Dhjetë hapa shumë urgjente përpara apokalipsit !

Artan Fuga December 20, 2015 20:21

Dhjetë hapa shumë urgjente përpara apokalipsit !

Pasi bëra shkrimin mbi shpërdorimet që vazhdojnë t’i bëhen ekonomisë shqiptare dhe forcës dhe energjisë të kombit, pati lexues dashamirës që m’u drejtuan me pyetjen e dëshpëruar : Na thuaj cfarë të bëjmë, se këto i dimë?

I dimë, dakord, por atëhere përse nuk i thoni?

Nejse.

Sigurisht që jam i sigurt se ka zgjidhje. Dhe janë aq të qarta saqë më bëjnë të sigurt se poqese ndërmerren reformat që duhen, me guxim, në bashkëveprim me qytetarin dhe jo me pabesi dhe përjashtim të qytetarit, Shqipëria brenda 3 deri 4 vjetësh bëhet vend i bekuar për shqiptarët.

Shqipëria ka pasuri ende të virgjëra.

Ky është avantazhi i madh për brezat e tanishëm.

Por, shqiptari është emigrant në vendin e tij, është azilant në vendin e tij, është i përjashtuar nga vendi i tij. Prandaj edhe ikën. Më i lehtë ekzili në vend të huaj sesa ekzili në vendin tënd.

Duhet që shqiptari të bëhet pjesë e punëve dhe pasurive të vendit të vet.

E para, duhet të hapet bursa e aksioneve në mënyrë masive dhe demokratike.

Demokracia nuk është sot thjesht te vota, është pjesëmarrje në vendimmarrje në botën ekonomike. As sipërmarrje publike, as private nuk duhet të ketë më pa aksione dhe aksionerë. Aksionerë me qindra mijra që të blejnë bono aksionesh dhe të marrin pjesë në nxjerrjen e fitimit dhe shpërndarjen e fitimit. Ta zemë të gjitha universitetet private do të duheshin të shpalleshin ndërmarrje aksionere ku të gjithë studentët që paguajnë atje për aq kohë sa janë të kenë statutin e aksionerit.

Aksionet e sipërmarrjeve shqiptare do të lejonin rishpërndarjen e pasurive shqiptare.

E dyta, të gjithë ish pronarët, me mijra familje të mos kompensohen me parà që nxit inflacionin dhe thërmon kapitalin monetar shqiptar, por me toka dhe terren në zona ku ka mundësi investimesh mbi bazën e projekteve të zhvillimit. Kjo do të hapte një tjetër mushkri frymëmarrje investimit shqiptar popullor.

E treta, pyje, kullota, pjesë të detit, fusha pa zot e pa pronës ose pronë publike, t’u jepen me qira me 1 lek në ditë bashkësive, shoqatave ose sipërmarrjeve kolektive private të banorëve të zonës ose agjencive të tjera të themeluara nga qytetarë dhe mbi baza bono aksionesh të gjera.

E katërta, të gjitha tokat e papunuara ose të lëna djerrë për një afat me më shumë se dhjetë vjet të vihen në dispozicion të shtetit për t’u dhënë me qira afatgjatë për sipërmarrës aktivë që duan t’i fusin në qarkullim. Qiraja t’u kalojë llogarive të pronarëve që nuk kanë pasur mundësi të vendosin në punë pronat e tyre.

E pesta, Banka e shtetit të nxisë blerjen e bonove masive të thesarit nga ana e qytetarëve shqiptarë me vlera modeste ose edhe të mëdha duke thithur kapitale dhe dhënë interesa.

E gjashta, të ndërtohet banka shtetrore e depozitimit të kapitaleve të emigracionit shqiptar me shkallë sigurie në raste vështirësish financiare dhe me interesa të njejta me ato të bankave europiane për të gjithë emigrantët që duan të sigurojnë kapitalet e tyre financiare.

E shtata të decentralizohen të gjitha institucionet e shtetit apo institucionet e tjera publike që janë mbledhur në Tiranë duke u përhapur në të gjithë territorin shqiptar, ministri, agjenci publike, institucione shtetrore. Kjo do të bëjë që fuqia blerëse e nëpunësit të shtetit të ndikojë në të gjitha rrethet e vendit duke i dhënë hov zhvillimit të tyre dhe bërë që të përmbyset tendenca që shqiptarët të vinë të gjithë buzë Lanës.

E teta, të gjithë tenderat publikë dhe tregjet e sektorit të publikë të shoqërohen me kërkesa për punësim punonjësish dhe të përmbajnë kritere që lidhen me shpërndarjen e pasurisë në të gjithë shtresa e popullsisë. Tenderimet të shkojnë te sipërmarrjet e mesme dhe të vogla.

E nënta, një nga kanalet e shumtë të të Televizionit publik të kushtohet për promovimin e logos të prodhimeve shqiptare, dhe ndërgjegjësimit të klientit – qytetar që konsumon prodhime vendi, dhe shteti të ndërhyjë fort që të krijohet informacioni virtual mbi tregun dhe klientët nëpërmjet web site-ve në shqip dhe gjuhët rajonale e gjuhë ndërkombëtare.

E dhjeta, shteti të rinisë në përmasa shumë të gjera sipërmarje strategjike investimesh në sektorë të rëndësishëm si portet, urat, urbanizimi, hekurudha etj, duke bërë investime direkte, duke nxitur punësimin masiv dhe përmirësuar kushtet makroekonomike për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme.

Me masa vetëm financiare sikundër na hedhin trutë e gomarit ca gjopja ultraliberalë që po t’i linin të mbijetonin me ligjet e tregut do të kishin cofur me vakt e me kohë, Shqipëria do i ngjajë një vendi rakitik ose një gjigandi tetraplegjik.

Bëhen, bëhen.

Nuk bëhen?

Të hapin krahun frikacakët!

Artan Fuga December 20, 2015 20:21
Komento

8 Komente

  1. Kris 1 December 20, 23:30

    Funksionimi i burses do te ndikoje dhe ne goditjen e monopoleve ndersa hapja e bankes shteterore te emigracionit do te sjelle kapitale per investime te rendesishme.
    Po halli eshte se po u morrem me ekonomine kush do te shesi pikturat?

    Reply to this comment
  2. Pellumb Zaimi December 21, 00:09

    Nuk jane ide pa vlera.Disa me duken shume domethenese. Mirpo cdo gje calon ne nje pike:- Pushtetaret tane nuk jane patriote qe ti perkushtohen vendit te tyre ? Kjo eshte pengesa me serioze per sendertimin e ketyre ideve dhe te mjaft ideve te tjera qe kane specialistet shqiptare te te gjitha fushave.Ketu nuk pyetet askush sepse te gjitha i di pushtetari Karabush ? Tung !

    Reply to this comment
  3. dfg December 21, 00:39

    Mbi te gjitha dhe me urgjente eshte…..ZHDUKJA ME LIGJ E MONOPOLEVE,qe sot hapur dhe fshehur po kalbezon ekonomine!
    As Edi Rama nuk po i zhduk MONOPOLET!
    Si duket ka marre pjesen e vet edhe ai,prandaj HESHT!

    Reply to this comment
  4. Nje vajze e pa bere akoma grua , italiane December 21, 00:51

    Po mire more njeri kush do t’i beje dhe vere ne jete te gjitha keti “ide gjeniale” ? Po sikur mos te doje ceveriu i PS-se dhe po keshtu ceveriu i PD-se , kush do t’i beje keto ?

    Edhe ceveriu i PS-se dhe ceveriu i PD-se , duan te vene doren ne zemer , dhe te kerkojne falje dhe te fillojne ndryshimin ! Por cfare t’i besh qe nuk kane zemer ? Ku ta vene doren …? Ne plage e kane vene deri tani …..!

    Reply to this comment
  5. albani December 21, 00:55

    Sa ishte Saliu ne pushtet, ketij nuk ia mbante bytha te thoshte ndonje fjale kunder qeverisjes se Sali Vicidolit, pa lere pastaj ta ktitikonte sic bene tani.

    Dhe e dini se si e mbyll shkrimin ky filozofi disident kur eshte ne pushtet PS, ja keshtu: Frikacaket te hapin krahun! Por nuk e ka per vete, e ka per frikacaket e tjere!

    Gezuar Krishlindjet dhe Vitin e Ri ore filozof!

    Reply to this comment
  6. Lleshi December 21, 01:09

    O Tan , Apokalipsi nuk vjen kot ! E therret vete njerezia dhe e kerkon dhe ben yzmetin me ngulm ceveria !

    Reply to this comment
  7. Udhetari i drejte December 21, 11:25

    Konkluzion i madh “apokalipsi”. Si shume larg vajte zoteri. Qe na servir keto 10 pika, mire ben, por ju nuk e dini se ky “apokalispi” juaj nuk mund te mos ndodhe edhe nese zbatohen pikat e thena, sepse ka aq shume pika sa ju nuk i merrni me mend. Per mua pika e pare do te ishte qe ne drejtmin e shtetit te kishte njerez te ditur, te ndergjegjeshem, te pergjegjshem, me horizont, me largpamesi, me interesa vetiake te pranueshme (te nivelit me mesataren e shoqerise qe drejtojne). Te mos futen ne politike per te xhvatur; per tu pasuruar vete ata dhe farefisi i tyre; qe bankieret te cilet vjedhin parate e besuara nga popullit, te denohen dhe te jo te ftohen neper ballo deri edhe presidenciale; femijet, niperit dhe mbesat e politikaneve te mos shetisin me arme ne brez dhe te mos vrasin ne mes te rruges, te mos fitojne tenderat si privilegj qe jane bijte e deputeteve, kryetareve partiake, apo bashkiake; te mos “vjedhin”, te mos rrembejne hekatare te tera tokash, ne bregdet apo kudo; te mos “udhetoje” paraja e krijuar nga vjedhjet, korrupsioni, mashtrimet e tjera jashte vendit; te aplikohen interesa bankare per dhenie kredish dhe per depozitimet me kritere te shendosha dhe jo me diferenca te medha mes tyre; kredite te jepen me baza te sigurta per kolateralin dhe krijim ne besimin per kthimin ne afat te tyre prej kredimarresave dhe jo te jepen kredite ne favor te “bijeve dhe eterve” me paramendim qe neser te crregjistrohen nga evidenca aktive e vjeljes se tyre, duke u rregjistruar jashte bilanceve kontabile dhe financiare te bankave. Falimentet e shoqerive aksionere, ne te gjitha fushat kur ndodhin tu kerkohet kundravlefta e demeve qe i shkaktohen klientave dhe jo te kalohen ne heshtje miliona euro me aresyetimin e falimentit, psh si ilustrim le te merret rasti i falimentit te shoqerise “Belerit”, bejlerit, thuajeni si te doni, qe megjithese e dinte se po falimentonte, vazhdonte shitje biletash me parapagime per muajt e ardheshem; etj etj. Perfundimisht per te mos u zgjatur, “Apokalipsi” juaj ndalet vetem po u shpetua shoqeria nga kanceri qe ka mberthyer vite e vite politiken shqiptare. Udhetari drejte Tung
    21/12/2015

    Reply to this comment
  8. HELEN WILSON August 18, 20:57

    Përshëndetje,
    A jeni poshtë financiarisht? A keni nevojë për një hua të menjëhershme për të paguar borxhin tuaj ose keni nevojë për një hua për të rregulluar biznesin tuaj? A keni nevojë për një hua konsolidimi apo një hipotekë? A jeni refuzuar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? Kërkoni më shumë sepse znj. HELEN WILSON një huadhënës privat i kredisë është këtu për të vënë buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe t’i bëni të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës !! Ne u japim hua kompanive, subjekteve private dhe individëve me interes të ulët dhe norma të përballueshme prej 2%. Ju mund të na kontaktoni me e-mail përmes: ([email protected])
    Faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*