Dhunohet kambisti në Peqin, grabitësit me maska ia marrin të gjitha paratë
Nga Arkiva
Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një banesë në Peqin dhe kanë grabitur me dhunë paratë dhe valutën që kishte çifti i bashkëshortëve.
Kryefamiljari i dhunuar dhe i grabitur është një kambist i njohur i qytetit të Peqinit me inicialet L.T, shkruan Ballkan Web.
Ai ka qenë në gjumë sëbashku me bashkëshorten, kur grabitësit janë futur në banesë.
Çifti është kërcënuar me jetë nga tre persona të armatosur, dy prej të cilëve me kallashnikov dhe njëri me pistoletë.
Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur t’u marrin të gjitha paratë dhe valutën që kishte në shtëpi kambisti.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje çiftin në fjalë.
Ndërkaq, zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj rreth kësaj ngjarjeje që ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:30 të kësaj të diele, në afërsi të spitalit bashkiak të Peqinit.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento