DHJETË EPIGRAME TË ZGJEDHURA NGA URTËSIA POPULLORE

April 12, 2016 10:29

DHJETË EPIGRAME TË ZGJEDHURA NGA URTËSIA POPULLORE

1. Sipas Diogjenit
Do të dal në mes të ditës,
porsi Diogjeni i hershëm,
do dal me qiri në dorë,
të gjej një njeri të ndershëm.

2. Era e hudhrës
A e dini-ju-o njerëz,
një fjalë plot ëmbëlsirë:
“Erë e hudhrës e mbyt keq,
dhe parfumin më të mirë!”

3. Të ligut ose qymyrit
O qymyr-s’të bëj dot mik,
s’kam lindur për vetëmohim,
kur je i ndezur më djeg,
kur je i shuar më nxin.

4. Një e vërtetë e artë
E mësova të vërtetën,
tani që më erdhën mentë,
sa më shumë që i njoh njerëzit,
aq më shumë i dua qentë.

5. Mos u gënje
Mos u gënje-o lum miku,
qofsh thinjosh-apo i ri,
jo çdo gjë që ndrin e verdhë,
është domosdo flori.

6. Një gomar
Një gomar mbetet gomar,
qoftë i veshur dhe me ar.

7. Të paaftët
Të paaftët dhe esëll të grijnë,
Zoti na ruajt kur pinë!

8. Kur më shajnë
Kur më shajnë aq më bën,
aq më bën e s’më prish punë,
se kur më kafshon një qen,
nuk mund ta kafshoj dhe unë.

9. Derri që kam rritur vetë
Dhe pse mori grada shumë,
s’u bë aspak më i ditur,
sa peshon e di veç unë,
ai derr që vetë kam rritur.

10. Shëndeti i ujkut
Ujku ka qafën e trashë,
i ndrin qimja plot shëndet,
për faktin e thjeshtë se bukën,
e nxjerr me mundin e vet.

April 12, 2016 10:29
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 April 12, 12:33

    “9. Derri që kam rritur vetë
    Dhe pse mori grada shumë,
    s’u bë aspak më i ditur,
    sa peshon e di veç unë,
    ai derr që vetë kam rritur.”
    mos vallë e ke për çunin e tironës beno??
    të njëjtën do të thosha dhe unë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*