“Dhurata nga mamaja dhe vjehrri”, KPK shkarkon gjyqtarin e Korçës

October 8, 2018 10:14

“Dhurata nga mamaja dhe vjehrri”, KPK shkarkon gjyqtarin e Korçës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Korçës, Sotiraq Lubonja.

Komisioni ka vendosur që të mos kalojë gjyqtarin, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Në seancën dëgjimore në datë 3 tetor, gjyqtari deklaroi se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK shprehu rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi sipas komisionit nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Edhe për banesën dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në Vetting.

Sotiraq Lubonja ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa pas shkarkimit nga detyra si gjyqtar ka të drejtë që të apelojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

o.j/dita

October 8, 2018 10:14
Komento

3 Komente

  1. Sokoli October 8, 14:47

    Eh ,or djali I’m ! Pse Nuk u bere gjyqtar ? Po Te ishe bere gjyqtare Edhe mami ene gjyshja
    Te cilat kane punuar ne sisttemin e Envert, e si thone tani Nuk ngopeshin
    Me biuke ,por aman ti do Te ishe tani shume I pasur nga pasuria qe Te la mani e sidomos. Gjyshja .

    Reply to this comment
  2. Arben October 8, 16:31

    Epo duhet tja kishte dhuruar gjyshja nga kursimet e pensionit qe ti quheshin.

    Reply to this comment
  3. Adih October 8, 17:06

    Zoti Rama ,para ca ditesh keni deklatur , do rrisim pensionet ,se jane shume te vogla . Ulini pensionet z Kryeminister , se ketyre pensionisteve u del per te ngrene e per te pire ,plus edhe per dhurata ?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*