Dinamikat e çifteve në 10 vitet e para të martesës

October 17, 2019 16:47

Dinamikat e çifteve në 10 vitet e para të martesës

Një bisedë me psikologen Greta Hysi, e cila ka kryer një studim për dhjetë vitet e para të martesës. Çfarë ndodh në marrëdhëniet në çift në dekadën e parë kur ata vendosin të qëndrojnë bashkë. A është e vërtetë kriza e vitit të shtatë dhe pse çiftet po divorcohen më tepër këto kohë. Çfarë vjen pas dhjetë viteve martesë?

 

Entela Resuli

Greta Hysi, psikologe, ka kryer një studim ku ka marrë në analizë dhjetë vitet e para të martesës. Duke konsultuar shumë burime dhe duke kryer intervista në terren ajo ka ka mbrojtur doktoraturën mbi këtë temë ku ka marrë në studim këtë periudhë të jetës në çift.

Hysi ka parë dhe vëzhguar se cilat janë sjelljet në çift në këtë kohë dhe çfarë i shtynë ata t’i japin fund premtimit për të qenë pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keqe.

Marrëdhënia mes dy njerëzve që dashurohen nuk qëndron asnjëherë si në ditët e para, kur fluturat ndihen gjithandej. Dashuria zbehet, pasioni po ashtu, dhe ata në një moment mund të kthehet edhe në njerëz të huaj për njëri-tjetrin.

Në gjykatat e vendit çdo ditë shqyrtohen çështje për zgjidhje martese.

31 mijë e 577 çifte i janë drejtuar gjykatës në katër vite për t’i dhënë fund martesës. Shkaqet kryesore mendohet të jenë dhuna në familje, tradhtitë bashkëshortore dhe  ekonomia

Shifrat mund të shprehin një gjendje të lëkundur të familjeve të reja, të cilat nuk e përballojnë dot bashkëjetesën mes tyre dhe i japin fund lidhjes, që në pjesën më të madhe e kanë pranuar me dëshirë.

Një bisedë në Dita me psikologen Hysi dhe çfarë po ndodh me familjen, pse ka kaq shumë divorce në vendin tonë!

 

-Greta, vitet e fundit ka një rritje të numrit të divorceve në vendin tonë, e vëreni edhe ju këtë fakt?

Martesa është një marrëdhënie komplekse, dinamikat e të cilës ndryshojnë në faza të ndryshme të saj. Martesa kalon nëpër disa faza. Arsyeja pse këto faza janë kaq të rëndësishme dhe përbëjnë pikat e kthesës për familjen, është fakti se ato ndikojnë në ndryshimin e roleve dhe dinamikave të marrëdhënies midis partnerëve. Gjatë këtyre fazave, partnerët përjetojnë disa ndryshime thelbësore në jetën e tyre, të cilat mund të jenë burime që gjenerojnë konflikte në marrëdhënien në çift, konflikte të cilat mund ta çojnë çiftin drejt divorcit.

Në Shqipëri, sipas burimeve të INSTAT, raportohet se nga 22891 martesa të kryera, 3561 prej tyre përfundojnë në divorc. Treguesi i “zgjidhjes së martesës”, pra divorci, për njëqind martesa është rritur nga 9.6 në 15.6. Në Shqipëri evidentohet gjithashtu një rritje e moshës mesatare të martesës prej dy vitesh për të dyja gjinitë, ku mosha mesatare e martesës për femrat është 23.5 vjeç dhe për meshkujt është 29.1 vjeç.

-Shifrat janë alarmante, dhe ky fenomen njeh vetëm rritje, sipas jush cilat janë shkaqet?

Greta Hysi, psikologe

Greta Hysi, psikologe

Viti i parë i martesës është identifikuar si periudha më e vështirë për të përshtatur marrëdhënien me partnerin. Edhe nëse partnerët mund të kenë të njëjtën histori kulturore, ata janë rritur në familje me zakone të ndryshme dhe mund të kenë pritshmëri dhe vlera të ndryshme për marrëdhënien. Këto diferenca mund të jenë edhe më të mprehta nëse partnerët vijnë nga kultura të ndryshme dhe mund të nxisin gjenerimin e konflikteve martesore. Zakonisht, partnerët raportojnë se burimet e konfliktit mund të vijnë nga abuzimi verbal dhe fizik, mënyra jo e përshtatshme e komunikimit midis partnerëve, tipare të personalitetit ose sjellje të caktuara nga ana e partnerit/es. Konflikti që ka të bëjë me tendencën për të treguar fuqinë personale, lidhet ngushtësisht me pakënaqësi nga marrëdhënia martesore, ndërsa konflikti që lidhet me marrëdhëniet jashtëmartesore, abuzimin me alkoolin, drogërat dhe lojërat e fatit lidhet ngushtësisht me divorcin midis partnerëve.

-Ju keni studiuar konfliktet në çift në dekadën e parë të martesës, çfarë keni hasur në studimin tuaj?

Qëllimi i këtij studimi ishte që të shpjegonte efektin që ka mënyra sesi individi i zgjidh konfliktet në çift në incidencën e somatizimeve gjatë dekadës së parë të martesës. Menaxhimi i konfliktit në çiftet e martuara është një angazhim shumë i rëndësishëm për të mbajtur një martesë të shëndetshme. Rezultatet e studimit tregojnë se konflikti ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe emocional tek individët në dekadën e parë të martesës dhe përcakton trajektoren e marrëdhënies në çift. Një rol shumë të rëndësishëm në përballjen me konfliktin në çift luan komunikimi midis partnerëve. Mënyra sesi partnerët komunikojnë me njëri-tjetrin përcakton drejtimin e zgjidhjes së konfliktit. Mënyra e komunikimit mund ta përkeqësojë ose mund ta përmirësojë situatën konfliktuale. Kryesisht, gjatë diskutimit të një situate konfliktuale, problemet dhe pengesat në komunikim, mund të shndërrohen në një çështje më vete për konflikt.

-A është e vërtetë që kriza e parë në çift vjen në vitin e shtatë?

Sipas Kreider & Fields (2001), martesat përfundojnë në divorc në fund të vitit të shtatë ose të tetë dhe kohëzgjatja mesatare e të gjitha martesave që përfundojnë në divorc është tetë vjet. Nëse i referohemi të dhënave të këtij studimi, mund të thuhet se dekada e parë e martesës është periudha kohore ku partnerët vendosin nëse do të pranojnë diferencat dhe limitet e njëri-tjetrit apo do të ndërpresin marrëdhënien. Divorci mund të vijë në faza të mëvonshme të martesës dhe ndarja aktuale reflekton konfliktin që ka filluar në fazat më të hershme të saj.

-Sa shpejt mbaron “mjalti” në një lidhje në çift?

Sipas studimeve që synojnë të masin trajektoret e ndryshimit të cilësisë së marrëdhënies martesore në dhjetë vitet e para të saj, thuhet se rënia e parë në kurbën e marrëdhënies është në vitet e para të martesës, e cila mbështet efektin “e përfundimit të muajit të mjaltit”. Ndërsa rënia tjetër në kurbën e kësaj marrëdhënie, ndodh në vitin e tetë të martesës, rezultat ky që mbështet sërish konceptin e “krizës së vitit të shtatë” të martesës.

-Çfarë vjen pas tij J?

Të gjitha marrëdhëniet e rëndësishme sociale përbëhen nga ndërveprime komplekse të cilat mund të jenë problematike ose mbështetëse. Edhe martesa si një nga marrëdhëniet më të rëndësishme sociale, përmban si konfliktin ashtu edhe mbështetjen, si reciprocitetin ashtu edhe armiqësinë, si kënaqësinë ashtu edhe frustrimin. Të njëjtët faktorë që mbajnë lidhur marrëdhënien midis partnerëve, mund të jenë edhe faktorët më kritikë të mungesës së mirëqenies psikologjike midis tyre. Nëse partnerët ndajnë interesa dhe qëllime të përbashkëta, ruajnë angazhimin dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj gjërave që ata kanë ndërtuar bashkë, atëherë marrëdhënia në çift do të jetë po aq e ëmbël sa edhe muaji i mjaltit.

 – Pse lindin konfliktet e para?

Zakonisht, individët vlerësojnë tre faktorë kryesorë në një marrëdhënie: mbështetjen materiale, mbështetjen sociale dhe emocionale dhe interesat e përbashkëta. Marrëdhëniet sociale, qofshin ato miqësore apo martesore, janë shumë komplekse. Pavarësisht faktit se individët e përfshirë në një marrëdhënie mund të kenë shumë gjëra të përbashkëta, ata mund të ndryshojnë në shumë aspekte nga njëri-tjetri. Konflikti mund të ndodhë kudo dhe kurdo në një marrëdhënie të ngushtë. Afërsia në marrëdhënie dhe konflikti lidhen pozitivisht me njëri-tjetrin. Sa më e afërt të jetë marrëdhënia, aq më shumë mundësi ka që të ndodhin konflikte. Konflikti në një marrëdhënie martesore është një luftë për status dhe autoritet. Konfliktet në çift ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri dhe shumica prej tyre lidhen kryesisht me vështirësi dhe probleme në komunikim. Për këtë arsye, është shumë e vështirë që të përcaktosh se kush e inicioi konfliktin dhe se kush mund të fajësohet për të.

-A ka raste kur nga një situatë banale mund të shkohet në divorc?

Martesa është një marrëdhënie komplekse. Shumica e individëve përmbushin nëpërmjet martesës nevojat e tyre psikologjike, emocionale, materiale dhe seksuale. Jeta martesore është shumë e ndryshme nga të jetuarit vetëm. Në martesë, individi duhet të përmbushë një sërë detyrimesh. Individët e martuar nuk kanë përgjegjësi vetëm për veten e tyre por edhe për partnerin/en, fëmijët, ose persona të tjerë. Tranzicioni nga lidhja në martesë është një sfidë shumë e madhe për të dy partnerët. Në martesë, aktivitetet e kohës së lirë duhet të planifikohen me personin tjetër, ndarja e punëve të shtëpisë nuk mund të jetë spontane, përgatitja e 1095 vakteve në vit me një buxhet të kufizuar përbën me të vërtetë një sfidë të madhe për të dy partnerët. Partnerët presin nga martesa e tyre që t’u ofrojë mbështetje emocionale, dashuri dhe afeksion, siguri dhe stabilitet, miqësi dhe përmbushje seksuale dhe materiale . Nëse këto pritshmëri nuk përmbushen, kjo mund të çojë në zhgënjim shumë të madh midis partnerëve dhe në një arsye legjitime për divorc.

-Mund ta na tregosh shkakun me qesharak të një divorci, nëse ke hasur një të tillë?

Nuk besoj se ka një shkak të vetëm që çon në divorc, apo një ngjarje a situatë të izoluar që mund të shkaktojë divorcin. Besoj se ekzistojnë shumë faktorë, shpeshherë të akumuluar, të thënë e të pathënë, të patrajtuar, që mund të nxisin kalvarin drejt divorcit. Martesa është një ngjarje jetësore shumë e rëndësishme, që shënon pikën e kthesës drejt një stadi të ri zhvillimi ose drejt një cikli të ri jetësor. Kjo fazë e re i vendos të dy partnerët përballë disa kërkesave specifike dhe përballë nevojës për t’u përshtatur dhe për të ndryshuar. Ndonjëherë këto kërkesa mund të jenë të njëjta për të dy partnerët, dhe ndonjëherë mund të jenë shumë specifike dhe të ndryshme. Këto kërkesa specifike dhe nevoja për t’u përshtatur ose ndryshuar, mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në nivelin e kënaqësisë së partnerëve, në cilësinë e marrëdhënies dhe drejtimin që do të marrë martesa e tyre .

October 17, 2019 16:47
Komento

5 Komente

  1. Mjerishte Divorcet pas 10-vjeteve jan te pashmangeshme ne shume raste October 17, 18:38

    Divorci me qesharake ,
    qe kam nigju un ka qen ,kur Burri
    akuzoi Gruan se Flinte pabreke !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    hejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
    cfar po ndodh thashe me vehte ,
    Dhe te them te drejten me erdhi keq shume per
    ate nusen e re dhe e gushellova duke zbritur shkalleve te gjyqit .
    i thash “te lumte p!cka”
    Mos lejo kurr ,te kufizojne kush lirine tende ,

    Reply to this comment
  2. Arben October 19, 12:00

    Pirdh o pirdh

    Reply to this comment
  3. Bobi October 22, 17:54

    mos perputhje karakteri

    Reply to this comment
  4. Ka edhe Nuse te siqerta por dhe te vendosura qe din cfar duan October 24, 15:39

    Cifti ndar e diten e pare .

    1) Burri ,
    mbasi ka kryer maredhenje sexuale .
    Qendron kthyer me kurris nga krevati
    ku Nusja eshte ul,duke veshur me pertes intimet ;

    – “ishe vertet e parezistushme ne krevat” !

    Kompimete .

    [ajo ngre koken e drejton shikimin nga ai .
    Nji buzeqeshje e leht -ironike
    ngjyros fytyren e saj .]

    – Oh ;
    isha un vertet e tille i dashur ?

    Ajo ngrihet nga krevati ashtu vesh ne inntime dhe i ngjitet nga pas .
    Dora e saj ,zgjatet anash ,kembes se tij intim
    dhe i mberthen genitalet .

    Ai qesh i kenaqur dhe hesht plot kenaqsi .

    – Ajo ;
    me vjen mir qe je i kenaqur .
    Duket se ke bo zgjedhjen e duhur .

    – Sigurishte qe po , nusja ime bukur .
    (Ai kthehet ga ajo ,
    dhe e shikon thell ne sy .
    Per nji moment te dy hetojn syte e njeri-tjetrit .
    Heshje por edhe nji far tensioni duket te ket rrethuar tashme ciftine ri :

    (Ai e mbyll syt dhe e puth ne buze .
    Ajo s’ja ndan shikimin gjate puthjes .

    Shkeput buzet dhe e shikon perseri ne sy Nusen :
    Ajo i buzeqesh e emociouar

    Ai ul syt ne toke dhe i ngre atto perseri duke fixuar shikimin e tij me syt e Nuses 🙂

    – Thuam te verteten Nusja ime bukur ;

    E ke ushtruar me pare si Profesion ti sexin ?

    Ajo mer ji pamje serioze /pezmatuse ne fillim ,
    pastaj celet ne fytyre dhe ben disa hapa nga dritarja .
    Eshte mesnate .
    …… leviz pak me dor perdern si per te kerkuar fjalet e duhura diku jashte , ne erresire .

    Ai e ndjek i tesiouar me sy fixuar ne te pasmet e saja sexi .

    Ajo kthehet nga ai , dhe e i thote :

    – Prisje ti vall nji Grua qe s’di cdo te thot “K”. sex ?
    Dhe mbasi yl e hap lehte syt e saj vazhdon .
    Sigurishte qe pa nji eksperiece te tille ,
    s’mundet te isha kaq profesioniste ,
    ta shdroj e disa sekonda karroten tende ,
    ne ate konsistence ,ate butesi si Molebi .

    (Ai degjon ,shikon ate ne fillim ne sy e pastaj ne gjithe pjeset e saj te trupit dhe
    i pavendosur hesht .)

    – Ajo ;
    te gjitha gocat ” e mira “,
    qe te afrojn kenaqsin ne krevat ,kane shkollen e tyre .

    – Ai ngre koken lart por syt fixuar ke ajo, si ata tipat gangsterre,
    qe duan te tregojn se “tashme eshte radha ime” ose ” me erdhe ne dor Zogu” – ,kompetent e pyet :

    Dua te dij te verteten ;

    Ku je Diplomuar ti ?

    – Ajo me nji veshtrim ironik ,
    terheq me thonjt e saj te ngjyrosur nji cigare
    nga Paketa ,
    dhe e fut ne goje .

    – Ai drejton koken .Fut doren ne komodine
    dhe mer cakmakun .
    Ja afron ngadal pa i ndare shikimin e tij hetues Nuses ,
    e cila ben tashme te nejten gje .

    Degjohet shkrepja e cakmakut :
    Fllak
    para cigares qe Nusja mban ne goje .

    Te dy shikoje syt njeri tjetrit pa levizur nga distanca .
    Dora e tij e zgjatur me cakmak ndricon para cigares.
    Ajo i i ka ngulur shikimin syve te dhendrit
    si te mos ket me deshire me e ndez cigaren qe mban ne goje vs flakes qe i ndricon fytyren e saj te bukur .

    Mbas disa sekondash qendruar ashtu ne distance nga flaka ,
    afron ngadale cigaren,si ne kohe Lupe ne Filma
    pa ja ndare syt burrit per asnji sekond .
    Ajo ndizet…
    Mollzat e faqeve shtype ga brenda dhe ajo e thith
    fort ate .
    Nga te dy anet e cigares ,nga goja e saj ,
    leshon/del tym i bardhe .

    – Ajo mer cigaren nga goja dhe i thot:

    Troc – burri im i dashur .
    Un kam studjuar ne “Eskorte” .
    ku kam patur te bej me tipa qe i qendronte gjate
    lart ndryshe nga ty ,
    qe s’te reziston ca sekonda .

    Neser do kerkoj Divorcin .

    Ti , s’meriton nji Nuse si un .

    Ai.i Hutuar nga vedosmeria dhe sinqeriteti i Nuses

    i thot i prekur :

    Jo .
    Te lutem .
    Mos e bej .
    Qedro me mua.

    Ajo eshte larguar disa hapa dhe fillon te vishet .
    Pa ja kthyer syt dhendrit :

    – Un´ s’kam ardhur ktu ,
    me knaq komshite e as shoket e tu .

    Te nesermen ajo s’ishte me aty.

    Ndodh edhe ashtu .
    Divorce interesante !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*