Dhuna e opozitës në protestë, policia procedon 10 deputetë (Emrat)

December 19, 2017 12:54

Dhuna e opozitës në protestë, policia procedon 10 deputetë (Emrat)

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:
• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
• E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
• S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.

Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve:

AKUZA: “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’
Flamur Noka
Grida Duma
Edi Paloka

AKUZA: “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik

Monika Kryemadhi
Flamur Noka
Ervin Salianji
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaci
Klevis Balliu
Gent Strazimiri

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore.

December 19, 2017 12:54
Komento

4 Komente

  1. Kaci December 19, 14:09

    Ikni mos na hapni barkun me keto procedimet e deputeteve se jemi ngopur me keto. O merini rasini brenda ose lerini te bejne si te duan.

    Reply to this comment
  2. ETHEM December 19, 14:21

    SHUME DREJT.PO LULI PSE ESHTE HARRUAR APO ESHTE OGIÇI SALIUT.PO SHPIFJET DHE OFENDIMET E SALIUT KUR DO DENOHEN ? SE ESHTE AI KRYESORI I BEMAVE E GJEMAVE NE KETE VEND NE 27 VITE.
    DATA E DJESHME DO TE MBAHET MEND GJAT NGA SHQIPETARET DHE BOTA SE ÇFAR BENE SALIU,LULI,MONA E HULIGANET E ÇAKERDISUR NGA FRIKA E KRIMEVE QE KANE BERE NE VITE

    Reply to this comment
  3. Bushi December 19, 14:44

    Futeni ne burg maskarenjet dhe mos i nxirni.Ata jane kafshe.Dje pd-ke e tregoi vehten se sa frike e ka reformen ne drejtesi.T’u vij turp per skandalin qe bene para parlamentit.Kushtetuta nuk u shkel ASPAK.Kryeprokurorja u zgjodh ne menyre te ligjeshme.Ureime asaj ne detyren qe i ngarkon populli,i cili pret drejtesi.

    Reply to this comment
  4. Rrofte kushtetuta December 19, 17:51

    Sa mire first lady e hetuar per dhune kunder pononjesve te policise se shtetit. E ku egziton nje vend tjeter ne bote si shqiperia!

    Metà te dorehiqet ne te Kinder te bene shkarkimi i ti super kushtetutes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*