Dhuna ndaj deputetit, Patozi thirrje Bashës: Qetësoji “trimat” o i vetëngrirë!

July 9, 2017 17:59

Dhuna ndaj deputetit, Patozi thirrje Bashës: Qetësoji “trimat” o i vetëngrirë!

Astrit Patozi ka reaguar pas incidentit në Burrel ku deputeti i PD, Bedri Hoxha u qëllua me grusht nga një person pak para takimit të Bashës.

Postimi i Patozit:
QETËSOJI “TRIMAT” O I VETËNGRIRË!
Kolegun Bedri Hoxha e qëlluan dje pak përpara takimit të Lulzim Bashës në Burrel.

Nuk dua të merrem me autorin dhe as me arsyet e tij, por më bën përshtypje cinizmi i kryetarit të vetëngrire, i cili po kërkon një mandat te ri, pasi na coi në greminë elektorale.

Ai nuk ka thene ende asnje fjale per incidentin e rende, por eshte mjaftuar me nje thirrje per qetesi gjate takimit, a thua se ishin share dy femije me njeri tjetrin ne oborrin e shkolles.
Bedri Hoxha eshte deputet i Partise Demokratike ne dy legjislatura, por me sa duket per Lulzim Bashen ai eshte nje kundershtar per t’u goditur, per sa kohe nuk gjeti nje minute per ta pyetur se cfare ndodhi.
Kjo e shpjegon me mire ate magjine e nates se listes, kur Lulzim Basha nuk ka qene i motivuar per ata qe do sillte atje, por ka qene i ngazelluar per ata qe do te hiqte. Njeri prej tyre ka qene edhe kolegu Bedri Hoxha.
Por tani qe e keqja u be, pyetja qe te vjen ndermend eshte se si ka mundesi qe ne fushaten tone njemujore nuk patem asnje incident te vetem me socialistet e Edi Rames?

Vertete eshte me i keq Bedriu, se sa ata qe, sipas Lulzim Bashes, na kane vjedhur dhe vlere votat prape me 25 qershor?
Duke shprehur solidaritet te plote me Bedri Hoxhen per agresionin e neveritshem kunder tij, ftoj publikisht Lulzim Bashen te qetesoje “trimat” , qe e kane marre ne mbrojtje, nderkohe qe nuk po e sulmon kush.

Ngjarja e shemtuar e Burrelit eshte nje arsye me shume se perse Lulzim Basha nuk mund te jete me kryetar i Partise Demokratike, sepse ai vecse i demton dhe i ndan demokratet.

July 9, 2017 17:59
Komento

7 Komente

  1. Qimi July 9, 18:52

    Solidarizohem me thirrjen e Astrit Patokut veçese nje verejtje”Ju or mjerane nuk jeni demokrate por anetar te partise demokrafike”ndaj nuk te shkon kur thua “ne demokratet” se qe te jesh demokrat ne radhe te pare duhet te transformohesh te pakten edhe tre breza or katunar i pagedhendur me kok maloku!

    Reply to this comment
  2. Arber July 9, 18:55

    Kenge e pershtatur nga rapsodi dixhital tropojan:

    Sali Berisha e mprehu shpaten edhe i here o per situaten,
    Kjo eshte shpata qe u rrin te qafa gjithe armiqve o qe ka Basha…!

    Reply to this comment
  3. MH July 9, 19:12

    Njashtu sic je i bindur ti per Bashen asht e bindur gjithe shqipetaria qe ai njeri asht nga ma negativi i ngjitur si vemje i dyti mbas Berishes qe ka zan vendin e par e nuk ia leshon askujt.
    Argumentet jane 23 qershor 2013 dhe 25 qershor 2017.Ku sovrani me voten e vet nuk i don ma se ia ka pi qorben demokracise tyre.Por dhe ti ke do te meta se si shume ia ke marr iso ne mbeshtetje te tyre.Ndaj shprsojme tek Selami qe ti ndryshoje rrugen llojit te demokracizezes alla Berisha.

    Reply to this comment
  4. Azemi July 9, 20:17

    Basha nje gje duhet ta dije mire qe dhe nese fiton dhe behet akoma kryetar nuk ka asnje kredibilitet
    Se pari per faktin e marrveshjes me Ramen dhe qe po mbahet sekret ,cfare u tha e cfare u be
    Se dyti per humbjen e thelle te PD ,po ketu nuk eshte vetem ka dhe nja 10 te tjere qe punuan kunder PD e Bashes
    Se treti perçarja e PD eshte faji komplet i Bashes.
    -Beri fushat vetem thua se PD ishte çiflig i tij
    -10 personat qe u hoqen nga lista per deputet gabuan qe reaguan para zgjedhjeve,Duhej te prisnin e pastaj ti kerkonin llogari njeri -tjetrit
    Shkurt mjere PD e mjere ne qe ju bashkangjitem per ideal dhe qe tani po e shqyejne ujqerit qe jane mbledhur aty per fitime e qe mendojne se eshte prone e tyre PD
    Perçarjen e PD nuk e dua por ka ardhur vertet koha per riformimin e saj ,ka ardhur koha qe te mblidhen intelektualet e mirfillte,rinia duhet ta marrin en dore PD
    Figurat e vjetra te PD jane djegur.Nuk kane me vlere

    Fitofte Selami mes te dy te keqijave eshte e keqja me e vogel Selami

    Rama fitoi fal Bashes,me simbole te PD ,ne fushe te PD dhe bashke me Bashen e çuan ne gremine Partin e shpreses dhe te aspiratave te mijea e mijera shqiptareve
    Haram e paçi e kurr nuk do tjua falim kete qe bete

    Reply to this comment
    • spartaku July 10, 13:31

      Azemi! E ke gabim,madje shume gabim kur thua se Rama fitoi fal Bahses dhe simboleve te pd-ke…..Jo more zoteni,Rama fitoi se e do populli.Ai fitoi se po punon per popullin.Por ti dhe disa te tjere si ty qe u jane errur syt nga inati i bini samarit.Rama ka nje vizion te qarte dhe qellime te medha per shqiperine,per te miren e popullit,drejte BE-se.Rama nuk eshte radikal si Basha dhe Berisha qe bejne thirrje per lufte,e heqje zvarre,goditje me grushta,por do qetesi,stabilitet,shtet mireqenie.Kete do t’a beje vetem Rama me partine e tij socialiste.

      Reply to this comment
  5. burrelasi July 9, 22:50

    Zoti Patozi, a e keni menduar se mund ta pesoni si Olldashi edhe ju?

    Reply to this comment
  6. fteri July 10, 04:14

    PD-ja e S.SHpellarit me dhunë e ka filluar me dhunë do shuhet !……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*