Dhjetë të rinj, fitues të projekteve, Klosi: Na duhen idetë tuaja

July 27, 2016 16:45

Dhjetë të rinj, fitues të projekteve, Klosi: Na duhen idetë tuaja

Dhjetë të rinj nga e gjithë Shqipëria, më së shumti banorë të fshatrave dhe periferive të qyteteteve,u shpallën sot fitues të 10 granteve te vogla për projekte zhvillimi në zonat e tyre.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi, drejtori kombëtar i World Vision, Toni Gogu dhe drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, Ina Avllaj morën pjesë në aktivitet.

“Idetë tuaja janë shumë të pastra sepse vijnë pikërisht nga zonat ku ju jetoni. Kemi nevojë për këto ide që të mund të ngremë rrjete të mirëfillta, bashkë me donatorë dhe partnerë të tjerë. Në këtë mënyrë, të gjithë së bashku mund ta bëjmë më të mirë jetën e të rinjve në Shqipëri”, tha në takim ministri Klosi, duke i informuar që ministria po përgatit një skemë të financimit të ndërmarrjeve sociale nga të rinjtë.

“Falë fuqisë së ideve tuaja, e pamë Shqipërinë ndryshe, më të bukur. Ju jeni nga ata të rinj që punojnë çdo ditë që gjërat të përmirësohen. E dimë që pas secilit prej jush, qendron një komunitet i tërë pasi punojmë çdo ditë me ta dhe me ju. Jemi shumë krenarë për gjithë këtë fuqi pozitive që shohim përditë”, tha Toni Gogu, drejtori kombëtar i World Vision.

Idetë fituese nisin nga rregullime qendrash ditore ku të moshuarit apo të rinjtë e fshatrave dhe qyteteve të vogla të kalojnë kohën në mënyrë argëtuese (Dibër, Librazhd), shkolla verore për fëmijët romë, kampe verore falas për fëmijë në nevojë në fshatra, promovimi i kulturës përmes mbrëmjeve poetike nëpër fshatra të njohur për kulturën e tyre (Korçë) etj.

Dhjetë idetë fituese nga 55 të rinj që aplikuando të nisin zbatimin e tyre ne javët e para të muajit shtator.

July 27, 2016 16:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*