Dialog elitar mbi Amerikën dhe rendin botëror
Nga Arkiva
Dr. Jorgji KOTE
Libri i ri «Amerika dhe rendi i sotëm botëror» vjen në kohën, vendin, tematikën dhe autorët e duhur.
Së pari, se sa përmendet rendi botëror, në mendje të vjen menjëherë Amerika me tradita 240-vjeçare demokratike.
Së dyti, për aktualitetin e mprehtë planetar, çka nënvizohet dhe nga Prof. Eva Tafili ( Hyskaj) në Parathënien e saj.
Së treti, më 21 Janar në Shtëpinë e Bardhë do të vijë ekipi i ri presidencial i Joe Bidenit, me shpresa dhe pritshmëri të mëdha për të gjithë; në këtë në 20 vjetor të sulmeve terroriste të 11 Statorit 2001 dhe 10 Vjetorit të shpërthimit dhe dështimit të «Pranverës Arabe».
Së katërti, për sfidat madhore të SHBA-ve dhe rendit ndërkombëtarar 2021, duke filluar me COVID – 19.
Së fundi, ajo që i «ve vulën» cilësisë elitare të veçantë të këtij botimi është emri dhe statura shumëdimensionale e autorëve të tij: Prof. Fatos Tarifa, i doktoruar për filozofi dhe sociologji, për dekada profesor në Tiranë dhe në SHBA, ku ka jetuar mbi 10 vjet; autoritet brilant i sociologjisë sonë me reputacion ndërkombëtar, autor i mbi 50 librave, disa prej të cilëve mbi SHBA-të, BE-në, etj.
Shoku, miku i tij i rinisë dhe koleg i pandarë, Prof. Ksenofon Krisafi, personalitet emblematik i të drejtës ndërkombëtare; ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Profesor te « Luarasi », «UET» dhe aktualisht Dekan i Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin «Mesdhetar». Autor i shumë botimeve në këtë fushë në shtjellimin e aspekteve teorike, me përvojë të pasur në negociata të vështira diplomatike. Publicist i njohur, i shquar për qetësinë olimpike dhe stilin praktik të komunikimit.
Krahas angazhimit social, përparësi tjetër që ua shton të dyve besueshmërinë është dhe veprimtaria intensive diplomatike; Prof.Tarifa, ish Ambasador në Hagë dhe Washington, ndërsa Prof. Krisafi, mbi 10 vjet ekspert dhe drejtor i të Drejtës Ndërkombëtare në MPJ e më tej Ambasador në Misionin tonë pranë OKB-së në Gjenevë. Në vitet 1997 – 2006 m’u dha rasti t’i njoh më nga afër; duke qenë praktikisht zv.Ambasador në Bruksel dhe Berlin patëm bashkëpunim të dobishëm, veçanërisht lidhur me Çështjen e Kosovës, Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore, aderimin në OBT, integrimin në BE dhe antarësimin në NATO, ku metropolet e lartpërmendura kishin rol parësor.
Në respekt të mendimit të lexuesve, një pjesë të madhe të analizave autorët i botuan verën e kaluar në faqet e Gazetës DITA; e cila le ta theksojmë është bërë tribunë e mendimit elitar për çështje thelbësore; kësisoj, duke tatuar dhe pulsin publik, u bënë ndryshimet dhe plotësimet e duhura në libër.
Vlera tjetër e madhe e librit qëndron në faktin se autorët kanë hyrë me guxim dhe vërtetësi «drejt e në thela» pra në doktrinat politike dhe diplomatike të 45 presidentëve amerikanë. Për të kuptuar më lehtë e më mirë politikën e jashtme dhe diplomacinë amerikane ata kanë « skanuar » parimet, vlerat dhe veçoritë e tyre, duke filluar nga Presidenti i parë G. Washington te i 45-ti, D. Trump; ndonëse hera herës këto doktrina kundërshtojnë njera tjetrën për shkak dhe të situatave, sërish ato krijojnë një të tërë e në vazhdimësi. Mbi bazën e nevojave të reja dhe sfidave, ato janë freskuar, përditësuar, pastruar e pasuruar me ide dhe programe të reja, duke i dhënë dinamikën e duhur diplomacisë amerikane. Kështu, më 1912, ish Presidenti Taft zbatoi të ashtuquajturën « Diplomacia e Dollarit » me synim depërtimin e saj në vendet dhe kontinentet e tjera. Por, pasardhësi i tij, Presidenti Wilson e denoncoi atë për shkak të reputacionit të keq si tentativë « për të blerë » rregjimet gjetkë. Në vend të saj, ai zbatoi « Diplomacinë morale ose misionare» që pavaarësisht nga dështimet vazhdon të jetë e vleshme me ndryshimet e rastit dhe sot kur marrëdhëniet ekonomike e tregtare kushtëzohen me zbatimin e shtetit të së drejtës, respektimin e standardeve demokratike, etj.
Ndërkohë, në funksion të temave të lartpërmendura, autorët kanë bërë një përditësim akademik dhe praktik të përkufizimeve klasike të koncepteve dhe dukurive të tilla madhore, si «aktor dhe aleanca gjeo-politike» «leadership global» fuqia një, dy dhe shumëpolare» «eksepsionizmi» amerikan e të tjera ; të ilustruara me shembuj dhe referenca nga marrëdhëniet ndërkombëtare deri në ditët e sotme.
Dhe tani, le të bëjmë një vështrim kalimthi në këtë libër; jo për një analizë klasike, por më tepër si «aperitiv» për «menunë» e pasur me «delikatesat» që ofrojnë doktrinat amerikane mbi rendin botëror.
Me theks veçantë trajtohet periudha 1920 – 1941, kur SHBA-të hoqën dorë përfundimisht nga Izolacionizmi dhe neutraliteti gati 100 vjeçar i Doktrinës së Presidentit Monroe, duke e zëvendësuar atë me bashkëpunimin/partneritetin e ngushtë me Europën, Japoninë, etj. Këtu veçohet roli i spikatur i Presidentit Wilson në Luftën e I Botërore e më vonë Franklin D. Roosevelt ( 1933-1945) me «New Deal« që pasoi Depresionin e Madh të viteve 1929 – 1930 dhe veçanërisht fitoren ndaj nazi- fashizmit në Luftën e II Botërore. Faktorët madhorë nxitës në këtë kapërcim epokal ishin vështirësitë e mëdha të krijuara për shkak të lindjes dhe ardhjes në pushtet të nazizmit në Gjermani që shfrytëzoi dhe gabimet trashanike të Traktatit të Paqes të Versajës; ky i fundit i «futi të gjithë gjermanët në një thes» bashkë me kërcënimin e rrezikshëm sovjetik. Padyshim që sulmi ushtarak japonez në «Pearl Harbour» ishte kambana e fundit e alarmit për angazhimin amerikan, që shkëlqeu sidomos në zbarkimin historik në Normandi në Qershor 1944.
Për rrjedhojë, pas Luftës së II Botërore SHBA-të ndoqën strategji tërësisht të kundërta nga Versaja. Duke filluar nga Gjyqi i famshëm i Nurenbergut e deri te Plani gjigand i ndihmave « Marshall » për vendet aleate ftuese dhe humbëse, rimëkëmbjen dhe futjen e tyre në shinat e demokracisë. SHBA-të ishin nismëtarët dhe sponsorët më të mëdhenj të krijimit të rendit të ri ndërkombëtar shumëpalësh, duke vendosur « të drejtën mbi forcën në vend të forcës mbi të drejtën». Më 1945 u themeluan OKB-ja, Banka Botërore, FMN-ja dhe agjenci të tjera, më vonë NATO, e pastaj BE-ja, OSBE-ja e kështu me radhë. Pavarësisht nga mungesat dhe mangësitë e tyre të njohura, 75 vitet e fundit dëshmojnë qartazi se për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në botë nuk ka alternativë më efektive se multilaterizmi kundrejt unilaterizmit të propaganduar me të madhe nga forcat populiste, ekstremiste, etj.
Kësisoj, bashkë Europën, Japoninë, Kanadanë dhe Oqeaninë u krrijua Perëndimi, mbi bazën e vlerave, parimeve dhe interesave të përbashkëta të shtetit të së drejtës, ekonomisë së tregut dhe pluralizmit politik.
Në vijim, tregohet bindshëm për 9 presidentët amerikanë që me doktrinat e tyre tërësore përballuan dhe fituan mbi sisemin komunist në 45 vitet e Luftës së Ftohtë, nga Doktrina « Truman », e pasuar nga Eisenhower dhe sidomos Presidenti Kennedy. Ndonëse vetëm tre vjet si President, ky i fundit përballoi kriza tejet serioze politike, ushtarake dhe bërthamore sidomos në Kubë, Gjermani e gjetkë. Me vizitën dhe fjalinë e tij momumentale në Berlin më 26 Qershor 1963 « Unë jam berlinez » Kennedy i dha goditjen e parë shkatërruese Murit famëkeq, ndërsa të fundit ia dha Reagan më 12 Qershor 1987, kur i bëri thirje Gorbaçovit të shkonte atje dhe ta shembte atë Mur.
Për të ardhur te Nixon, i cili i dha fund luftës në Vietnam dhe bëri hapjen e madhe me Kinën bashkë me Kisinger emblematik, duke gërryer nga themelet ish BS-në. Në mesin e viteve 70, SHBA me ish BS-në krijuan OSBE-në e tanishme, organizata e vetme dhe më e madhe e dialogut Lindje – Perendim, me shumë ndikim krahas « Ost Politik » në fitoren e Luftës së Ftohtë. Në vitet 80 ishte Reagan që me « Luftën e Yjeve » dhe strategji të tjera në të gjitha fushat e rrënoi ekonomikisht, ushtarakisht dhe moralisht ish BS dhe Lindjen në përgjithësi; pasardhësi i tij, George H.W. Bush së bashku me Kohl dhe Gorbaçov i hoqën « tullën e fundit » mureve të ndarjes, duke hyrë në histori si « baballarët » e ribashkimit gjerman dhe europian.
Në 30 vitet e fundit, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, stafetën e demokracisë, paqes dhe sigurisë e muarën Clinton, G.W. Bush dhe Obama, të cilët libri i shtjellon gjerësisht me hapat, strategjitë, arritjet dhe dritë hijet e tyre gjeopolitike. Gjithsesi, autorët nënvizojnë se koha nuk vërtetoi parashikimin e Fukuyama se shembja e Murit të Berlinit do të shënonte fundin e historisë, fitoren përfundimtare të liberalizmit dhe lidershipit të përhershëm amerikan në botë. Këtu ndikuan dhe disa gabime strategjike amerikane në Lindjen e Mesme, mbështetja e multilaterizmit vetëm kur i vinte për mbarë SHBA-ve, ridalja sfiduese në skenën botërore e Rusisë dhe Kinës, të ripërtërira e të forcuara së tepërmi dhe për shkak të « punës së pambaruar » të Perëndimit në Rusi në vitet 90. Sulmet e 11 Shtatorit 2001 dhe përshkallëzimi i tyre mëvonshëm në Europë i dhanë theks të veçantë luftës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar kundër ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Libri i kushton vend të veçantë Ballkanit, Kosovës dhe vendit tonë, të cilët nga fundi i viteve 90 e në vijim gëzuan mbështetjen e fuqishme politike, ekonomike dhe ushtarake nga SHBA-ja, BE-ja, etj. Fitorja mbi genocidin serb të Milosevic, pavarësimit të Kosovës, përparimit të proceseve demokratike në rajon dhe në vendin tonë, sidomos antarësimi në NATO, OSBE e gjetkë do të ishin të pamundura pa ndihmesën e jashtëzakonshme amerikane. Bashkë me BE-në, SHBA-të hartuan dhe vunë në zbatim, me të mirat dhe të metat e tyre, programe dhe strategji tërësore të rimëkëmbjes ekonomike, sigurisë dhe demokracisë të cilat trajtohen në mënyrë shteruese në këtë libër.
Për fat të keq, ky katalog i larmishëm doktrinash u ndërpre dhe u njollos në katër vitet e fundit të Presidencës Trump. Sulmi mbi Capitol Hill nuk ishte ngjarje rastësore, por sintetizimi më i shëmtuar i Trumpizmit, si forma më e lartë dhe më e rrezikshme e populizmit dhe ekstremizmit të djathtë në pushtet, të mishëruara në doktrinën famëkeqe «Amerika e para « dhe « Ta bëjmë Amerikën prapë të madhe »
Në fakt, nëse në politikën e jashtme iu dhanë goditje multilaterizmit me tërheqjen nga 10 traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare, brenda SHBA-ve u ndoq strategjia e ndarjes, përçarjes, përjashtimit, urrejtjes racore, etj. Të dy autorët e librit janë ndër të parët dhe të paktit që kanë përmendur dhe kritikuar me kohë dhe në vazhdimësi tiparet dhe rezikshmërinë e Trumpizmit.
Vëmendje të veçantë i është kushtuar sundimit të ligjit bashkë me zgjedhjet e lira e të ndershme, si themeli i demokacisë pluraliste dhe aspekteve të tjera kushtetuese. Prof. Tarifa dhe Prof. Krisafi theksojnë se jo vetëm që nuk duhen fetishizuar zgjedhjet, por demokracia e vërtetë kërkon që ato të shoqërohen detyrimisht me 9 komponentët e tjerë në të përditshmen demokratike – respekti ndaj opozitës, shoqërisë civile, shtypit të lirë e të pavarur, të drejtat dhe liritë e njeriut pa asnjë lloj diskriminimi, kompromisi, toleranca, mirëkuptimi dhe transparenca publike.
Përfundimi tjetër i rëndësishëm është se Trumpizmi, populizmi dhe ekstremizmi në vendet më të zhvilluara europiane tregojnë qartë se demokracia, sidomos kur mbështetet vetëm ose kryesisht në rezultatin e zgjedhjeve një herë në katër vjet, sado të lira e të mira qofshin, nuk është e imunizuar ndaj dukurive negative dhe shtrembërimit të saj.
Gjithsesi, libri mbyllet me nota optimizmi se Presidenti Biden me përvojë të gjatë politike e parlamentare, si artizan dhe partizan i multilaterizmit, i aleancave parimore dhe mik i Ballkanit do të arrijë të shërojë plagët e demokracisë amerikane ; me qëllim që të shmangen deficitet demokratike të epokës Trump dhe të rivendosen ekuilibrat e duhur gjeopolitikë kudo në botë, por duke filluar nga brenda shtëpisë amerikane.
Librin e bëjnë më tërheqës stili i thjeshtë, gjuha e lehtë jo «ex katedra», karakteri plotësues dhe rrjedhshmëria e natyrshme e dialogut. Ja pse mendoj se ky libër është «Must» për diplomatët, studentët dhe ekspertët, aspirantët e titujve shkencorë, për median, gazetarët, historianët, studiuesit, sociologët, filozofët dhe politikanët e çdo formati e niveli. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, një rast/mundësi e dobishme për analiza, debate dhe diskutime në forume publike dhe akademike.
Ore Jorgji, çështë ky post zv. Ambasador!!! Postet nëpër ambasada janë: Ambasador, pas tij është Sekretari i Parë i Ambasadës, Sekretari i Dytë i Ambasadës, e kështu me rradhë. Diplomacia është strikte në të gjithë Botën dhe nuk lejon pasionet e njërit apo tjetrit. Ti p. sh. nga përkthyes i anglishtes dhe antar i PPSH-së, ke arritur të bëhesh zv.Ambasador në kohën e demokracisë! Bravo!
O po t’ia bej t’emen t’ia bej, keta elitaret tone nuk merren me neve e me problemet tona po e zberthejne rendin boteror fet e fet. Ku i kishim pasur gjithe keta globale e boterore e nnuk e dinim.
Mos diskutoni ketu , se s’ka lezet se eshte ” dialog elitar “-loooooooooooooooooooooooooooooool hahahaha
Hajde estrade hajde
Jane mbledhur sharlatanet ne nje vend,dhe diskutojne per Rakine e rrushit qe del nga rrushi lol
Po te ishte ELITAR i biri Sevo0s,e kishte bere Ambasador Partia e Sevos.Ajo Parti e tyre nuk beri ambasadore as femijte e Enverit,as femijte e Mehmetit,as djalin e Sevos,se aq e kishin kapacitetin.
Tani zene e na tregojne Ameriken,keta!
Keta te dy jane si ata rezervat e stolit,qe nuk kane luajtur kurre.,Kur dalin ne pension zene e na tregojne teknika e taktika e finte e strategji edhe ndonje fotografi ku kane dale me Panajot Panon,per te bindur ayta qe si njohin.
Pasi e veshtroi mire e mire zhapiku shqiponjen I tha:
Te ka denuar zoti: te zvarritesh ne qiell;
Te kapesh me zor ushqiminme thonj dhe sqep;
Te vrasesh per te mbijetuar;
Te hash viktimat e tua
Te vdesesh si vetevrasese e vetemuar dhe e pambuluar
Ne funeral in tend vine vetem sorrat per te te masakruar.
Kaq tha profesor Zhapiku dhe u ul nen nje ferre per te bere nje analize me te thelle teksa gelltiste disa insekte
Pordhe me rigon