Dhoma Gjermane e Mjekëve: Ministria e Shëndetësisë larg ndërhyrjes tek UMSH-ja

November 4, 2015 09:51

Dhoma Gjermane e Mjekëve: Ministria e Shëndetësisë larg ndërhyrjes tek UMSH-ja

Dhoma Gjermane e Mjekëve ka reaguar në lidhje me problemet e shfaqura për zgjedhjen e kryetarit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Urdhri Gjerman i ka dërguar një letër Presidentit të UMSH-së së Shqipërisë, ku i shpreh mbështetjen ndaj punës, ndërsa shpreh shqetësim për ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne jemi veçanërisht të befasuar kur dëgjuam për përfshirjen e Ministrisë së Shëndetësisë në procesin zgjedhor dhe në procesin gjyqësor të lartpërmendur. Në mënyrë që UMSH-ja të mbetet në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, ajo duhet të ruajë pavarësinë e saj nga çdo ndikim politik”, thuhet në letrën e Prof. Dr Frank Ulrich Montgomery.

Ai shpreh mbështetjen dhe angazhimin ndaj UMSH-së.

“Ne mbështesim plotësisht pavarësinë e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë dhe i kemi bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë për të respektuar sistemin e vetëqeverisjes së mjekeve në vendin tuaj. Ne ju urojmë forcë dhe vendosmëri për sfidat me të cilat po përballet aktualisht organizata juaj dhe ju bëjmë thirrje për të vazhduar avokimin për atë që është në interesin më të mirë të mjekëve dhe pacientëve të tyre”, thuhet në letër. /Dita/

Më poshte deklarata e plotë

I dashur Dr Brahimaj,
Shoqata Mjekësore Gjermane ka pasur kënaqësinë për të punuar ngushtë me organizatën tuaj për shumë vite, si në marrëdhenie dypalëshe dhe në kuadër të simpoziumit tonë vjetor të Dhomave të Mjekëve të Europës Qendrore dhe Lindore (e ashtëquajtur ZEVA). Siç e dini, tipari bazë i sistemit shëndetësor që bashkon organizatat tona dhe shumicën dërmuese të vendeve të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore është futja në sistem e vetëqeverisjes së mjekëve.
Përmes partneritetit tonë të fortë me Urdhërin e Mjekëve të Shqipërisë, ne kemi mësuar në lidhje me rolin e rëndësishëm që organizata juaj luan në profesionin mjekësor të Shqipërisë dhe të besimit në angazhimin e saj për respektimin e ligjeve dhe rregullave tuaja.
Për këtë arsye, ne ishim veçanërisht të befasuar kur dëgjuam për përfshirjen e Ministrisë së Shëndetësisë në procesin zgjedhor dhe në procesin gjyqesor të lartpërmendur. Në mënyrë që UMSH-ja të mbetet në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, ajo duhet te ruajë pavarësinë e saj nga çdo ndikim politik. Kjo është gjithashtu themelore për statusin e UMSH-së si një anëtare përbërëse e organizatave ndërkombëtare ,si Shoqata Botërore Mjekësore. Vetë-qeverisja rrit kompetencën profesionale, integritetin dhe nxit shkëmbimin kolegjial të përvojës dhe ekspertizës. Vetë-rregullimi i efektshëm i profesionit mjekësor është mënyra më e mirë për të siguruar cilësinë e kujdesit dhe të promovojë mirëqenien e tërë popullatës.
Në emër të Shoqatës Mjekësore Gjermane, unë ju siguroj juve për mbështetjen dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj kolegëve Shqiptar të të njëjtit profesion. Ne mbështesim plotësisht pavarësinë e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë dhe i kemi bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë për të respektuar sistemin e vetëqeverisjes së mjekeve në vendin tuaj.
Ne ju urojmë forcë dhe vendosmëri për sfidat me të cilat po përballet aktualisht organizata juaj dhe ju bëjmë thirrje për të vazhduar avokimin për atë që është në interesin më të mirë të mjekëve dhe pacientëve të tyre.
Sinqerisht,
Prof. Dr Frank Ulrich Montgomery
November 4, 2015 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*