Dhunoi motrën në ambientet e shkollës, pranga 27 vjeçarit

October 24, 2017 09:37

Dhunoi motrën në ambientet e shkollës, pranga 27 vjeçarit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku një 27 vjeçar ka nxjerrë me dhunë motrën e tij nga ambientet e shkollë së mesme, ku ajo mësonte.

I riu ka rënë në prangat e policisë, dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj 17 vjeçares.

Sipas policisë, i arrestuari në flagrancë është shtetasi Geri Lushaj, banues në Vlorë. “Ky shtetas ditën e djeshme ka shkuar pranë ambienteve të Gjimnazit “Ali Demi” dhe ka marrë me forcë e pa dëshirën e saj, motrën e tij, shtetasen me inicialet  F. L., 17 vjeçe, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj për motive të dobëta”, njofton policia.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky person rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Dhunës në familje”

Materialet në ngarkim të 27 vjeçarit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

October 24, 2017 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*