Përdhunohet dhe shantazhohet 13 vjeçari në Tiranë, arrestohen në flagrancë dy të rinj

July 31, 2019 15:24

Përdhunohet dhe shantazhohet 13 vjeçari në Tiranë, arrestohen në flagrancë dy të rinj

Dy të rinj janë arrestuar, pasi kanë abuzuar seksualisht dhe shantazhuar një fëmijë 13  vjeç. Të arrestuarit janë Valter Hysja 21 vjeç dhe Fatmir Haxhia 20 vjeç, ndërsa i treti me identitetin Bledar Matja 45 vjeç është shpallur në kërkim.

Fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte ardhur nga një qytet i Shqipërisë për në Tiranë, për të kaluar disa ditë pushime tek tezja e tij. Por pak ditë më parë, dy të arrestuarit e kanë ftuar në shtëpinë e tyre, duke i premtuar një lojë “videogame”.

Me naivitetin e një fëmije, 13 vjeçari pranon të shkojë në shtëpinë e autorëve të arrestuar. Atje, sipas burimeve të Policisë dhe Prokurorisë ai është abuzuar seksualisht dhe mësohet se të rinjtë i kanë bërë atij edhe një video.

Më pas, çdo ditë e shantazhonin se do e publikonin në rrjetet sociale, nëse nuk u jepte 5 mijë euro. Kjo e ka detyruar fëmijën të pranojë variantin e tyre për të hyrë në shtëpinë e tezes së tij, prej nga kanë marrë shumë sende të çmuara mes të cilave edhe një unazë me diamant.

Në këtë moment, tezja e të abuzuarit bën denoncim në Polici dhe Prokurori. Por, në momentin e kqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se dera e shtëpisë nuk ishte thyer, por hapja ishte bërë me çelës.

Ky ka qenë edhe pika më e rëndësishme, e cila ka zbuluar dy krime. Tezja e 14 vjeçarit që kishte çelësin e shtëpisë ka treguar me detaje tmerrin e përjetuar.

Gjithashtu, policia nuk e pati të vështirë të arrestojë autorët, identifikimi i të cilëve u bë lehtësisht, ndërsa skenaristi i këtij krimi makabër është shpallur në kërkim.

e.t./dita

July 31, 2019 15:24
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 August 5, 12:51

    robt shkërdhejuni këtyre ndyrësirave,por dhe ju të redaksisë jeni për të qarë hallin me këtë mënyrë të të shkruarit!!
    “një unazë diamante.”
    “Sepse tezja e 14 vjeçarit që kishte çelësin e shtëpisë ka treguar në detaje tmerrin e përjetuar.”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim