Dhjetë epigrame…

March 4, 2019 12:49

Dhjetë epigrame…

 

Pa titull…

 

I bardhë si bora të jesh,

i ndritur-i larë me flori,

prapë do të shajnë patjetër,

pa sharé nuk mbetet njeri!.

 

Pa titull…

 

Dhe këmbët gjithnjë më kanë çuar,

ku ndizet flaka dhe zjarri,

nga lufta kam ikur i fundit,

në luftë kam shkuar i pari…

 

Pa titull…

 

E hodhën floririn-e tretën,

në llum e llagëmin e zi,

një shekull kaloi dhe e gjetën,

floriri kish mbetur flori!..

 

Pa titull…

 

Mos lër mënjanë miqtë e vjetër,

që vlejnë sa bota e tërë,

se miqtë e rinj qé do gjesh,

jané si kështjella né rërë!..

 

Pa titull…

 

Mbi tërbimin e shtrëngatës,

mbi greminën pus të errët,

ndrin një yll në mes të natës,

kur janë shuar gjithé të tjerët!..

 

Pa titull…

 

Eh-dallandyshet-dallandyshet,

i kam nektar të poezisé,

ato gjithë jetën shtegëtojnë,

veç né kërkim të dashurisë!

 

Pa titull…

 

Të kërkosh gjithë jetën,

do mundohesh kot,

një tjetër-si veten,

nuk do ta gjesh dot!..

 

Pa titull…

 

U gdhëndën fjalët në letër,

kështjella të larta qëndrojnë:

“Ca njerëz një jetë e kanë tepër,

të tjerëve dhe dhjeté s’u mjaftojnë!…”

 

Pa titull…

 

Të mira bëj në këtë jetë,

për to nevojë kané të tërë,

po kur ta bésh hidhe në det,

ose ta shkruash veç në rërë…

 

Dhe asnjëherë-tek asnjeri,

mos e përmend të mirën tënde,

të mirën që të bëjnë ty,

në shkëmbin më të lartë gdhënde!…

 

 

Pa titull…

 

Xhungla mbijeton,

nga seleksionimi,

me rregull e ligj,

rron qytetërimi.

 

Ndaj kur shkelen ligjet,

dëmi nuk rrëfehet,

gjithë qytetërimi,

në një xhungël kthehet!

A.DUKA

March 4, 2019 12:49
Komento

7 Komente

  1. emigrant March 4, 13:59

    I bardhë si bora të jesh,
    i ndritur-i larë me flori,
    prapë do të shajnë patjetër,
    pa sharé nuk mbetet njeri!.

    Jo, ka plot njerez te respektuar.
    Sharja nuk eshte fenomen kaq i perhapur ne Bote, dhe nuk eshte as tradite e Shqiptareve.

    Por sic thote populli “po fjete me qen, do zgjohesh me pleshta”.

    Reply to this comment
  2. Raimonda Muco Tusha March 4, 14:56

    E hodhën floririn -etretën
    …………………………………..
    Floriri ngeli flori

    Reply to this comment
  3. Shahisti March 4, 18:36

    Pa titull…

    Pas te Henes vjen e Marta
    Sheqeri esht’ i bardhe
    Bejtet e Dukes
    Edhe molle, edhe dardhe.

    Gjera qe i di dhe lopa
    Shiten per flori
    Tall menderen Duka
    Po floriri ngel flori.

    Reply to this comment
  4. An March 4, 23:30

    Tani po lexoj poetin!! Bukur!!!!

    Reply to this comment
  5. ladi March 5, 11:06

    Kur shteron talenti fillon kopjimi dhe figurat e te madhit Saadi i shet per te tuat. Bej qejf o Arben Duka sa kohe qe injorantet qe mallengjehen nga kopjimet e tua dhe qe nuk kane lexuar asgje pervec pankartave te Realizmit Socialist, jane shumica derrmuese e kesaj bote. Vetem se, nga vetja duhet te te vije pak turp.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim