Dhuna në familje nuk kursen as VIP-at

July 28, 2014 19:11

Dhuna në familje nuk kursen as VIP-at

Duket se dhuna nuk njeh racë, moshë, pozicion social, edukim dhe… nuk pyet as për famën. Po, po, kështu është! Femrat e famshme, të cilat i shohim në ekranin e madh te televizionit, sukseset e të cilave i dëgjojmë çdo ditë dhe që i imagjinojmë gra të pushtetshme, të pasura, të pavarura dhe të lumtura, në mënyrë të habitshme gjithashtu kanë qenë viktimë e dhunës në familje. Sot kemi veçuar 9 raste të të famshmëve që nuk kanë turp ta thonë hapur:  “Edhe unë jam dhunuar”.

rihanna290414

 

 

1. Tina Turner

Këngëtarja pas 16 vjetësh martesë u divorcua nga burri i saj. Tina Turner është shprehur në autobiografinë e saj se ishin 16 vjet të mbushura me keqtrajtime, grushte, abuzim, alkool dhe shumë dhimbje.

2. Whitney Houston

Whitney Houston, këngëtarja e hit-it të famshëm “I will always love you” ka qenë e martuar për disa vite me Bobby Brown. Por kjo rezultoi një martesë me probleme ilegale, konflikte dhe agresione. Më 2006 përfunduan të ndarë.

3. Rihanna

Të shumta ishin sherret mes Chris Brown dhe Rihanna-s dhe gjatë njërit prej tyre këngëtarja përfundoi në një spital të Los Anxheles me buzë të çara (me siguri jo për shkak të puthjeve) dhe të nxira në të gjithë fytyrën.

4. Maddona

Martesa e saj me Sean Penn përfundoi, pasi ajo e akuzoi për keqtrajtim fizik dhe verbal.

5. Halle Berry

Në fillim të viteve ‘90 partneri i Halle Berry keqtrajtonte aktoren pa masë. Që nga ajo kohë aktorja e famshme deklaroi se mund të mos martohet kurrë.

6. Pamela Anderson

Pamela Andersón akuzoi Tommy Lee për abuzim dhe keqtrajtim fizik. Atij iu desh të qëndronte gjashtë muaj në burg për këtë fakt.

7. Chabeli Iglesias

Nuk e dini se kush është ajo? Është motra e këngëtarit spanjoll  Enrique Iglesias. Prej disa vitesh ka denoncuar burrin e saj për agresion verbal dhe fizik përballë fëmijëve të tyre.

8. Denisse Richards

Denisse Richards denoncoi ish-burrin e saj, Charlie Sheen për keqtrajtim familjar. Ai u arrestua për këtë më 2009.

9. Shakira

Më 1997 Shakira pati një lidhje me aktorin e telenovelave Osvaldo Ríos. Thuhet se ai ishte shumë xheloz dhe obsesiv, aq sa u përpoq ta largonte nga prindërit e saj. Një gazetar kolumbian pohoi se këngëtarja e kishte denoncuar Rios për “keqtrajtim”. Fatmirësisht ajo lidhje përfundoi shumë shpejt.

O.J

 

July 28, 2014 19:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*