Dhuna ndaj kryebashkiakut të Selanikut, reagon edhe Erion Veliaj

May 20, 2018 15:52

Dhuna ndaj kryebashkiakut të Selanikut, reagon edhe Erion Veliaj

 

Incidenti i ndodhur me kryebashkiakun e Selanikut, që u sulmua dhe dhunua gjatë një manifestimi, ka shkaktuar reagime të shumta të klasës politike në Greqi.

Së fundi për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që vlerësoi figurën e Janis Butaris, si forcë të arsyes dhe modernizimit.

“Janis Butaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët dhe kryebashkiakun e Selanikut”, shkruan Veliaj në Twitter.

Kryebashkiaku i Selanikut u sulmua në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

a.s/dita

May 20, 2018 15:52
Komento

1 Koment

  1. Patriot Mekembenetok May 20, 16:06

    Jeni te pa-prekshem, apo jo, shoku Rri-dhindas. Nuk iu eshte lagur bitha. Por nuk ke garanci se eshte e perhershme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*