Dhuna, FSHF: Komisionet të jenë të rrepta, mos tolerojnë dhunën

May 8, 2016 10:42

Dhuna, FSHF: Komisionet të jenë të rrepta, mos tolerojnë dhunën

Federata Shqiptare e Futbollit dënon dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve në Peshkopi dhe Pogradec dje në Kategorinë e Parë duke kërkuar nga Komisionet që të jenë sa të rrepta dhe të mos tolerojnë që të prishet imazhi i futbollit nga ngjarje të tilla.

Qeveria e futbollit shqiptar shprehet se është e ndjeshme ndaj ngjarjeve të tilla dhe se është shqetësuar seriozisht.

“Dhuna e shfaqur në përfundimin e dy ndeshjeve të rëndësishme dhe deçizive të Kategorisë së Parë, Korabi-Kastrioti zhvilluar në Peshkopi dhe Pogradeci-Luftëtari në Pogradec, ka shqetësuar seriozisht institucionin e futbollit shqiptar, i cili kërkon të ndajë këtë shqetësim edhe me opinionin publik. FSHF, e ndjeshme ndaj akteve të tilla, dënon ashpër dhunën e ushtruar pas përfundimit të dy ndeshjeve të rëndësishme, si të grupit A ashtu edhe të grupit B, të Kategorisë së Parë të luajtura sot pasdite.

Federata Shqiptare e Futbollit, dënon dhunën e ushtruar dhe kërkon sa më shumë qetësi dhe gjakftohtësi, në këto momente të rëndësishme të garës.

Ajo kërkon nga Komisionet përkatëse që të jenë, sa më të rrepta në zbatimin e rregulloreve, duke mos toleruar askënd, që prishë imazhin e lojës dhe frymën “Fair Play”.

Në fund të reagimi FSHF ju bën thirrje klubeve dhe tifozerive, që të distancohen nga akte të tilla të dhunshme.

“Për më tepër, kur bëhet fjalë për skuadra, që tentojnë të bëhen pjesë e futbollit elitar shqiptar”mbyllet reagimi i FSHF, që do të pasohet nga vendimet e Komisionit të Disiplinës në mesjavë që pritet që të jenë të ashpra, por problemi i vjetër dhe i trashëguar kërkon një zgjidhje afatgjatë, pasi nuk qëndron te reagimi i momentit me ndëshkimet, por parandalimi.

May 8, 2016 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*