Dhjetëra gra pozojnë nudo në Dubai, Policia i arreston për “Shthurje Publike”

April 5, 2021 19:29

Dhjetëra gra pozojnë nudo në Dubai, Policia i arreston për “Shthurje Publike”

Policia e Dubait ka arrestuar ditën e sotme një grup grash të cilat akuzohen për sjellje të papranueshme në publik pasi ata kanë dalë nudo duke u fotografuar në ballkon.

Në grupin e grave që  janë arrestuar ndodhen ndër të tjera edhe njëmbëdhjetë ukrainase dhe një ruse.

Dënimi që mund të marrin për shthurje publike në bazë të Emirateve të Bashkuara Arabe është gjashtë muaj burg ose 5.000 dirham (981 £).

“Sjellje të tilla të papranueshme nuk pasqyrojnë vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate”, tha një deklaratë policia.

Policia në Dubai paralajmëroi se kushdo që boton material pornografik ose ndonjë material që “mund të paragjykojë moralin publik” përballet me burgim dhe gjobitje.

Çdo person që jeton ose viziton Emiratet e Bashkuara Arabe u nënshtrohet ligjeve të saj: nuk ka përjashtime për turistët.

j.l./ dita

April 5, 2021 19:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim