Dhunonte sistematikisht bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

September 1, 2017 09:33

Dhunonte sistematikisht bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

Një 48-vjeçar në qytetin e Elbasanit është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Agron Tashi, 48 vjeç banues në fshatin Çikallesh

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.T., 37 vjeç.

Gjithashtu ndaj saj, u plotësua dhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/ a i Kodit Penal.

September 1, 2017 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim