Dhurata e Aeroportit për Bashkinë e Tiranës

February 21, 2018 13:27

Dhurata e Aeroportit për Bashkinë e Tiranës

Pas linjës së gjelbër, me autobusë elektrikë, e cila do të funksionojë shumë shpejt brenda qytetit, edhe linja Tiranë-Rinas, për në aeroportin “Nënë Tereza”, do të jetë tërësisht me autobusë elektrikë. Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë të gjelbër, që mbrojnë mjedisin dhe rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit, si dhe iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi ata për përgjegjësinë sociale që treguan, duke kontribuar për një qytet të pastër dhe më të gjelbër.

“Kemi filluar një diskutim me aeroportin e Tiranës, për të pasur një linjë autobusësh elektrikë nga qendra deri në Rinas, e për t’u siguruar që të ulim ndotjen në mjedis. Jemi duke folur edhe me kolegët kinezë; Kina sot është avangardë në prodhimin e autobusëve elektrikë dhe mezi pres që shumë shpejt, brenda këtij viti, për ata që do të udhëtojnë nga Tirana në Rinas të kenë mundësi ta bëjnë këtë duke shkaktuar zero ndotje”, tha Veliaj.

Për dhurimin e dy makinave të pastrimit, kryebashkiaku shtoi: “Na kanë bërë një dhuratë shumë të çmuar, me vlerë monetare të konsiderueshme, sepse kemi dy kamionë teknologjikë që do të ndihmojnë ndërmarrjen tonë të pastrimit të rrisë cilësinë e pastrimit edhe lagjet periferike. Duke shtuar flotën tonë me dy mjete teknologjike, mund të rrisim mbulimin e sipërfaqes në zonat e reja që i janë shtuar Tiranës si “Fresku”, “Astiri”, “Kodra e Diellit” dhe zona të tjera  periferike me rritje të popullsisë dhe rritje të konsumit”.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen që Aeroporti i Tiranës iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë. “Shumë faleminderit për 100 pemët. E vlerësoj jashtë mase që, edhe Aeroporti i Tiranës, i cili ndonëse nuk është fizikisht pjesë e territorit të bashkisë, por që punën më të madhe e ka me Bashkinë e Tiranës, është i pranishëm duke na dhuruar këto pemë për revolucionin e gjelbër që po ndodh në qytetin tonë”, tha Veliaj.

Drejtoresha e Komunikimit e Aeroportit Ndërkombëtarë “Nënë Tereza”, Arlinda Çausholli, e cila ishte e pranishme gjatë aktivitetit, tha se e vlerëson nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit dhe theksoi se është në detyrimin e çdo biznesi që të kontribuojë në përmirësimin e jetës së komunitetit ku kryejnë veprimtarinë e tyre.

l.h/ dita

February 21, 2018 13:27
Komento

4 Komente

  1. Berti February 21, 13:58

    Vjen nga jashte, sa nisesh nga aeroporti per ne tirane shef vete zymtesi, bustin nene tereza ne erresire te plote, prapa bustit vazhdojne kjoskat me llamarine sikur eshte lufte
    Rruga per tirane qe u inagurua nga Rama, eresire , peme te thyera,shtyllat elektrike te rezuara, rruga pa mure anesore me dhjetra hyrje dalje
    Kush i ka keto , bashkia ???

    Reply to this comment
  2. Limda February 21, 14:11

    Sh mir e ka komentusi te rrethrotullimi qe eshte busti i Nene Tetezes nuk ka.fare ndricim
    Po ate mut uren e vores a do rregullojn ndonjehere
    Gjith veriu kalon nga rruga e rinasit

    Reply to this comment
  3. NAFTA E PAKONTROLLUAR February 21, 16:18

    PO NXIN MUSHKERITE E KRYEQYTETIT KU PUNOHET ME DEVOTSHMERI NGA BASHKIA DHE PER PASTRIMIN E MUSHKERISE ME MBJELLJE TE PEMEVE, PASOJA… SEMUNDJET PO VRASIN NJEREZIT, NGA SMOGU I HELMEVE TE NAFTES JASHTE STANDARTIT TE B.E.KETU DUHET TE FILLOJE BETJA PER TIRANEN E PASTER..

    Reply to this comment
  4. Arber I February 22, 03:59

    Bravo, Erion Veliaj! Ne nje takim qe pata me nje ndertues te vjeter dhe te suksesshem me tha:” Cudi, Bashkia e Tiranes me dha lejen e ndertimit pa kerkuar asnje leke nga sekseret si dikur. Per respekt te ndershmerise se tyre, une iu fala nje makine per sherbimet ne komunat malore rrethit te Tiranes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*