njerëzit mendpak dhe, edhe t’pa mend, nuk mendojnë dhe, as nuk dinë të mendojnë e kuptojnë se: PALLJA E GOMARIT nuk është “PALLJE”, assesi, por është KËNGA e KËNGËTARIT më të vuajtur e më të përvuajtur në BOTË, gjithsesi !?! …E, sa për BILBILIN, nuk po e them këtu ASNJË FJALË, seps, këndojnë edhe INSEKTET, por mbase, askush s’i dëgjon, dhe me këngët e tyre, insektet pakçka thonë, apo kurrgj s’thonë…!?!

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 31, 15:41

    PALLA E FANATIK BEJTEXHIUT
    NUK ESHTE SI SHURRA E MIUT
    AJO ESHTE SI NOCKA E THIUT
    ENVERIN QAN NE MES TE SHIUT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*