Dhunimi i biznesmenit, Berisha: E dëboi qeveria, Rama: E dëboi gjyqtarja jote

September 22, 2016 12:27

Dhunimi i biznesmenit, Berisha: E dëboi qeveria, Rama: E dëboi gjyqtarja jote

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një përgjigje ndaj deputetëve të mazhorancës, ka akuzuar qeverinë e kësaj të fundit për dëbimin e biznesmenëve nga vendi, duke iu referuar rastit të kompanisë libaneze “Omnix”.

“Qeverisë i është ankuar konsulli shqiptar në Liban sepse biznesmenin libanez e ka kërcënuar Besnik Sula me jetë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, “ndaj kompanisë “Omnix” ka qenë kryeministri Edi Rama që i anuloi dokumentin”. “Pastaj e rikthyet sepse i morët rryshfet, por i donit rryshfet më të madh, prandaj ai iku”, ka thënë Berisha.

Por kryeministri Rama iu pergjigj duke thene se biznesmenin e ka “rrahur” gjyqtarja e Durrësit, e cila dha një vendim të padrejtë duke i dhënë tokën atij që kosiste barin dhe që më pas nisi konflikti.

Sali koha jote ka vdekur, lëre kohën tënde. Se sa herë merr fjalën do të na çosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua, ato thuaja vetës para pasqyrës, pasi sot para pasqyrës sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti. Ai sipërmarrës që u largua ka ardhur në zyrën time pasi ne kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar nga A tek Zh të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe të tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për problem që ishin thjesht e vetëm të natyrës administrative”­ tha Rama.

September 22, 2016 12:27
Komento

3 Komente

  1. ts September 22, 13:31

    po mir o Edi te paska ardhur ne zyr e paske ndegjuar ter germat e alfabetit qe jan 36 e nuk ishe i zoti te maresh ne mbrojtje kte biznezmen me kaq miliona qe donte te hidhte ne favor te turizmit dhe e le ne dor te banditeve qe hajde mere vesh ku e gjeten kurajon dhe mbeshtetjen per kte veprim makaber ! Kjo gjyqtarja e Sali kriminelit nuk esht as e para e as e fundit e esht mbushur plot Shqiperia qe me vendimet e tyre kan lemerisur nje komb te ter, por ky rast qe te esht trokitur ne der e te paska treguar ,ty z kryeminister, nuk duhej te linte indiferent e ta pesonte kjo viktim ! Kjo tregon sa thell ka hyr degjenerimi e krimi i ksaj cdrejtesie te organizuar e mos bej se nuk di kush fshihet pas ktyre interesave ! Nese ai dinte kaq shum ,ti me siguri di shum me shum se ai e nuk te falet se kjo gje tremb edhe te tjer dhe con uj ne mulli te pirateve ! Akoma nuk jan “zbuluar”vrasesit e gjykatesit ne mes te Vlores diten per diell e si esht e mundur kjo ! Shqiperia esht kthyer ne nje Ferr ku ligjin e bejn banditet e politikes me ndihmen e nje armate te mirorganizuar qe quhet drejtesi ! Nuk ka njerez me te degjeneruar,me te koruptuar ,me kriminel e sadist se gjyqtaret dhe prokuroret qe kan zaptuar kte vend,e vetem pamjen kan njerzore se ndergjegjen nuk e krahason dot as me qenien me te pameshirshme ,me te pangopshme e gjakatare qe mundet te egzistoj ne nje planet ! Biznezmeni hiku e te tjer do ndjekin rugen e tij e ju vazhdoni te na prallisni atje ne bordellon e kuvendit ………..

    Reply to this comment
  2. Z/K September 22, 20:20

    Biznesmenin Zafer Ansar e deboi Argita pjella yte.Deshte 3 miljon euro me firmen e simbiozes tende per ti dhene te drejten e ushtrimit me license ligjore biznesin e z.Zafer Ansar.
    Ti je zgjeba e kesaj toke duhet te disinfektohesh ne turre drushe shkozet.

    Reply to this comment
  3. Adih September 23, 01:37

    ts … pergjigje per ju …Jeni lodhur duke shkruar . Une personalisht ,do i beja nje pyetje te vockel Edi Rames , kush eshte kryeminister sot, e kujt i bie kjo pergjegjesia . Rama harron qe eshte kryeminister, bile ligjerisht kryemin eshte me ligj kryetar i pergjithshem i te gjithe teritorit shqiptar.Jane justifikime te pa pergjegjshme , si ne fillore keto te rames. Ai edhe se eshte nga fundi i amtit vete ,thote prap fain e ka Saliu. Saliu nuk vjen perfundimisht me, ne pushtet.Keto pune jane me te thella edhe as opozita dhe as maxhoranca nuk thote, e nuk e kallxon koken e transparencen e ketij muahabeti , e kjo vjen, se keta te dy ,fut edhe LSI midis, nuk jane kundershtare politike ,por jane ne sy te shqiptareve kllohuna cirgu ,por karshi popullit normale ne intelekt edhe shume te lexueshem..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*