Di Caprio do të luajë rolin e Leninit?

January 25, 2016 18:15

Di Caprio do të luajë rolin e Leninit?

Studioja ruse e filmave “Lenfilm” i është përgjigjur deklaratës së aktorit Leonardo Di Caprio, i cili ka shprehur dëshirën të luajë një figurë publike ruse, si për shembull, një film për Vladimir Lenin.

Studioja që ndodhet në Shën Petersburg i ka ofruar Di Caprio-s mundësinë që të luajë rolin e Leninit në një film në lidhje me revolucionin, pasi aktori dha një intervistë ku ai shprehu interesin për portretizimin e Lenin-it, Rasputin-it ose Presidentit rus, Vladimir Putin.

Studioja “Lenfilm” është më e vjetra në Rusi, e cila i ka rrënjët në vitin 1914, kur një komision ushtarak lokal në Shën Petersburg filloi të prodhonte filma.

Të dielën Di Caprio, i cili ka marrë kohët e fundit kandidaturën e tij të gjashtë për “Oskar” për rolin e tij në filmin “The Revenant”, i tha gazetës gjermane “Welt” në Sonntag se ai do të donte të luante rolin e Vladimir Putin-it në një film. Ai u shpreh se roli i Leninit apo Rasputinit është gjithashtu interesant.

January 25, 2016 18:15
Komento

2 Komente

  1. andromeda January 25, 18:58

    Nëse luan Leninin e vërtetë do të mbetet në histori si aktori më i mirë i të gjitha kohëve, por po e luajti Leninin siç e ka menderosur Robert Duval rolin e Stalinit, do e shajnë të gjithë.

    Reply to this comment
  2. temujin January 25, 19:12

    Shkelqyeshem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*