Dhuna në Tiranë e Kavajë, policia ka proceduar dhe arreston 8 persona

May 13, 2014 08:21

Dhuna në Tiranë e Kavajë, policia  ka proceduar dhe arreston 8 persona

Tetë persona u proceduan dhe shoqëruan nga policia në Tiranë e Kavajë, pasi ishin përfshirë në disa konflikte, ku për pasojë kanë kanosur dhe goditur disa persona. Kështu, u arrestua në flagrancë shtetasi Misim Meçi, 22 vjeç, banues në Tiranë, si dhe filloi procedimi penal në gjëndje të lirë, ndaj shtetasit Arnold.M, 19 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 11.30, në bulevardin ‘Gjergj Fishta”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta dhe sende forta shtetasin Gentjan.Z, 27 vjeç. Ndërkaq, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve Aleks Mankollari, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Dorian Zena, 25 vjeç, lindur  dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për  “Armëmbajtje pa leje”, sepse në orën 19.50  në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte shtetasin T.K. Nga komisariati nr 2 u arrestua Redion Balla, 19 vjeç, banues në Tirane, sepse rreth orës 22.30,  pranë Stacionit të Trenit ka goditur punonjësin e Policisë Rrugore. Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Çerçis Murati, 30 vjeç, banues në Golem, sepse ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij shtetasia A.M, se ndaj saj është ushtruar dhune fizike dhe psikologjike nga ana e bashkëshortit në mënyrë sistematike. Sakaq, u arrestuan Olgert dhe Elvis Popa, respektivisht 35 e 29 vjeç, banues në Durrës. Tek rreth rrotullimi i fshatit Golem, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta në kokë edhe në trup duke i shkaktuar dëmtime të shumta trupore shtetasve: A.K, E.K, dhe B. O.

 

 

May 13, 2014 08:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*