Dhjetori i Zi për Shqipërinë

December 5, 2017 13:21

Dhjetori i Zi për Shqipërinë

Ahmet Zogu ishte rekrutuar nga kryeministri Nikolla Pashiç qysh në gusht të vitit 1914 dhe gjatë gjithë kohës kishte dhënë prova reale për të merituar kujdesin e mbretërisë jugosllave

Nga Azis Gjergji, SHBA

Titulli i këtij shkrimi nuk ka lidhje me ndonjë fatkeqësi natyrore, siç ndodhi 50 vjet më parë, kur 177 fshatra të shkatërruar nga tërmeti 6.6 ballë Rihter në Dibër e Librazhd u gjendën në ditët e ftohta të dhjetorit 1967 me 12 vetë të vrarë e 177 të plagosur; nuk ka lidhje as me përmbytjet e mëdha të këtij viti në zonat fushore dhe lumore të Shqipërisë, pasi dëmet dhe pasojat e tërmeteve dhe përmbytjeve janë të riparueshme brenda një kohe të shkurtër.

Titulli ka lidhje me një tërmet ideologjik, politik dhe shoqëror  që shkatërroi regjimin demokratik të Shqipërisë në dhjetorin e vitit 1924. Duke përkujtuar këtë ngjarje të rëndë politike, ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e 70 vjetorit te Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, më 16 qershor 1994, deklaroi:

“Jemi mbledhur këtu sot, nga të katër anët e Shqipërisë, Kosova, viset e tjera shqiptare dhe nga diaspora, për të nderuar së bashku 70 vjetorin e Revolucionit të Qershorit, ngjarjes që hapi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar epokën e ndritur të Demokracisë. Revolucioni u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë, për të siguruar dhe ruajtur fronet e tyre. Revolucioni i Qershorit është dhe do të mbetet njëra nga ngjarjet më rrezatuese për shqiptarët në të gjithë kohërat… Ndaj dhe ngricat e mëdha të Dhjetorit të vitit 1924 “ngrinë” ëndrrën e madhe të Demokracisë shqiptare. Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare.” (Gazeta “RD”, 17 qershor 1994)

Përmbysja e regjimit demokratik të vendosur pas fitores së Revolucionit Demokratik në Shqipëri, më 10 Qershor 1924,  u krye  me forcën e armëve të mijëra mercenarëve serbë, malazez e shqiptarë, të urdhëruar për të sjellë në pushtet kreun e kundër-revolucionit të bejlerëve e agallarëve të Shqipërisë,  Ahmet bej Zogun. Në studimin e tij, “Shqipëria. Ngritja e një monarkie”, botuar në vitin 1929, në Londër, historiani Xhozef Suajër shkruan se “këta mercenarë qenë paguar mirë. Forcat nuk ishin më të mëdha nga ç’duhej për të thyer qëndresën e parashikuar, por ishin të mjaftueshme për të siguruar suksesin.” Për ironi të fatit, një muaj përpara se Ahmet Zogu të ndërmerrte sulmin e tij kundër regjimit demokratik në Shqipëri, Elez Isufi i kishte nisur kryeministrit Fan Noli këtë telegram: “Ju paralajmëroj se Zogu i ka ndezur zjarret gjatë gjithë kufirit dhe po përgatitet të futet në Shqipni. Ju ç’po bani atje nga Tirana? Ta dini se përveç meje, të gjithë bejlerët dhe agallarët e Dibrës japin shenja që tani se do ta përkrahin hyrjen e Zogut në Shqipni.” Në një dokument të legatës italiane në Durrës të datës 16 dhjetor 1924, ndër të tjera thuhej: “Në frontin Kosovë–Lumë, sulmi i parë u bë nga reparte të rregullta serbe, duke përdorur topa, mitraloza dhe bomba. Pasi thyen frontin shqiptar, serbët u tërhoqën, duke ua lënë vendin njerëzve të Zogut…” (Dokumente e materiale historike …, Tiranë, 1959, dok. nr. 201, 203)

Forcat popullore vullnetare të Elez Isufit e nipit të tij Isuf Xhelili nuk lëvizën nga llogoret, por qëndruan deri në fund përkrah ushtrisë e xhandarmërisë kombëtare. Isuf Xhelili është dëshmori i parë në mbrojtje të regjimit demokratik të Shqipërisë, ndërsa komandanti hero,  Elez Isufi, i mbiquajtur nga populli “gjenerali me shajak”, i plagosur rëndë, u detyrua të tërhiqej në Sllovë për të vdekur në shtëpinë e tij, në Lisivalle, më 30 dhjetor 1924. Dëshmitarët e luftës së 17 dhjetorit 1924 në Peshkopi pohojnë se urdhri i Ahmet Zogut kishte qenë i prerë: “Elez Isufi dhe Isuf Xhelili duheshin vrarë me çdo çmim e çdo mënyrë”. Elez Isufi ishte lidhur me organizatën politike e luftarake “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” qysh në themelimin e tij dhe i qëndroi besnik deri në vdekje idealit të lirisë, pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë. Jo rastësisht, në vulën e parë të “Komitetit MKK” ishin gdhendur fjalët: “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës e Dibrës”. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare dhe luftës kundër ushtrive pushtuese të mbretërisë së Serbisë, qeveria e Beogradit e kishte futur në listën e atyre personaliteteve shqiptare që duheshin asgjësuar fizikisht. (Elez Isufi, kreshniku i Dibrës, (Trajtesa e kujtime), Tiranë, 1996, f. 216, 258)

Ashtu siç ka shkruar historiani serb, Dushan T. Batakoviç, në studimin e tij, Ahmed Bey Zogou et la Serbie Une coopération inachevée (1914-1916), www.academia edu. faqe 169-190, Ahmet Zogu ishte rekrutuar nga kryeministri Nikolla Pashiç qysh në gusht të vitit 1914 dhe gjatë gjithë kohës kishte dhënë prova reale për të merituar kujdesin e mbretërisë jugosllave. Në korrik të vitit 1923, Zogu e kishte siguruar kryeministrin Pashiq se në administratën e tij qeveritare nuk kishte asnjë anëtar të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe se “elementët e tjerë turbullues” të arratisur nga Jugosllavia “nuk do të bënin dot fole në Shqipëri”. Në lidhje me pozicionin e tij projugosllav, gazeta “Novosti” e Beogradit, më 15 dhjetor 1923, në artikullin “Çfarë njeriu është kryeministri?”, kishte shkruar: “Ahmet Zogu përzuri Hasan bej Prishtinën, më të madhin armik të Jugosllavisë…, jep lajme të fshehta mbi lëvizjet e kundërshtarëve tanë… Nën qeverisjen e tij, shumë prej armiqve tanë shkuan liksht në Shqipëri”( P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia…, f. 164)

Për shërbimet e kryera, Ahmet Zogu ishte shpërblyer nga qeveria e Mbretërisë së Jugosllavisë me fatura financiare, për të cilat  mbledhësi dhe sistemuesi tyre në Arkivin Historik Ushtarak të Beogradit, Tiço Popoviq, ka dëshmuar: “Vlen të shënohet se prej Kongresit të Lushnjës e sidomos pas vrasjes së Esatit, qeveria e Beogradit ka harxhuar 2.000.000 dinarë për karrierën e Ahmet Zogut, dhe atë vetëm deri në maj 1924” (E. Arifi-bakalli, , Qëndrimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ndaj Revolucionit të Qershorit të Shqipërisë”, botuar në revistën Gjurmime Albanologjike”, nr. X, 1980, f. 177)

Megjithatë, ndihma më e madhe financiare e qeverisë jugosllave për kthimin ne pushtet të Ahmet Zogut u akordua pas nënshkrimit të traktatit famëkeq “Pashiç-Zog”, në muajin gusht 1924. Më 11 tetor 1924 legata shqiptare në Beograd njoftoi MPJ të Shqipërisë me këtë telegram: “Ahmet Zogu ka shumë mjete financiare të vëna në dispozicion nga burimi që kuptohet lehtë”. Se kush ishte “burimi” i parave” e ka rrëfyer njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Ahmet Zogut në atë kohë, Çatin Saraçi: “Për herë të parë,” kujton ai, “mbasi u larguam nga Beogradi për në drejtim të Vjenës, Zogu më dha rreth 200 paund, të gjitha kartëmonedha në dinarë, nga 250.000 paund që ai kishte marrë të thata në dorë nga Pashiqi në Beograd.” (Ç. Saraçi, Zogu i shqiptarëve, f. 65)

Dëshmia e Saraçit mbështetet nga historianët Vladimir Dedijer, i cili thotë se Ahmet Zogu mori nga Nikolla Pashiç, 105 milionë dinarë, si dhe Zhivko Avramovski, i cili flet për 30 mijë napolona flori. Shprehimisht, Dedijeri nënvizon: “Kur në vitin 1924 në Shqipëri u rrëzua nga pushteti qeveria feudale e Ahmet Zogut, pushtetmbajtësit në Beograd e pritën këtë feudal, e armatosën dhe e hodhën me ndihmën e bjellogardistëve të Vrangelit në Shqipëri, duke shpenzuar për këtë aventurë 105 milion dinarë” (V. Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo–shqiptare, 1939–1948, Beograd, Borba, 1949; Zh. Avramovski, Kontribut studimit të historisë së Shqipërisë në periudhën midis dy luftërave botërore, revista “Gjurmime Albanologjike”, nr. 2, Prishtinë, 1968)

Shtylla vertebrore e traktatit të fshehtë prej 16 pikash “Pashiç-Zog” ishte shkrirja e shtetit shqiptar Brenda shtetit jugosllav me anën e “bashkimit personal” dhe qeveria jugosllave do ta trajtonte Ahmet Zogun për tërë jetën si kryetar shteti, duke i çelur menjëherë llogarinë vjetore. Është fakt historik se traktati nuk u realizua, por jo për faj të Ahmet Zogut, i cili i realizoi me korrektësinë më të madhe  detyrimet e tij në bazë të pikave X dhe XII, duke u damkosur si tradhtar i atdheut dhe popullit shqiptar:

Pika X: “Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris që tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit e Kelmendit, që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.” Për realizimin e kësaj pike, Ahmet Zogu, ushtroi forcën e pushtetit të trefishtë të tij: si Kryetar i Republikës, Kryeministër dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe, në kundërshtim flagrant me vendimet e organeve më të larta të Fuqive të Mëdha dhe të Drejtësisë Ndërkombëtare, më 17 korrik 1925, deputetët dhe senatorët e përzgjedhur me dorën e tij, vendosën për  ngritjen e një komisioni të përbashkët shqiptaro-jugosllav, i cili i kërkoi Këshillit të Lidhjes së Kombeve rishikimin e vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të dhjetorit 1922.

Përfundimisht,  sipas Protokollit të caktimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, Firence 26 korrik 1926, Manastiri i Shën Naumit, si dhe kullotat perëndimore të malit të Vermoshit kaluan në pronësi të Jugosllavisë. (Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore, përgatitur nga Arben Puto, vëll. III, Tiranë, 2001, f. 361-383)

Pika XI1: “Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga politika ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të vet. Ajo impenjohet, veç kësaj, që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elementë të tjerë, që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre si kundërshtarë të politikës jugosllave”.

Në zbatim të kësaj pike, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ahmet Zogu, më 9 janar 1925, i dërgoi komandantit të Operacionit Ushtarak të Veriut, Ceno bej Kryeziut urdhrin e prerë: ““Currin, gjallë a vdekur, duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt, duke marrë të gjitha masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet ma!”

Më 17 janar 1925, gazeta “Indipendenca shqiptare” botoi lajmin e marrë nga homologia angleze “Daily Herald”, ku shkruhej se qeveria e re e Ahmet Zogut “ka vendosur të zhdukë të vetquajturin “Komitet i Kosovës”, për të cilin thuhet se është në marrëveshje me Komitetin Maqedonas, kundra të cilit kundërvepron gjithë Serbia.”

Tre  muaj më pas, kolonel Ceno bej Kryeziu i dërgoi Kryetarit të Republikës, Kryeministrit dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Ahmet Zogu, lajmin e shumëpritur: “Mbas një lufte të përgjakshme që është bërë në bjeshkët e Dragobisë, i arratisuri Bajram Curri ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij, i arratisuri Shefqet Draga është zënë i gjallë. Në këtë përpjekje kanë mbetur pesë xhandarë të vrarë e katër të plagosur.

Në vendin që jetonte Bajram Curri janë gjetur dhe shtatëdhjetë armë. Shokët e tij të arratisur janë shpërndarë tepër të dëshpëruar dhe po ndiqen prej fuqisë operative.”(Bajram Curri (Trajtesa e dokumente), Tiranë, 1975, dok. 56, 57, 58)

Të nesërmen, më 1 prill 1925, Ahmet Zogu do t’i dorëzonte kolonel Ceno bej Kryeziut postin e rëndësishëm të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Që “revolucioni i Kosovës të mos përsëritej ma”, Ceno bej Kryeziu do të varte në litar trimin e mençur të kuvendeve të Malësisë së Gjakovës, Hoxhë Zogun e Bytyçit dhe kryetrimat Gjelosh Rama e Tolkuç Rama të Nikaj-Mërturit; do të vriste Asllan Currin e Husli Thaçin dhe do të digjte e shkretonte të gjitha shtëpitë e bajraktarëve që i kishin qëndruar besnikë Bajram Currit dhe idealit të Revolucionit të Kosovës.

Si përfundim, me vrasjet e patriotëve Bajram Curri, Elez Isufi, Zija Dibra etj., praktikisht vatra e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Shkodër u shua për të mos u ndezur më kurrë brenda kufijve të shtetit të cunguar të Shqipërisë. (Gazeta “Liria kombëtare”, Gjenevë (Zvicër), nr. 5, 26 gusht 1925)

Vendimet dhe aktet antikombëtare të Ahmet Zogut u kryen njëkohësisht me përqëndrimin e të gjitha pushteteve të regjimit demokratik në duart e tij, duke aktivizuar njësitë banditeske të armatosura në mënyrë ilegale të krahinave që i kishte nën influencën personale.

Dëshmitari i ngjarjeve, kolonel Faik Quku, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Saint-Cyrit të Francës, dëshmon: “Të gjithë qytetet e Shqipnisë u pushtuen prej forcave civile matjane e dibrane, të kryesueme prej kryetarëve të tyne e të lidhun direkt me Zogun, i cili kishte titullin:

Komandant i Përgjithshëm i Operacionit… Triumfi i Zogut, i quejtun Triumf i Legalitetit, në realitet ka qenë triumfi i të huejit kundër shqiptarit; i elementit antinacionalist kundër elementit nacionalist; i injorancës e reaksionit kundër intelektualizmës e përparimit; i diktaturës kundër demokracisë.” (F. Quku, Qëndresa shqiptare…, vëll. I, Tiranë, 2006,  f. 32)

Me shtypjen e regjimit demokratik në Shqipëri, me baza të hedhuara nga Kongresi Kombëtar i Lushnjës dhe të zhvilluar në katër vitet e jetes parlamentare (1920-1924), Ahmet Zogu nuk u përpoq “për stabilizimin e Shqipërisë”, siç shprehet ndonjë autor i huaj, por stabilizoi veten e vet si Kryetar i Republikës dhe si kryeministër, i cili kishte të drejtën supreme të iniciativës dhe të modifikimit të Kushtetutës dhe ishte i vetmi autoritet që mund të propozonte ligjet që kishin të bënin me buxhetin dhe mënyrën e shpërndarjes së tij.

Si Kryetar i Republikës, Ahmet Zogu kishte të drejtë të kontrollonte Senatin prej 18 anëtarësh, gjashtë prej të cilëve emëroheshin drejtpërdrejt prej tij, ndërkohë që Senati do të kontrollonte çdo procedurë të Asamblesë Kushtetuese.

Kryetari i Republikës kishte të drejtën e vetos së pakufizuar mbi ligjet e ndryshme që miratoheshin dhe ishte i autorizuar të shpërndante Asamblenë e të caktonte zgjedhje të reja në çdo kohë. Kryetari i Republikës  kontrollonte pushtetin gjyqësor, pasi i kishte dhënë vetes atributin e emërimit dhe të pushimit të gjykatësve etj. Kryetari i Republikës  kontrollonte pushtetin gjyqësor, pasi i kishte dhënë vetes atributin e emërimit dhe të pushimit të gjykatësve etj. (B. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, New York, 1984)

Kryetari i Republikës, Ahmet Zogu, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Ministrave kishte të drejtën e zgjidhte dhe kontrollonte kabinetin qeveritar, nëpunësit e lartë, por edhe nivelet e tjera që dëshironte; komandonte forcat e armatosura dhe gëzonte të drejtën e gradimit dhe të zhgradimit të oficerëve të çdo rangu.

Ish-senatori Eqrem bej Vlora dëshmon: “Përpunimi dhe miratimi i Kushtetutës nuk hasi asnjë vështirësi në Asamble: hëpërhë qeveria me kryeministër Ahmet Zogun nuk kishte opozitë. Të gjithë ishin të vetëdijshëm që, tani për tani, ky burrë ishte personi që vendoste në këtë vend… Shqipërisë iu desh të jetojë 15 vjet diktaturë zogiste.” (E. Vlora, Kujtime, f. 532, 540)

Gjatë 15 vjetëve të pushtetit diktatorial, Ahmet Zogu, si në postin e Kryetarit të Republikës dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave, ashtu edhe në fronin e Mbretit të Shqiptarëve, duke nënshkruar Paktin e Parë Italo-Shqiptar (27 nëntor 1926), Paktin e Dytë Italo-Shqiptar (22 nëntor 1927) dhe 17 Marrëveshjet Italo-Shqiptare (19 mars 1936) e dorëzoi plotësisht ekonominë, ushtrinë dhe administratën në duart e Italisë fashiste të Benito Musolinit. Gjatë gjithë kohës, siç shprehet Eqrem bej Vlora, Ahmet Zogu u kujdes “për të sigurusr sa më shpejt paratë”.

Në ditën e mbrame të sundimit të tij, më 7 Prill 1939, “kur u detyrua të ikte nga marshimi i i trupave të Musolinit,” përfundon Vlora, “ai ishte beu i vetëm që largohej nga vendi me bindjen disi ngushëlluese se po merrte me vete një thesar tingëllues prej 250.000 apo 300.000 stërlina ar…” (E. Vlora, Kujtime, f. 458)

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

December 5, 2017 13:21
Komento

29 Komente

  1. 4 dhjetori 1991 =7 prilli 1939 (versioni serbisht) December 5, 13:45

    Besoj se ngjarja me antishqiptare qe nga Pamvaresia eshte 4 dhjetori 1991
    ku u prish qeveria e stabilitetit nga lobet serbo-amerikane dhe greko-amerikane…
    .
    Mendoj se
    1-organizimi agjenturor I 2 prillit 1991.
    2-.prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991
    3-marrja pjese e rajersonovicit..elezbiberovicit dhe ivanovicit ne votimet e 1992 perbejne TREKENDESHIN E BERNUDEE qe e zhduku shtetin shqiptar duke e kthyer

    ne nje hale republike ambasadoriale dhe kombinat hashishi

    eshte nje miljard here meantishqiptare prishja e qeverise stabilitetet nga treshja berish-rajeson-biberaj…se sa gjithe krimet e bera nga gjithe tradhetaret e shqiperise me ne krye zogun e burgajetit..Ishte… eshte dhe do tejete fatekeqsi kombetare qe ne 1991 erdhen nga beogradi me biberoviqet dhe rajersonoviqet kohe ne te cilen Amerika dhe ish Jugosllavia ishin “motra”..Mjaftojne deponimet e Izet Haxhise per te kuptuar sa e thelle ishte lidhja udb-cia (seksioni ballkanit) qe eshte aktive dhe sot
    .

    mendoj se 4 dhjetori 1991 eshte me I rende se 7 prilli 1939…vecse eshte ne versionin serb te serberishes ,rajersonoviqitdhe dhe elezbiberoviqit….lufta kunder kamunizmit vdekur ishte Loja

    Reply to this comment
    • Peza December 5, 19:54

      Mos u merrni me Zogollin serb,por me Sali Berishen UDB-ash dhe te tjeret pas tij,qe i ngriten shtatoren ketij tradhetari ne mes te Tiranes!

      Reply to this comment
  2. dejvid philipserberisha December 5, 14:52

    Nuk e kuptoj ku eshte ndryshimi
    i zogut burgajetit
    me korbin e vicidolit ?
    .
    I vetmi ndryshim eshte se zogu erdhi me ndihmen e ruseve te bardhe plus serbeve..ndersa korbi berishe ershi nga bodrumet e shtepise bardhe me lobin serb-amerikan teper te fuqishem ne 1990-1991..

    zogu vodhi floririn ndersa berisha armatimin qe kapte vlerat mbi 20 miljard dollare….njeri shiti shen naumin kurse tjetri detin jon
    ——————————–

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    .
    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Super-Skandali, një sërb në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Guri Shyti December 5, 16:30

    PARADOKSET E NJË PALO MONUMENTI

    Gjatë vitit 2012, që lamë pas, me rastin e festimeve të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, të gjithë atyre që duan të kenë sy e veshë u bëri përshtypje fakti që, padrejtësisht, u ngrit në qiell ish-mbreti, Ahmet Zogu. Aq shumë u fry figura e tij, saqë gati-gati u bëri hije protagonistëve të vërtetë të Pavarësisë tonë, një pjesë të të cilëve ai i vrau, me ato metodat dredharake që ai (dhe të tjerë pas tij) dinte t’i bënte. Natyrisht, pa dashur t’ia mohojmë të gjitha meritat që pati për ndërtimin e një shteti, ndonëse shumë të varfër dhe të dobët, duhet të pohojmë se çmimi që pagoi populli për atë shtet ishte i lartë. (Edhe pasardhësi i tij në pushtet, Enveri, nuk mund ta mohojë askush që ngriti shtet, por kostoja e tij qe mjaft e lartë, gjë që gjithashtu nuk duhet të lihet pa u përmendur). Gjithsesi, ngritja aq shumë e një palo mbreti që, në çastin më të vështirë të popullit, e la atë në baltë duke u treguar burracak e tradhtar i Atdheut dhe duke u larguar të shpëtonte lëkurën e tij, qe një paradoks, domethënë, një mendim e veprim që bie në kundërshtim me një të vërtetë të njohur historike. Paradoksi tjetër është se, duke shkelur mbi deklaratat dhe veprimet e tij të mëparshme, krejt të kundërta me veprimet e tanishme, kryeministri Berisha, në një kohë krejt të papërshtatshme për vendin, por, në dukje të leverdisshme për të, “nxori nga mënga” “asin” Zog dhe ua serviri shqiptarëve. Kush nuk e di, madje edhe ai vetë, që një hap i tillë, i ndërmarrë prej tij, ishte i pavend dhe i kotë. Në radhë të parë se nuk ishte vendi e koha për të, së dyti se nuk e meritonte dhe së treti, votat që mëton të marrë z. Berisha në zgjedhjet e ardhshme me këtë lëvizje të tij, zor se mund t’i marrë, pasi edhe ata pak ithtarë që i kanë mbetur Zogollit, do të votojnë për z. Ekrem Spahia, pasi edhe ai ka kohë që “po vdes” për një kolltuk deputeti.
    Paradoksi tjetër është se, po Z. Berisha, në atë kohë president i Republikës, nuk e lejoi familjen e pasardhësit të Zogut të zbriste në Rrinas duke e kthyer mbrapsht, si familjen e një tradhtari e satrapi (këto janë, afërsisht, fjalët e tij asokohe). Atëherë, kryeministri i sotëm, lavdëroi dhe ngriti në qiell Fan Nolin, i cili synoi të vendoste njëfarë demokracie perëndimore në një vend që nuk e dinte se çfarë ishte ajo.
    Paradoksi më skandaloz ishte ngritja e atij palo monumenti për ish-mbretin tradhtar. Në radhë të parë sepse, kush shqiptar nuk e di, duke filluan që nga Kosova (me përjashtim të zonjës Jahjaga) dhe deri në Çamëri (me përjashtim të z. Idrizi) se Ahmet Zogolli, jo vetëm nuk bëri gjë për trojet shqiptare që mbetën jashtë kufijve, por erdhi në pushtet pikërisht duke falur (e çuditshme si përsëritet nganjëherë historia) pjesë të trojeve, edhe ashtu të gjymtuara shqiptare, që ishin njohur nga Fuqitë e Mëdha. Ahmet Zogu, jo vetëm që nuk bëri asnjë përçapje për të ngritur çështjen e shqiptarëve autoktonë të Çamërisë, por, përkundrazi, në një intervistë që i ka dhënë një gazetari grek, në v. 1931 (ajo është botuar e plotë kohët e fundit në shtypin shqiptar dhe nuk është përgënjeshtruar nga askush) i ka deklaruar se: “Në Shqipëri ka toka greke siç janë Korça e Gjirokastra, por ato i kanë vendosur Fuqitë e Mëdha”.
    Në një dokument arkivor (fondi Nr. 253 – dosja105, v. 1924) jepet marrëveshja shumë poshtëruese që Zogu nënshkroi me kryeministrin serb të asaj kohe, me kusht që ai ta ndihmonte të vinte në pushtet. Në pikën, 8 ndër të tjera, thuhet se: “Qeveria shqiptare… tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit të Kelmendit…”. Ndërsa në pikën 10 të saj, midis të tjerave, thuhet: ”Qeveria shqiptare mbahet larg nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve…”. Po sipas asaj marrëveshje, A. Zogu shpërndau dhe vrau shumicën e Komitetit që i kishte ngarkuar detyrë vetes të çlironte Kosovën. (Dokumenti i cituar ka 13 pika).
    Gjithsesi monumenti i turpit u ngrit, madje më i madh se i Ismail Qemalit, një tjetër paradoks ky, u ngrit në një rrugë dhe jo larg njërit prej patriotëve më në zë që ka nxjerrë ky vend dhe që u vra nga dora e Zogut, Hasan Prishtinës, edhe ky një paradoks më vete.
    Por le të vijmë tek paradoksi që na shtyu të shkruajmë këto radhë, duke përsëritur gjëra që edhe janë thënë e dihen tashmë. Në qoftë se do ta vërejmë me kujdes monumentin, shpata e ish-mbretit qëndron e varur në krah të djathtë. Zbatuesit e monumentit kanë harruar një detaj “të vogël” që, edhe në qoftë se Zogu do ta ketë “zhveshur” ndonjëherë atë shpatë (gjë që nuk ka ndodhur kurrë), e ka bërë me dorën e djathtë, pra duke e pasur shpatën të varur në krahun e tij të majtë. (Kush do të bindet për vërtetësinë e kësaj le të shikojë se në cilën dorë e mban shpatën Skënderbeu në monumentin e sheshit të tij, apo në cilin krah varet shpata në monumentin e Sulejman Pashës etj.). Edhe sikur palo mbreti të ketë qenë sollak (mëngjërosh), gjë që nuk më rezulton, gjithsesi është e pranuar nga kushdo që shpata, në përgjithësi, nëpër monumente, varet në krahun e majte sepse përdoret me dorën e djathtë. Po si ka ndodhur ky paradoks? Nuk e them me bindje, pasi nuk e njoh skulptorin që ka marrë paratë për atë përmendore, por ka shumë gjasa që autori, duke ia njohur “meritat” Zogut në përdorimin e shpatës, ka dashur të tallet me vetë të zotin e përmendores, ndërsa porositësve, as që u ka shkuar ndër mend dhe as e kanë vënë re një gafë të tillë. Pa folur pastaj për faktin që Ahmet Zogu nuk ka pasur ndonjëherë shpatë, pale pastaj që edhe ta ketë “zhveshur” atë. Ndokush mund të pyesë: Pa dale njëherë, po gjithë ato dekorata të larta që mbulojnë gjoksin e Zogut në cilat “beteja” u fituan? Për ta kuptuar këtë mjafton të sjellim në kujtesë se si e ironizonte populli mbretërinë e Zogut në atë kohë : “Lal Kros, Lal Kros, vet shkruaj vet vulos”.
    Shënim: Është botuar, pak kohë pas ngritjes së monumentit, në gazetën “Dita”, Tiranë dhe në disa gazeta në Kanada, Londër dhe Amerikë.

    Reply to this comment
  4. Patriot Mekembenetok December 5, 17:20

    Xhevdet, e ke mare per detire partie te nxish e damkosesh figuren e Ahmet Zogut?

    Me copra gazetash e sigurims aziz gjergjash mund te njollosesh kedo, fatkeqsisht per ty, edhe shokun Enver Hoxha, si sherbetor i atyre qe e mbanin ne pushtet, duke filluar nga jugosllavet, ruset, kinezet, e deri edhe ditirambat frenge. Na e peshtirose kete gazete.

    Reply to this comment
    • SARACI December 5, 18:17

      zoti PM

      keto qe thote ish miku me i ngushte i AZogut jane funebre…Ahmet zogu eshte me shume se Kriminel eshte MONSTER

      ju kerkoj falje per materialin e gjate….por jane pa mbarim krimet e zoogut

      .Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.
      Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
      Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.
      Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.

      88888888888888888888888888
      Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.
      Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!
      Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.
      Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.
      Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.
      “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

      Reply to this comment
    • mirel December 5, 21:45

      Tradhetar zogist. Pusht i pandreqshem. Plere e perseritshme ne histori, per fatin tend te keq bemat tuaja ekzistojne ne arkivat e botes.
      Edhe pse i dogjet dosjet e sigurimit, me Berishen dhe Gazideden, prape krimet kunder Shqiperise jua ka regjistruar bota.
      Enver Hoxhes nuk i kane asnje akt per dorezimin e Shqiperise te Jugosllavet. Perkundrazi, Enver Hoxha jua mbylli kufirin njehere e mire, dhe tradhetaret i pushkatoi.
      Kane shpetuar ca kurva si puna jote. Po mos u bej merak, do vij prape ora juaj per te marre ate qe ju takon.

      Reply to this comment
    • Anila December 6, 04:06

      Patriot Mekembenebythe, gazetari Azisi Gjergji shkruan mbi baze te dokumentave dhe jo si ta do qejfi ty. Mos u bej merak se edhe shtatorja e tij e ka jeten te shkurter. Tung

      Reply to this comment
    • Al December 8, 04:43

      O Patriot, po lere mor vella Xhevdetin ne pune te tij….
      Ate zanat ka ai, te damkose e te njollose figura te ndryshme kombetare. Edhe kusheririn e tij Mehmet Shehu do ta kishte damkosur, por ka frike nga i biri Bashkimi, te cilin e quan dhe kusheri dhe koleg, medemek qe te dy qenkan njesoj, shkruajne…
      Ky Azizi a paska qene sigurims? Ne fakt artikulli qe ka shkruar eshte i njejte me ata te ZP-se se viteve kulmore te diktatures. Per nga psikologjia e shkrimit, Azizi duket si dibran. Por meqenese eshte zene ne kurth me fjalet e tij e perdredh ne te gjitha anet. Ne fillim thote se Zogu nuk kishte me vete Elez Isufin dhe Isuf Xhelilin, se keta qenkan vrare, por se si e qysh ka ndodhur nuk thote gje. Pastaj thote se Zogu vrau keta e ata, Zija Dibren, pra zogu ishte kunder dibraneve dhe keta ishin kunder Zogut. Me vone shton se Zogu ngriti formacionet e jashteligjshme me matjane e dibrane dhe i dergonte ngado. Ketu del qe dibranet jo vetem qe nuk ishin kunder Zogut dhe as ky i fundit nuk ishte kunder tyre, por ishin njerezit me te afert te Zogut bashke me matjanet. Hajde merre vesh kete fare Azizi.
      Si Azizi, si Xhevdeti.

      Reply to this comment
    • Arber December 9, 13:53

      Per shpifesin qe fshihet pas pseudonimit “Patriot Mekembenetok”. 1. Jane dokumentet qe tregojne se Ahmet Zogu eshte nje njolle e zeze ne Historine e Popullit Shqiptar dhe jo gazetari profesionist Xhevdet Shehu. 2. Aziz Gjergji eshte gazetar dhe historian qe ka realizuar mbi 80 dokumentare historike ne TVSH dhe ka qene anetar i redaksise se Fjalorit Enciklopedik Shqiptar ne tre vellime i Qendres se Enciklopedise prane Akademise se Shkencave (2008-2009) dhe nuk e ka angazhuar kush per te punuar apo bashkepunuar me Sigurimin e Shtetit Shqiptar te cdo kohe, pavaresisht nga respekti per punonjesit e asaj fushe. Ai flet si historian, duke radhitur dokumente per Ahmet Zogun; ti po pate dokumente per Aziz Gjergjin si “sigurims” nxirri dhe mos shpif, sepse tregon qe je nje njeri i dobet ne karakter, qe pandeh se mund te fshihesh pas pseudonimit. Persa i perket Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhes, ata jane dy figura te periudhave te ndryshme historike dhe analiza per njerin nuk ka lidhje fare me tjetrin. Pavaresisht se e fsheh identitetin, dukesh fare qarte qe je nje shpifes injorant..

      Reply to this comment
  5. Ylli December 5, 18:11

    Mashtrues te medhenj keta palacot gazetare te Dites por me vetemashtrues dhe spurdhjak keta komentuesit qe mesimet e marra te Instituti Marksist Leninist i Laprakes.
    Jeni turpi i arsyetimit dhe llogjikes ,jeni skllever te nje monstre komuniste si Enver Hoxha ,nxenes dhe dylber i Titos ,Miladin Popovicit dhe Dushan Mugoshes.
    Ne te vetmin rast qe Shqiperia drejtohej nga emisare te huaj 100 % ishin vitet 44 – 48 ne te cilat serbet benin ligjin kudo dhe ne cdo fushe.
    Ne te vetmin rast qe Shqiperia rrezikohet 100 % nga serbet eshte vendimi i Enver Hoxhes qe Shqiperia te behej Republike e 7 e Jugosllavise.
    Komunistet shqiptare jane turpi i Kombit Shqiptare.Mashtrues ,vrases ,terrorist dhe kriminele.
    Ahmet Zogu kundershtarit te tij politik Fan Noli i caktoi pension mbas kerkeses te ketij te fundit.Enver Hoxha shokun e tij 40 vjet te armeve e vrau ,ja vrau familjen dhe e la pa varr.
    Ahmet Zogu caktoi albanologun kroat Milan Shufllaj te bente kerkime per preardhjen ilire te shqiptareve.I caktoi shifren 5000 mije franga ari.Enver Hoxha deformoi cdo gje historike me qellim shpalljen e vitit 1944 ,Pavaresia e Vertete e Shqiperise !!!!?????
    Sa per Shen Naumin jeni mashtruesa dhe felliqesira.Ahmet Zogu mori disa fshatra shqiptare dhe gjithe luginen qe lidh Korcen me Pogradecin.
    Nuk po e zgjas se debati me komunistet eshte turp ,por kur Ahmet Zogu vetem.18 vjec ne krye te 1000 burrave nisej per ne Vloren e Ismail Qemalit ,i biri i anese Enveri i binte maces me luge.Te vetmi gje qe beri Enveri ishte vendosja me fotoshop e xhaxhait Halilit te foto e Pavaresise.Mashtues Enveti por me mashtrues jeni ju ….pjellat e Enverit.

    Reply to this comment
    • berberi seviljes December 5, 19:46

      O yll

      shaje sa te duash enverin,komunizmin por nje gje te kesh te qarte;

      Ai eshte burri i shtetit i vetem ne bote pe rte gjitha kohrat qe se rruajti per
      ameriken
      angline
      rusine
      gjermanine
      italine
      serbine
      greqine ne kohe te ndryshme..
      .
      Le te kujtojme churchillin qe thoshte se Fituesi nuk gjykohet:

      ja dhe berberet e enverit:

      Plani Truman: Tito-Zogu-Cia për kryengritje në Shqipëri

      Dokumenti që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave me ndermjetsimin amerikan. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

      TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Raporti javor Shtator 1952

      Gjatë muajit shtator, përfaqësuesit britanikë dhe amerikanë në Romë vazhduan bisedimet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me të gjitha fraksionet, si dhe një ri-organizim të Komitetit si dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bëjnë me dije se deri më tani shumë pak progres është arritur në këtë drejtim. Balli Kombëtar refuzon me këmbëngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin që tashmë britanikët duan të mbajnë mbi këtë çështje. Kemi urdhëruar përfaqësuesin tonë që të jetë i kujdesshëm në bisedime, deri sa ne të sqarojmë pozicionin e britanikëve, si dhe të shikojmë se cilët elementë të Komitetit do të përkrahin qëndrimin tonë. Gjatë javës së parë të shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog në Aleksandri. Zogu deklaroi se përfaqësuesit e tij ishin pritur në mënyrë mjaft miqësore nga jugosllavët gjatë takimit në Shkup, në fund të gushtit. Zëdhënësi i jugosllavëve deklaroi se jugosllavët dëshironin të shikonin një rrëzim të regjimit aktual në Shqipëri nga vetë shqiptarët, me në krye Zogun, por në rrethanat e patolerueshme të vendit, jugosllavët do ta rrezonin regjimin vetë nëse Zogu dhe shqiptarët e tjerë nuk i kishin mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Jugosllavët ranë dakord që të dërgonin sa më shpejt përfaqësues direkt për të biseduar me Zogun në çështje të politikave, si dhe detaje operacionale. Jugosllavët gjithashtu deklaruan se nëse Zogu dhe familja e tij dëshironin të largoheshin nga Egjipti, ata do të ishin gjithmonë të mirëpritur në Beograd.

      TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Progres-raporti ditor, e martë, 27 maj 1952

      (Emri i zyrtarit-shënim red.) SE/PC Zëvendësi u nis më 27 maj 1952 për të biseduar me ishmbretin Zog me kërkesën e këtij të fundit, mbi statusin e negociatave aktuale me jugosllavët. Me mbërritjen e ( ) më 30 maj, Zogu pret që të ketë rezultatet e bisedimeve të negociuara në Turqi nga përfaqësuesi i tij, i cili kërkoi bisedimet me Titon në fillim të majit. ( ) Raporton se Komiteti i Shqipërisë së Lirë ka marrë lajm nga një prej dy grupeve që ka dimëruar në Jugosllavi se janë rifutur përsëri në Shqipëri. Komiteti po bën përpjekje për të verifikuar vërtetësinë e këtij lajmi dhe letrës që grupi ka dërguar nga Jugosllavia. Kryetari i grupit ka qenë instruktuar që të komunikojë vetëm nëpërmjet kësaj adrese.

      Dokumentet sekrete të CIA: Bisedat e Zogut me Titon në 1952

      Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it. Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, ky dokument hedh dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot kuptojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish- Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, OPC, informohet mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-konsulli i Mbretërisë në Stamboll, Avni Dërhalla. Nga shqyrtimi i dokumentacioni të Shërbimit Sekret Britanik del se diplomati Dërhalla ka qenë i rekrutuar nga anglezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Duhet theksuar se për një periudhë trevjeçare britanikët e SOE operonin nga Stambolli dhe kishin mundur të rekrutonin një numër shqiptarësh me njohje apo influencë në Shqipëri, për t’i përdorur në lojërat politike ballkanike. Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma lidhje me Shërbimin Britanik edhe pas Lufte, atëherë duhet të supozojmë se edhe britanikët duhet të kenë qenë në dijeni të bisedimeve sekrete Tito-Zog. Megjithatë, surpriza me interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni turko-shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve, me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën e Jugosllavisë edhe në të kaluarën, duke përdorur edhe elementë kosovarë. Megjithatë, edhe pse faktorët politikë të kësaj periudhe ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në fronin shqiptar.Pra i nderuar intelektual Enver Hoxhes i rruajtet trapin sa ishte gjalle.

      Sa me siper gjate rruarjes se boleve te enverit ne 1952:

      Trumani……….. ja shkumonte
      Zogu ……………ja rruante
      Tito……….. ja lyente me parfum

      Reply to this comment
    • Idh, idh, aguridh... December 5, 20:25

      Te kujtuam se c’ishe, po na qellove satrap e kaluar satrapit o idh…

      Me qe enveristet ta paskan gervishtur pak lulken e ballit, bej zamet dhe kape pak si me stil ket “dokumentarin shkencor” ketu posht.

      https://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2012/10/ebookshennaumi2.pdf

      Reply to this comment
  6. bernardin December 5, 19:17

    I perkas asaj kategorie shoqerore qe morem pjese fuqishem per ndyshimin me cdo kusht te sistemit (regjimit) jo vetem ne 1990 por shume me heret.
    .
    Me nje fjale sot themi qe nuk hodhem Enverin per te ngritur nje felliqsire si ahmet zogu

    Pse eshte felliqsire kombetare zogu ?
    ……

    Masakrat makabre te Zogut, nga varjet ne litar tek pjekja në hell e njeriut

    – At’ Benardin Palaj
    në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13
    . shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet- dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë- vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit bashkë me shumë meshtarë u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Çka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia , u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.

    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët –
    Pas sukseseve të para kryengritësit, të cilëve u mungonin armët dhe fishekët, nuk u rezistuan forcave të rregullta të ushtrisë e xhandarmërisë dhe bandave të shumta të mercenarëve civilë që ishin shumë më superiore në numër e në mjete luftarake, prandaj detyrohen të tërhiqen drejt Gurit të Kuq. Forcat zogiste ndërmorën një aksion të shpejtë, të rreptë dhe të efektshëm reprezaljesh, ku terrori i bandave civile të Matit dhe të Lumës,të cilat i kalonin 10 000 vetët(Zef Harapi, Kamiljo Libardi), që u mblodhën menjëherë në Qytetin e Shkodrës dhe të prirë nga Fiqiri Dine vazhduan më pas reprezaljet që ishin të papara dhe të padëgjuara në malësitë e Pukës, Shalës, Shoshit, Nikaj-Mërturit, Pultit, Shllakut e Temalit.

    Në drejtimin e Komandantit të Përgjithshëm Fiqiri Dines, armata e Nënkolonel Xhemal Arianitit filloi kundërgoditjen ofensive ndaj Dukagjinit sipas këtyre drejtimeve
    1- Më 27 nëntor 1926 forcat e Kapiten Preng Previzit u nisën drejt Koplikut për në Theth.
    2-Me 28 nëntor Dukagjini mori ikjen masivisht nga Qafa e Pejës -Shtegu i Dhenve drejt Malit të Zi. Në këtë qafë nga forcat mercenare të Kelmendit u zunë 300 shaljanë, ndër të cilët Avdi Kola(Bajraktari i Gimajve), me gjithë nipat e bajraktarit të Shalës.
    3- Më 29 nëntor 1926 Kapiten Muharrëm Bajraktari, mësyni Qafën e Agrit nga Nikajt dhe Merturi e hyri në Abat të Shalës, gjatë operacionit vriten Prelë Ndoka, Gjelosh Ndoka(dy djemtë e Ndokë Mirashit të Pepajve, Pep Nika –Pepaj- Shosh dhe Stakë Ndoci Dardhë-Shosh.

    4- Po më 29 nëntor nga Guri Kuq dhe Mali i Shoshit Hasan Beg Bushati me një pjesë të forcave të tij, hyri në Shosh dhe me pjesën tjetër hyri në Pult të Dukagjinit u rrethua nga të gjitha anët ndërkohë që kryengritësit kishin marrë arratinë drejt vendeve të padepërtueshme. Komandanti i Operacionit të Shkodrës N/Kolonel Xhemal Arianiti në Shkodër me 11.12.1926 bënte të ditur se “përveç 14 vetave që ishte njoftuar më parë nga kjo komandë ndodhën nën vërejtje 53 komitë prej Shale, Shoshi e Nikaj- Merturi, si dhe 110 vetë të tjerë prej Thethit, të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje. Përveç të naltpërmendurve ndodhën këtu nën vërejtje edhe 129 gra e fëmijë prej Shale, Shoshi e Nikaj –Merturi” (Zef Harapi “Dukagjini, historia dhe etnografia”. Studim i viti 1949, fq 219)

    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty. Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.

    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre çnjerëzor arriti deri aty sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik. ( hell)
    .
    Perfundimisht nuk u cuam ne 1991 te hidhnim enverin qe te vinin ne permendore ahmet zog tradhetarin apo
    azem hajdarin nje demon kriminel ma zi se Zogu kurves

    Reply to this comment
    • alkeu December 8, 05:03

      Keta “kryengritesit” e Dukagjinit cfare kerkonin? Me ke donin te bashkoheshin, pasi te shkeputeshin nga Shqiperia? Ky Bernardin Palaj, kur i ka shkruar keto? Ne kohen e pushtimit italian? Cfare pozite kishte ky Bernardin ne ate kohe, nen Italine?
      Ik ore Bernardin, mos na shit dengla kolaboracionistesh e sevilesh te pushtuesit!

      Reply to this comment
  7. IP December 5, 20:03

    O Ylli, neqoftes te gjitha ato qe di ti per Historine e Shqiperise jane si kjo” Ahmet Zogu me 1000 burra marshoi per ne Vlore per te shpallur Paversine” atehere degjo ketu e meso te verteten, ahmet Zogu nuk ka shkuar ne Vlore, babai I tij po ishte. Te gjitha faktet qe rreshton ndoshta I ke me te degjuar nga te deshtuarit e histories te cilet morren rrugen e gabuar. Te keshilloj te lexosh dokumenta te verifikuara dhe jo llogje injorantesh ne Facebook apo tjeter kund genjeshtrash

    Reply to this comment
    • Ylli December 6, 02:33

      Ahmet Zogu u nis per Vlore dhe jo i ati ,Xheladin Pasha.Eshte po Ahmet Zogu qe si minister i brendeshem drejton qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes per ne Tirane ,se ne Durres ishin italianet.
      Vetem 22 vjec Ahmet Zogu organizon marrjen e Vlores nga italianet .Cakton Qazim Koculin si komandant te forcave shqiptare dhe furnizon me arme vullnetaret e Luftes se Vlores.
      Ne vitet 20 – 24 eshte perballur me disa grushte shteti dhe kryengritje me arme nga kreret lokale te zonave shqiptare ,kryesisht nga Veriu.
      Sot supozojme qe Shqiperia ka probleme dhe perdorim togfjaleshin “ky vend nuk behet”.Por te mendosh Shqiperine e 1920 ,cfare fjalesh mund te perdoresh. ???Anarki dhe katrahure nga brenda dhe jashte.Me trimeri.dhe dredhi apo dhe percarje dhe pagesa ,arriti te bente per here te pare shtet.
      Nje shtet krejtesisht me orientim petendimor.
      Kur flasin komunistet per Ahmet Zogun te vijne zorret ne fyt me paturpesine e mashtimit qe propogandojne.Qe nga Skenderbeu ,e deri.te Rilindasit ,Ismail.Qemali dhe Ahmet Zogu ,shqiptaret kishin gjithmone orientim perendimor.
      Erdhen komunistet dhe i dhane Shqiperise orientim.sllavo-lindor.Dhe keta monstra shajne Ahmet Zogun.
      E perseris qe facebook nuk kam ,por mos shiko shume filma te Kinostudios “Shqiperia Dulliste” se do ti shesesh ndonje italiani breshka si Coli i shkrete.
      Nuk besoj se je e njejta prerje por jepi pergjigje te lutem atyre dy komunisteve aguridha me lart.Sidomos mbro Trumanin qe kishte zili te birin e Anese qe hante byrek me hithra qe ja mblidhte Sulo Gradeci.

      Reply to this comment
  8. Arber I December 5, 20:05

    Duket qe shkrimi i historianit Azis Gjergji eshte shkruar ne pergjigje te intervistes se botuar nga gazeta DITA te Prof. Dr. Bernd Fischer, i cili, duke abuzuar me passaporten e keshtjelles me te madhe te Regjimit Demokratik ne bote, SHBA-ve, ne vend qe te shkruaje libra se si u perndoqen demokratet shqiptare te viteve 1924-1939 nga beu diktator Ahmet Zogu, ben te kunderten: i ngre monument kriminelit, hajdutit dhe tradhtarit te popullit shqiptar, Ahmet Zogu. Historine e nje populli nuk mund ta shkruajne historianet e hua, aq me pak nje Prof. ordiner si Fischer, por do ta shkruajne bijte e popullit shqiptar te shkolluar ne institucionet demokratike te Europes dhe SHBA-ve.

    Reply to this comment
  9. Timonier Edvini December 5, 21:04

    8dhjetori 90tes nje ngjarje zeze ,fatkeqsi per Shqiperine .formohet dega partise demokratike serbe dega Tirane.ku pardesyte bardha nen drejtimin Jago alise ,sali vicidolit e shume spiunve tè beogradit,e athines ,legalizuan te ashtuquajturen demokarci ,alla ameriqi, tè elez biberovicit, tè janullatosit, e te shume shkerdhatave te tjere , qe i kazmen Shqiperise ne favore tè fqinjve.

    Reply to this comment
  10. DG December 5, 21:52

    Te nderuar zogista !
    .
    Ju lutem lexoni deri ne fund me kujdes kete material te botour ne vitet 30′
    .
    Shkurtimisht: Ahmet Zogu urdheron varjen ne litar te Dom Gazulit..dhe mbasi egzekutohet urdheri..pra i ndjeri Gazuli jep shpirt..pas gjysem ore Zogu nxjerr
    dekretin per falje,,,
    .
    dhe kete nuk e ka bere as hitleri as sigurimsat e enverit dhe as miqte e “elezbiberit”…

    Kete e beri Zogu…cfare perversi ishte dje njelloj si shtrigu berishe SOT
    qe me Zogun
    do te vrase 2 zogj…
    .te eklipsoje enver hoxhen
    dhe te reabilitoje veten nga ndeshkimi popullor:

    SI E VARI NE LITAR ZOGU
    PATRIOTIN PRIFT DOM GAZULIN
    DHE SI I FALI JETEN PASI E VARI NE LITAR ME MAGJUP..

    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme: “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë:
    “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ”
    (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmos tjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pa gjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanë eshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944-1946. Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli

    Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta,
    “Ky babën gjaks,
    gjyshin katil,
    stërgjyshin mizuer …
    hasëm të kulturës …”;
    ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar,
    po një interes të ngushtë bejlerësh
    që donin me ruejtë ato previlegje
    që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman,
    kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu,
    nipi i Esat Pashë Toptanit,
    dhandrri i Shefqet Verlacit,
    kunati i Ceno bej Kryeziut,
    një qerthull mehmurësh anadollakë,
    të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.

    Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd.
    .

    Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.
    .
    Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926.

    Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit.
    .
    Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes.
    .
    Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve

    Reply to this comment
  11. ILL , o ILL , O IDH PSE NUK ME PUTH ne bith December 6, 10:46

    iDHi o Pid… haaaaaaaaaaaaaaaaa
    ZOGIST eshte ..
    ja bene shuren çdo dite atje tek monumernti i
    Merhumit mbret .
    Kafene e pi tek tajvani me INTELELEKTUALET
    E INFO – ANALEVE TE DEMOnKRACISE –

    Reply to this comment
  12. Fernard Bisher December 6, 15:11

    Shumë prej krimeve zogolliane që lexova më sipër i ndëgjoj per here te pare dhe jane me te vertete rrenqethese jo vetem kanibalizmi i Zogut por dhe tolerimi qe i kane bere fuqite e huaja ketij Perbindshi njëlloj si dhe për Berishen pas 1991.

    .
    Masakrat e Zogut kundër kryengritjes Fierit në gusht 1935 cuditen botën mbarë..
    .
    Vetëm ditën e parë pasi vuri kontrollin qytetin ai vari ne litar 12 xhandarë pa gjyq pse nuk mbrojten shtetin e Zogut…Më vone arrestoji komplet qytetin e Fierit..po po mos qeshni e futi ne shtet rrethim dhe filloi varjet,torturat dhe keqtrajtimet

    Operacioni i Fierit ka qenë kulmi i sjelljeve shtazore i atyre që qenë ngarkuar me kartë të bardhë të linin kujtimin më të tmerruar të një reagimi personal, i specializuar në krim, kusari e të tjera.

    Shumë gra në lagjet e Fierit dështuan foshnjat nga tmerri. Në përfundim të gjyqit,
    42 veta të dënuar me vdekje
    dhe një mijë me dënime,
    prej burgimit të përjetshëm deri në një vit burg.
    dhe mijra te tjere u ndaluan te largoheshin nga qyteti

    Gjykimi filloi në 14 shtator 1935, ditën e shtunë, dhe vendimi m’u këndua ditën e hënë, më 16 shtator po të atij muaji. Në 17 shtator gjykimet morën fund. Me qenë se të martën bëhet Pazar në Fier, e kishin lënë ekzekutimin tonë ditën e martë, më 24 shtator…

    Popullsia në shumicën dërrmonjëse të qytetit të Fierit ishte kristiane. Nuk e di me siguri, por patjetër prej 85% deri në 90% ishin ortodoks e ndër të dënuarit me vdekje dhe me burgime të përjetshëm, si Spiro Papa, doktor Kostantin Kallojeri e të tjerë, ishin një numër i madh.

    Në atë kohë në shoqërinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë pati radhën si kryetar i asaj Asambleje, ministër i Jashtëm i Rumanisë, i famshmi Titulesku. Ai çeli një diskutim në Lidhjen e Kombeve mbi çështjen e Fierit, mbasi ekzekutimi i njëmbëdhjetë gjindarmëve dhe graduatëve, nga ana tjetër dënimet me vdekje dhe tortura, kishin bërë në bujë shumë të madhe në botën e jashtme në atë kohë.

    Përfaqësonjësi i Shqipërisë në Gjenevë ishte Mehdi Frashëri. Kur u hap seanca e diskutimit në pasdreken e ditës së hënë, 23 shtator, Titulesku iu drejtua përfaqësonjësit të Shqipërisë, duke e pyetur se ç’ngjante në qytetin e Fierit në Shqipëri. Dhe Mehdi Frashëri që kishte porosinë nga Zogu t’i zvogëlonte ngjarjet shqiptare për të mos vënë në dukje mos-kënaqësinë e popullit shqiptar kundra regjimit të tij përpara botës së jashtme, iu përgjigj se një lëvizje lokale e provokuar nga disa elementë të papërgjegjshëm, kishte detyruar qeverinë të ndërhynte për të vënë rregullin.

    Kur Titulesku e pyeti se sa banorë kishte Fieri, Mehdi Frashëri e kuptoi kurthin dhe si atdhetar i kulluar që ishte, nuk hezitoi të hynte në atë kurth me qëllim për të na shpëtuar ne, u përgjigj se Fieri kishte pesë mijë banorë, atëherë Titulesku u çua në këmbë dhe iu drejtua Asamblesë duke thënë:

    –Zotnij përfaqësonjës të gjithë kombeve të botës mbarë… Popullsia e Fierit është pesë mijë banorë, të burgosurit dhe te ndaluarit për lëvizjen lokale të Fierit arrijnë pesë mijë, atëherë regjimi monstruoz i Zogut ka burgosur, veç meshkujve të çdo moshe, por edhe gratë të çdo moshe pa përjashtuar kalamaqët e të dy sekseve. Me një fjalë, ka burgosur krejt popullsinë e Fierit…….
    .
    .
    Nga sa më sipër nuk e kuptoj “butesine” paspjegueshme të ketij populli por dhe tolerimin kriminal qe po i bejnë miqtë tanë Zogut dhe Berishës me këto Bernard Fisherat e tyre.

    Reply to this comment
  13. Plaku Xhuxhumaku December 7, 01:42

    Asgje per t’u cuditur, me vone Enveri u rekrutua prej Titos.

    Reply to this comment
  14. Plaku Xhuxhumaku December 8, 01:06

    Kjo shitja ke jugosllavet ka qene tradite historike e udheheqesve shqiptare, a nuk ia shiti Enveri Titos Shqiperine.

    Reply to this comment
  15. Tradhetar me lapidar December 8, 03:16

    Pse Zogu duhet shpallur ligjerisht tradhetar I kombit ?

    Sepse :

    1 Nuk i shpalli gjendje lufte Italisë, qofte dhe formalisht ne oret e fundit per te shpetuar nderin e tij dhe te kombit
    .
    2-Nuk e ruajti qeverinë shqiptare në mërgim.te pakten ministrat kryesore
    .
    3- Ai i beri presion qeverisë britanike si kusht njohjen paraprakisht të tij si mbret i Shqipërisë pas lufte qe te luftonte fashizmin me Abaz Kupet e tij
    .
    4- Largimi i Zogut si një person i arratisur në mërgim, duke marre gjithe floririn krijoi për Shqipërinë një boshllek ligjor institucional pra shteti shqiptar nuk ekzistonte nga pikëpamja as juridike, as diplomatike një shtet shqiptar i pavarur.
    .
    Prandaj dhe kur Zogu ngordhi në mërgim më 9 prill 1961 ishte krejtësisht i izoluar nga faktorët politikë shqiptarë.dhe te huaj duke u varrosur si nje emigrant ordiner.
    .
    Dhe 100 lapidare ti ngrihen kesaj mostre nga sali mortjet nuk ja heqin dot vulen e tradhetise qe ja vulosi historia

    Reply to this comment
  16. Al December 9, 00:22

    O Xhevdet censura! Nuk ta mban te botosh komentet kritikuese apo kundershtuese. Keshtu mendonte dhe censura paraardhese komuniste, por me ne fund u mposht. Edhe ti do te mposhtesh ne kete censurim.
    Botoji komentet, perndryshe do te thote se ti ke shpallur kapitullimin pa kushte ndaj te vertetes qe permbajne ato komente qe ti i bllokon. Komentet ketu mund t’i bllokosh, por e verteta nuk bllokohet kurre pergjithemone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*