Dhjetëra migrantë të mbytur pas një drame tjetër në Mesdhe

May 24, 2017 18:12

Dhjetëra migrantë të mbytur pas një drame tjetër në Mesdhe

Disa dhjetëra migrantë u mbytën sot, shumë prej të cilëve të rinj dhe fëmijë, pasi ranë nga një barkë e mbingarkuar në brigjet e Libisë.

Rojat bregdetare italiane, që koordinojnë shpëtimin në këto zona, kanë njoftuar për të paktën 20 trupa, ndërkohë që Chris Catrambone, themeluesi i OJQ-së malteze ”Moas”, i pranishëm në vend, ka njoftuar për 31 të vdekur.

“Pjesa më e madhe ishin fëmijë”, theksoi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter duke publikuar foto të dhjetëra migrantëve që kërkonin ndihmë.

Migrantët ndodheshin në një barkë druri me 500-700 persona në brd rreth 20 milje detare në bregun e Zouara (100 kilometra në perëndim të Tripolit).

Ndërkohë që ekipet e Phoenix, marrë me qera nga një OJQ malteze, filluan ndërhyrjen e tyre dhe shpërndarjen e jelekëve të shpëtimit, një pjesë e madhe prej tyre që ndodheshin në barkë kanë rënë në ujë, ndodhta për shkak të dallgëve.

“Nuk ishte skenë e një filmi horror, është një tragjedi reale që ndodh sot në dyert e Evropës”, theksoi Catrambone, i cili ndodhej në bordin e anijes Phoenix.

Me ndihmën e një anijeje të rojave bregdetare italiane dhe disa anijeve tregtare, forcat e shpëtimit janë përpjekur për të shpëtuar sa më shumë persona.

May 24, 2017 18:12
Komento

2 Komente

  1. Arben May 25, 06:09

    PO KETA MORE, NUK JANE NJEREZ, APO VETEM NE ANGLI JETOJNE NJEREZ.

    JANE TRAGJEDI TE PERDITSHME, TE SHKAKTUARA NGA BOMBAT AMERIKANE E BRITANIKE.

    Reply to this comment
  2. nake pluku May 25, 06:29

    mos harroni si ishim ne pas viteve 90 eshtefatkeqsi qe politikanet e qeveritaret e keqij detyrojn njerzit te bejn venture me jette e tyre sa here kei ikur me skaf dimrit po mleve etje kurse sala likja e edi se kan provuar ndonjeher cdo te thot fukarallek e te shohesh femijen e veten p buk je gati jo vetem anijes por edheme keq respekte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*