Diagnostikohet me kancer në fyt, ekzekuton për vdekje shokun që i mësoi duhanin

August 30, 2017 10:29

Diagnostikohet me kancer në fyt, ekzekuton për vdekje shokun që i mësoi duhanin

Një burrë indian i diagnostikuar me kancer të fytit dyshohet se ka qëlluar për vdekje kolegun e tij i cili e ‘prezantoi’ me cigaren.

Personat në fjalë, të dy rreth moshës 25 vjeç punonin si kuzhinierë në një restorant në Delhi, pronësi kjo e fundit e kunatit të vrasësit të supozuar sipas Hindistan Times.

Sipas burimeve të policisë vrasësi me emrin Mustakeem Ahmedi vazhdimisht ishte xheloz për kolegun e tij  i njohur me emrin Inayat, për faktin se ishte më i sukseshëm në punë.

“Ndonëse Ahmedi dhe Inayat ishin miq në vendin e punës, Inayat thuhet se ishte më i mirë në punën që bënte dhe njëkohësisht ishte një nga më të preferuarit e pronarit të restorantit”, tha komisariati i policisë, Sibesh Singh.

Mësohet se Ahmed përveçse duhanit dhe puros, konsumonte edhe marijuanë nën ndikimin e Inayat. Z. Singh shprehet: “Me kalimin e kohës, Ahmedi ka mësuar se vuan nga kanceri në fyt dhe Ahmedi ndërkohë ka pohuar se mjeku i ka thënë atij se vuante nga sëmundja në fjalë për shkak të pirjes së duhanit”.

Ahmedi u qëllua dhe hetuesit thanë se ai u kthye në fshatin e tij të lindjes Amroha në Uttar Pradesh, ku bleu një armë dhe disa fishekë.

“Ai praktikonte fillimisht qitjen në fshatin e tij, para se të kthehej në Delhi disa ditë më parë”, tha z. Singh. ”

Ahmedi e ka qëlluar Inayat-in në restorantin ku punonin së bashku.U transportua me shpejtësi për në spital, por ndërroi jetë për të plagëve të shumta. Ahmedi u arratis, por u arrestua nga policia javën e kaluar, gjatë vizitës tek një i afërm i tij për të marrë para borxh.

August 30, 2017 10:29
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 August 30, 11:14

    “Ahmedi u qëllua dhe hetuesit thanë se ai u kthye në fshatin e tij të lindjes Amroha në Uttar Pradesh, ku bleu një armë dhe disa fishekë.”
    ?????????????????????????????????????????
    me siguri që bëni praktikë të shkruani me bythë?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*