Dhuna ndaj grave? Fenomen në rritje. Në 2017 mbi 4500 denoncime

March 5, 2018 17:27

Dhuna ndaj grave? Fenomen në rritje. Në 2017 mbi 4500 denoncime

Në një vit 4500 gra denoncuan dhunë dhe krim në familje. Të dhënat tregojnë rritjen e fenomenit të dhunës, por në anën tjetër edhe besueshmërinë institucionale për sa i takon denoncimeve. Situata bëri që ekspertët të përmirësojnë ligjin ekzistues për parandalimin e dhunës, kur urdhri i mbrojtjes së nënës do t’i kalojë automatikisht fëmijës.

Gjatë vitit 2017, në polici, rreth  4500 gra denoncuan raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Krahasuar me vitin paraardhës, 2016, numri i denoncimeve është rritur me 380 raste. Të dhënat tregojnë fenomenin që është gjithnjë e në rritje, por edhe ndërgjegjësimin dhe besueshmërinë institucionale.

Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ndryshimet ligjore për parandalimin e dhunës bën që urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes të kalojë automatikisht nga nëna e dhunuar tek fëmija.

Ne propozojmë që urdhëri i mbrojtjes për nënën automatikisht të parashikojë urdhërin e mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë”- pohoi Manastirliu.

Për sa i takon punësimit, gjatë 2017 zyrat e punësimit raportojnë për 23 mijë raste të ndërmjetësuar, dhe punësimin e 5200 rasteve gra të papuna.

Rezultojnë të ndërmjetësuara për punë 23 136 persona nga të cilat 50.5% janë gra dhe vajza duke ulur hendekun gjinor me 2%”- tha ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi iu referua një tjetër statistike.

Rezultati flet vetë që një nga tre biznese të hapura të reja është jo vetëm i themeluar, por edhe i administruar nga një femër. Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka bërë buxhetimin gjinor, me qëllim nxitjen e politikave. Fondi është 15 miliardë lekë ose 90.1 milion USD, ndërsa  përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill shprehën rezervat e tyre në lidhje me mungesën e buxhetit për mbështetjen e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë vendor”- u shpreh Zv/Kryeministrja. e.r./dita

March 5, 2018 17:27
Komento

1 Koment

  1. tomorraku March 5, 21:58

    “…Dhuna ndaj grave…”, eshte vertete dhune? Se me perfitimet qe jepen mbas dhenies te urdherit te mbrojtjes , te gjitha familjet qe kane mungesa strehimi , qe jane ne veshtiresi ekonomike e nuk gjejne pune , sajojne “dhune ndaj gruas apo edhe femijve ” dhe marrin “urdher mbrojtje”, sigurojne strehim dhe pune dhe shtojne ” krimet”ne familje: TopKanali apo Klani e te tjere “stopa ” e “topa” jane gati “ti zbulojne ” e te nxisin pafund kete epidemi qe s’ka te ndalur !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*