Di Maio: Shqipëria më Europë sesa shumë shtete që e kanë fundosur atë

August 26, 2018 15:54

Di Maio: Shqipëria më Europë sesa shumë shtete që e kanë fundosur atë

 

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të hapur dyert për 20 refugjatët e anijes “Diciotti” e ankoruar pranë brigjeve italiane, zv.kryeministri italian, Luigi Di Maio, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale ka falënderuar Shqipërinë për solidaritetin e shfaqur, duke theksuar se “Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën”.

“Pas katër ditësh arritëm të gjenim solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin e integrimit për t’u bërë pjesë e BE-së.

Por, për mua është shumë më europiane sesa shumë shtete të tjera që e kanë fundosur Europën, duke i dhënë një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Italinë dhe pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.

Italia lejoi sot të zbrisnin në tokë të 150 emigrantët që ndodheshin në një anije shpëtimi Dicciotto, që qëndronte e ankoruar prej pesë ditësh në një port sicilian, duke i dhënë fund kështu vështirësive të emigrantëve dhe përplasjes mes qeverisë italiane dhe partnerëve të saj të BE.

Emigrantët, kryesisht nga Eritrea, ishin bllokuar në portin e Katanias që nga e hëna pasi qeveria refuzonte ti lejonte të dilnin nga barka deri sa shtete të tjera të BE pranuan të marrin disa prej tyre.

Ministri i brendshëm italian, Mateo Salvini ka thënë se Shqipëria ka pranuar të marrë 20 nga emigrantët dhe Irlanda 20-25, ndërsa pjesa tjetër do të strehohet nga kisha katolike italiane pa asnjë kosto për taksapaguesit italianë.

Numri dy i qeverisë italiane falenderoi Shqipërinë për ndihmën.

Salvini, që ka kryesuar një fushatë anti-emigracion që kur qeveria mori detyrën në qershor, po ashtu njoftoi se ishte vënë nën hetim nga një prokuror sicilian për abuzim me detyrën, mbajtje peng dhe arrestim të paligjshëm.

Roma ka refuzuar të bashkëpunojë pavarësisht kritikave nga grupet e djathta dhe opozita, me Salvinin që thotë se ai i konsideron sulmet me të cilat është përballur si një medalje nderi.

E vetmja ndihma nga brenda bllokut mbërriti të shtunën vonë nga Irlanda, që pranoi të merrte 20-25 emigrantë, pas një premtimi të mëparshëm nga Shqipëria për të strehuar 20 prej tyre.

Ministri i jashtëm italian e cilësoi ofertën e Shqipërisë një sinjal të madh solidariteti dhe një miqësi që Italia e vlerëson shumë.

a.s/dita

August 26, 2018 15:54
Komento

7 Komente

  1. Amerikani August 26, 16:14

    Beren shume mire. Me cdo kusht duhet te hapim negociatat.

    Kush friksohet prej emigranteve mos kete merak se askush prej tyre nuk do te ngelet ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. proletar August 26, 16:56

    Quhet Integrim ne gjuhen e Globalizmit [ emigrimi ]
    ose Mikpritje .
    Por ne realitet eshte shperngullje e detyruar e
    qenieve njerzore nga Afrika .

    Shperngulja eshte obkektivi , per te pasur Skllever per ti shfrytezuar me rroga te ulta ,
    dhe Krah pune super te shfrytezuara ,
    duke shantazhuar edhe klasen puntore .

    Lordet e finanzave kerkojne emigrante ,
    Roberit intelektuale dhe gazetaret e Ylberista
    e Glorifikojne emigrimin ,
    dhe mallkojne ata qe jane kundra.

    Reply to this comment
  3. proletar August 26, 16:59

    Obiektivi i mondialisteve
    nuk eshte te Integrojne Emigrantet
    po te disentegrojne Qytetaret .

    Nuk kerkojne te bejne emigrantet si ne
    Por te na bejne ne si EMIGRANTET :
    PA te drejta , dhe me rroga sklleverish .

    Ky eshte funksioni i emigrimit Te masave .

    Reply to this comment
  4. info analitike August 26, 17:40

    Ama fjalet e ketij populistit merrni per baze o shoke te Dites! Qy per vota eshte gati te mohoje neser ate qe thote sot e ju e keni ne refene kete askush qe u gjend rastesisht ne rangjet e larta te politikes e qe nuk di te beje asgje pervecse llafeve pa bereqet.

    Reply to this comment
  5. mateo August 26, 19:38

    Qeveri e Rames,ashtu si edhe e Berishes dje nuk e kane per gje qe per karriget e tyre te shesin edhe baben e tyre e jo me Shqiperine!
    Ne kemi mbushur Europen me refugjate,se ketu ka varferi te madhe,keta pranojne refugjate te tjere!
    Ne shtepine e fukarait vetem ajer ka se per te tjerat nuk jane te tijat!
    Keta refugjate nuk jane nisur per ne Shqiperine troke per vete,por per ne Europen e pasur,atje ku shkojne edhe vete shqiptaret!
    Pranimi i 20 refugjateve eshte nje veprim ogurzi dhe mashtrues qe Rama ben per interesat e integrimit te tij ne Europe e jo per interesat e popullit!
    Nuk e di se si i gjykon keto gjera edhe filozofi i shqyer “alphade”,se mendimi i tij eshte me i vlefshem se kurre sot!
    Me siguri,qe sikur mut t’i jape Rama ketij do t’i duket si hallve!

    Reply to this comment
    • korçari August 27, 10:36

      O Debila po Rama nuk ka nevoje te shkoje ne Europe pasi e ka njohur ate por po punon per vendin e vet per te qene i barabarte me popujt e tjere po ç’ti besh idioteve dhe injoranteve qe shajne çdo gje dhe nuk kane as trurin e pules per te kuptuar keto çeshtje ,hani pershesh me kos dhe mbylleni ate te quajtur goje se n’a prishet humorin qe ne mengjez me budalleqet tuaja.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*