Rrihet mjeku i urgjencës, Manastirliu: Ndryshime në Kodin Penal

February 11, 2019 11:06

Rrihet mjeku i urgjencës, Manastirliu: Ndryshime në Kodin Penal

Një mjek roje në Urgjencën e Spitalit Infektiv është dhunuar ditën e djeshme nga familjarët të një pacienti.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke thënë se dënon çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor përgjatë detyrës dhe kërkon ndihmë nga autoritetet.

“Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës”- thuhet ndër të tjera në reagimin e QSUT.

Po ashtu, ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se  ky është një akt barbar dhe se autori duhet të bëhet shembull i ndëshkimit.

Ministrja thekson se, ka propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

Pjesë nga reagimi i Manastirliut:

“Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët.

Sulme të tilla ndaj mjekëve, infermierëve, apo cilitdo që me vetëmohim dhe sakrificë, punon përditë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve, meritojnë ndëshkimin maksimal që lejon ligji.

Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale”

 

l.h/ dita

February 11, 2019 11:06
Komento

5 Komente

  1. Kokpalari 21 janarit February 11, 12:27

    Zonja Ministre
    Po sikur te propoozoni ndryshime ne Kodin Prnal qe bejne te mundur te ndeshkohen edhe ata qe kane vrare 4 protestues ne Bulevard dhe kane fshire provat dhe nuk kane zbatuar urdhrat e arrestimeve?
    Se ai qe ka dhunuar mjekun e nderuar ndonje cop kaqoli eshte qe nuk ka patur 5 lek per tia dhene atij doktori, po me Doktorin qe na ka sfiduar te gjitheve si shoqeri e qe na ka bere bashkefajtore nga mosndeshkimi, si i behet?
    Apo juve nuk ju plas shume per kete, mjafton te beni politiken e dites?

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku February 11, 15:09

    Jo se dua te justifikoj dhunen e atij katunarit, po shkaku perse e ka sulmuar mjekun a dihet?

    Reply to this comment
    • As shahist, as poet... February 11, 20:55

      Gjithkush qe e ka pare filmin “Mafia me bluza te bardha”, mund ta karte vete me mend shkakun, por kete nuk ka se si ta bejne publik bedelat partiake qe kane zaptuar pothuajse gjithe postet drejtuese.

      Zbardhjen e shkakut duhet ta bejne individe, organizata apo media te pavarura nga kjo mortje politike. Tung nastro.

      Reply to this comment
  3. fteri February 11, 15:12

    Pare e dajak duan mjekët , vetëm nga duart të shikojn të gjithë edhe një çimçakez ato e përlajnë .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*