Dialog mes profesorëve Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi: Hegjemonia amerikane pas Luftës së Ftohtë

August 4, 2020 12:04

Dialog mes profesorëve Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi: Hegjemonia amerikane pas Luftës së Ftohtë

Zhvendosja e “pllakave tektonike” të planetit pas Luftës së Ftohtë dhe rishpërndarja e potencialeve ushtarake, ekonomike, politike e teknologjike në plan gobal

 

Dialog mes profesorëve dhe diplomatëve të njohur

Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi

 

Çfarë solli fundi i Luftës së Ftohtë? A ndryshoi sistemi ndërkombëtar nga një sistem dypolar, në një sistem “njëpolar”, “shumëpolar”, “ndërpolar”, apo “jopolar”. Çfarë treguan ngjarjet në Bosnje dhe në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s në to për raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës? Përmbajtjen e debatit të gjerë mbi këtëçështje e sjellin në bashkëbisedimin e tyre profesorët dhe diplomatëte njohur Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi.

Krisafi: Fundi i Luftës së Ftohtë, ishte një ngjarje, të cilën Brent Scowcroft e ka cilësuar si “fundin e vërtetë të Luftës së Parë Botërore”, ngaqë ajo shënoi fundin e perandorive të mëdha të botës.Pas shembjes së Perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Otomane,dezintegrimi i Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërja e Traktatittë Varshavës që dominohej prej tij në fillim të viteve 1990, e prishën arkitekturën e sistemit global të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe e çliruan Amerikën nga kufizimet e së ashtuquajturës realpolitik të dekadave të mëparshme. Me krijimin e Rendit të Ri Botëror (The New World Order), siç e cilësoi George H. W. Bush sistemin që u krijua pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, Amerika mbeti fuqia e vetme hegjemone e globit.

Tarifa: Sidoqoftë, pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, ekspertë të politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare ka kohë që shtrojnë pyetje të tilla: A është sistemi i sotëm njëpolar një “iluzion”, një “moment” që nuk do të zgjasë për shumë kohë, ose që gradualisht po transformohet apo do të transformohet në një sistem dy- ose shumëpolar? A mos është shndërruar sistemi i sotëm ndërkombëtar, siç pohonte Samuel Huntingtonnë vitin 1999, në një sistem “një-shumëpolar(uni-multipolar), i cili mund të kuptohet si një periudhë e shkurtër tranzicioni drejt krijimit të një sistemi të mirëfilltë shumëpolar? Apo, mos vallë, sistemi i sotëm ndërkombëtar është transformuar ndërkohë në një sisem “shumëpolar” (Pierre Hassner), “ndërpolar” (Giovanni Grevi) apo “jopolar” Richard (Haass)? Ky është një debat që ka filluar të paktën këta 20 vitet e fundit dhe që vazhdon edhe sot.

Krisafi: Në fillim të viteve 1990, shumë ekspertë dhe analistë besuan—dhe vazhdojnë të besojnë edhe sot—se “vakumin” që krijoi rënia e Bashkimit Sovjetik, si superfuqi, do ta zinin aktorë të tjerë polarë, si Gjermania (tashmë e bashkuar), ose Bashkimi Europian, Japonia, Kina, India dhe Rusia—të gjitha si fuqi të barabarta—duke krijuar kështu një sistem global shumëpolar, ose një “koncert” të ri të Fuqive të Mëdha, pak a shumë si ai që kishte ekzistuar para Luftës së Parë Botërore.

Tarifa: Është e vërtetë, Në radhët e tyre ka pasur dhe ka shumë studiues dhe analistë amerikanë. Veçse, pikëpamjet e tyre mua më janë dukur dhe më duken jo fort të argumentuara, pasi rolet e “aktorëve” kryesorë në skenën e politikës globale nuk përcaktohen dhe nuk ndahen sipas dëshirës, orekseve apo perceptimeve të tyre. Ato, siç kam argumentuar edhe më parë në librin tim Fati i një shekulli, janërezultat i ndryshimeve objektive që ndodhin në strukturën e sistemit global të marrëdhënieve ndërkombëtare, ndryshime këto, të cilat përcaktohen nga zhvendosja e “pllakave tektonike” të planetit, ose nga rishpërndarja dhe ripërqendrimi i potencialeve ushtarake, ekonomike, politike e teknologjike në plan rajonal dhe, sidomos, në plan global.Duke analizuar situatën e re që po kristalizohej fill pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, Charles Krauthammer formuloi për të herë të parë pikëpamjen se sistemi i ri global do të ishte njëpolar dhe se Shtetet e Bashkuara do të ishin në atë fin de siècle—dhe do të mbeteshin për një kohë të gjatë në shekullin e 21-të—superfuqia e vetme (the sole superpower). E shprehur nga Krauthammer për herë të parë në shtator të vitit 1990, në një leksion të mbajtur në Uashington, D.C., teza mbi sistemin global njëpolar u shtjellua më tej prej tij në një artikull të titulluar “Momenti njëpolar”, i cili u botua në dhjetor të atij viti në revistën Foreign Affairs dhe vazhdon të jetë një ndër artikujt më të cituar në literaturën mbi marrëdhëniet ndërkombëtare në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit. Në atë artikull, Krauthammer hidhte poshtë tezën se “bota e vjetër dypolare” do t’ia lërë vendin një bote “shumëpolare”, në të cilën fuqia do të shpërndahej në qendra të reja si Japonia, Gjermania (dhe/ose ‘Europa’), Kina dhe një Bashkim Sovjetik i reduktuar/Rusia.Ky supozim, sipas tij ishte i gabuar, sepse, argumentonte ai, “bota e krijuar pas Luftës së Ftohtë nuk është shumëpolare. Ajo është njëpolare. Qendra e fuqisë botërore është superfuqia e pasfiduar, Shtetet e Bashkuara, e shoqëruar nga aleatët e saj perëndimorë”. Unë vazhdoj të besoj se ky vlerësim i Krauthammer-it qëndron edhe sot, pas 30 vitesh.

Krisafi: Unë prirem të besoj të njëjtën gjë, edhe pse sot, Amerika nuk është ajo superfuqi që doli nga Lufta e Ftohtë tre dekada më parë. Shumë politikanë, teoricienë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Perëndim, menduan në atë kohë—dhe vazhdojnë të mendojnë edhe sot—se fundi i Luftës së Ftohtë shënoi jo thjesht një ngjarje epokale, por provoi, gjithashtu, se kapitalizmi demokratik është modeli më i suksesshëm për zhvillimin e çdo shoqërie dhe se, paskëtaj, çdo vend do të zgjidhte këtë model.Ngaqë u duk sikur liberalizmi kishte triumfuar përfundimisht në betejën e ideve, Francis Fukuyamaformuloi tezën e famshme se “me mbarimin e historisë [lexo: Luftës së Ftohtë] nuk kanë mbetur më konkurrentë ideologjikë seriozë ndaj demokracisë liberale”.

Tarifa: Ju e thatë shumë saktë. Për shkak të influencës që ka pasur kjo tezë paradigmatike e Fukyamas në mendimin politik bashkëkohor dhe në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, dëshiroj të hapnjë parantezë për të shpjeguar përmbajtjen e saj dhe për të argumentuar dobësinë e saj. Fukuyama u bë fillimisht i njohur me artikullin e tij “Fundi i historisë?”, botuar në vitin 1989 në revistën e mirënjohur The National Interest. Ky artikull e bëri atë menjëherë të famshëm dhe, për një kohë, njërin ndër autorët më të cituar. Në të, Fukuyama u përpoq, më parë se çdo vëzhgues tjetër, që të shpjegonte tiparet esenciale të asaj epoke të re që hapi fundi i Luftës së Ftohtë në historinë e njerëzimit.Teza e tij qendrore në atë artikull është ajo se, me mbarimin e Luftës së Ftohtë, çka sipas tij shënonte “fundin e Historisë” (në kuptimin hegelian të fjalës), nuk kanë mbetur më “konkurrentë ideologjikë seriozë të demokracisë liberale”. Këtë tezë Fukyama e zhvilloi më tej në librin e tij Fundi i historisë dhe njeriu i fundit, në të cilin shkruante se shekulli 20-të na ka bërë të gjithëve thellësisht “pesimistë për sa i përket historisë” por, sipas tij, ngjarjet e vitit 1989 bënë të mundur që ne të besojmë përsëri se historia po marshon në drejtim të Lirisë, dhe se demokracia liberale po provohet se është forma më e lartë dhe zgjidhja e fundit e eksperimentit të gjatë të njerëzimit në politikë. Në artikullin e sipërpërmendur, Fukuyama deklaronte se ajo çfarë po shohim të ndodhë sot është “jo thjesht fundi i Luftës së Ftohtë, ose mbarimi i një periudhe të caktuar në historinë e pasluftës”, por “fundi i historisë si e tillë, që do të thotë, fundi i evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe universalizimi i demokracisë liberale perëndimore, si forma përfundimtare e organizimit politik të shoqërisë”.

Krisafi: Edhe pse me këtë tezë Fukuyama u bë një sensacion ndërkombëtar, duke ngjallur një debat global, në vitin 1992 liberalizmi nuk kishte triumfuar në shumë pjesë të botës dhe nuk  ka triumfuar as sot, tre dekada më vonë. Sidoqoftë, kjo tezë pati një ndikim të konsiderueshëm te shumë ndër ata, sidomos në Europë, që besonin se me mbarimin e Luftës së Ftohtë, karakteri i epokës sonë kishte ndryshuar dhe se Shtetet e Bashkuara e kishin humbur tashmë rolin e tyre në botë.

Tarifa: Duke qenë se me mbarimin e Luftës së Ftohtë e tërë bota u duk sikur do të konvergonte rreth parimeve të liberalizmit iluminist, shumë analistë, politikanë dhe intelektualë europianë filluan të besojnë se kjo do të bënte të mundur krijimin e një sistemi ndërkombëtar më të përsosur, të mbështetur mbi ligje dhe institucione, duke përmbushur kështu profecinë e Iluminzimit Europian, të formuluar në shekujt e 18-të. Një botë e përbërë nga vende demokratike dhe qeveri liberale, siç e kishte përfytyruar Immanuel Kanti në kohën e tij, do të ishte një botë pa luftra. Epoka e luftrave dhe e konfrontimeve të armatosura mes Fuqive të Mëdha u mendua se kishte marrë fund dhe se tashmëishte bërë e mundur që njerëzimi t’i shpëtonte historisë dhe të zhvendosej nga një “botë hobsiane e anarkisë”, në një “botë kantiane të paqes së përjetshme”. Disa autorë, madje, filluan të mendojnë se këtej e tutje europianët do të jetonin në një botë “post-historike” habermasiane, në të cilën luftrat ishin bërë të panevojshme për shkak të triumfit të një “ndërgjegjeje morale” ndërkombëtare, problemet e së cilës, ashtu si dhe të gjitha mosmarrëveshjet e rëndësishme mes aktorëve ndërkombëtarë, do të mund të zgjidheshin, këtej e tutje, të paktën në parim, përmes të menduarit racional kritik dhe veprimit komunikativ, duke vepruar së bashku me synim arritjen e mirëkuptimit rreth mënyrës se si duhet organizuar dhe drejtuar bota. Këtë pikëpamje unë e kam argumentuar gjerësisht në librin tim Europe Adrift on the Wine-Dark Sea (2007) dhe nuk e shoh të nevojshme ta shtjelloj më tej këtu.

Krisafi: Sipas kësaj pikëpamjeje, e cila edhe pse nuk u bë dominuese, pati në atë kohë një ndrikim shumë të madh, një botë që e kishte lënë pas Luftën e Ftohtë dhe që po globalizohej gjithnjë e më shumë do të karakterizohej, këtej e tutje, nga shkëmbimi i lirë i mallrave, i njerëzve dhe i ideve, duke shënuar kështu fillimin e një epoke të re në historinë e njerëzimit, në të cilën s’do të kishte më shkaqe dhe vend për konflikt dhe luftë. Ideja e shprehur nga Montesquieu gati tre shekuj më parë, se “pasojë e natyrshme e tregtisë është se ajo çon drejt paqes”, duket se u bë bindja e shumë politikanëve dhe analistëve liberalë. Ata besuan sinqerisht se kjo ëndërr e Iluminizmit ishte bërë tashmë realisht e mundur dhe se me triumfin e liberalizmit në shkallë ndërkombëtare do të konvergonin edhe interesat gjeopolitike dhe strategjike të Fuqive të Mëdha.

Tarifa: Është pikërisht siç thoni ju. Martin Walker, një gazetar dhe analist i njohur  anglo-amerikan, shpalli madje se “epoka e gjeopolitikës” kishte marrë fund, duke ia lënë vendin “gjeoekonomisë”, simbolet e së cilës janë bërë “eksportet, produktiviteti dhe ritmet e rritjes, ndërsa rolin e aktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë e luajnë paktet tregtare dhe superfuqitë ekonomike”. Nga ana e vet, studiuesi i njohur liberal i marrëdhënieve ndërkombëtare, G. John Ikenberry, e përshkruante realitetin e krijuar pas Luftës së Ftohtë në mënyrë iluzore si një botë, në të cilin: “demokracia dhe tregjet lulëzojnë anë e mbanë globit, globalizimi vazhdon si një forcë historike progresive dhe ideologjia, nacionalizmi dhe lufta janë në tërheqje”.

Krisafi: Në fillimin e viteve 1990 dhe më pas, ishin të shumtë ata që mendonin se Europa e bashkuar ofronte një “model për mënyrën se si do të organizohej bota në shekullin e 21-të. Sipas një studiuesi dhe diplomatit të njohur anglez, Robert Cooper, Europa po e udhëhiqte botën në një “epokë postmoderne”, në të cilën interesat kombëtare të shteteve dhe politika e fuqisë do ua linin vendin së drejtës ndërkombëtare, institucioneve supranacionale dhe “sovranitetit në ortakëri” (pooled sovereignty). Andrew Moravcsik, nga ana e tij, duke e konsideruar të vjetëruar paradigmën realiste në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, u përpoq në atë kohë—dhe përpiqet edhe sot—të argumentojë se Europa është bërë “fuqia kryesore civile e botës”, e cila, përmes “një sërë instrumentesh civilë”, projekton një influencë dominuese në sistemin e sotëm global, i cili bëhet gjoja “gjithnjë e më paqësor dhe kooperues”.

Tarifa: Fatkeqësisht, siç ka vënë në dukje me të drejtë Robert Kagan, edhe sot ka njerëz naivë, të cilët besojnë sinqerisht se bota po ndjek të njëjtën rrugë që ka ndjekur Bashkimi Europian.Në dallim nga teoricienët liberalë, teoricienët dhe ekspertët realistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, në përgjithësi, nuk ushqyen iluzione dhe shpresa mbi ndonjë ndryshim rrënjësor në natyrën e marrëdhënieve ndërmjet Fuqive të Mëdha. Henry Kissinger, më i shquari ndër realistët e gjeopolitikës, ashtu si Hans Morgenthau pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, tërhiqte vëmendjen se rrethanat e krijuara pas mbarimit të Luftës së Ftohtë nuk do të zgjasnin për shumë kohë dhe se konkurrenca dhe gara mes Fuqive të Mëdha, si pjesë e natyrës njerëzore, do të riktheheshin. Robert Kagan, gjithashtu, në librin e tij Kthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave, që është një kritikë e rreptëndaj utopisë fukujamane, e formulon këtë ide duke u shprehur se dekadat e fundit kanë dëshmuar “jo një transformim” të marrëdhënieve ndërmjet Fuqive të Mëdha, por “thjesht një pauzë në konkurencën e përhershme midis kombeve dhe popujve”.

Krisafi: Pavarësisht iluzioneve të shumë ekspertëve dhe analistëve liberalë apo realistë të marrëdhënieve ndërkombëtare që shoqëruan mbarimin e Luftës së Ftohtë, fundi i asaj lufte provoi se Amerika nuk kishte atëherë—dhe nuk do të kishte për një kohë relativisht të gjatë—asnjë rival që ta konkurronte atë në asnjë prej komponentëve që përcaktojnë statusin e një fuqie polare.

Tarifa: Kjo është tërësisht e vërtetë. Shumë analistë, madje, kanë vlerësuar se, pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, Amerika u gjend në një pozitë të tillë të fuqishme, e cila nuk ka pasur asnjë precedent qysh nga koha e Perandorisë Romake. Në tetor të vitit 1999, revista The Economist shkruante se: “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë mbi botën si një kolos. Ato dominojnë biznesin, tregtinë dhe komunikimin; ekonomia e saj është më e suksesshmja në botë; fuqisë së saj ushtarake nuk i afrohet askush”.Po në atë kohë, ministri i jashtëm francez, Hubert Védrine, pohonte se Shtetet e Bashkuara kishin arritur tashmë një stad përtej statusit të superfuqisësë shekullit rë 20-të. Sipas tij, supremacia e Shteteve të Bashkuara tashmë shtrihej“në ekonomi, në vlerën e monedhës së saj, në fushën ushtarake, në mënyrën e jetesës, në gjuhë dhe në produktet e kulturës masive, të cilat kanë pushtuar botën, duke ndikuar në mendjet e njerëzve dhe duke habitur, madje, edhe vetë armiqtë e Shteteve të Bashkuara”.

Krisafi: Lidershipi global amerikan është manifestuar dhe manifestohet së pari—dhe mbi të gjitha—në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me partnerët e vet europianë dhe, sidomos, me aleatët e saj në NATO. Por le të hapim edhe këtu një parantezë të shkurtër.Bashkëpunimi i ngushtë dhe intensiv mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjerë të Europës Perëndimore, që karakterizoi periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur Europa ishte e ndarë në dy kampe antagonistë, nuk mund të mbetej po ai edhe pas dezintegrimit të Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Traktatit të Varshavës. Me shembjen e sistemit sovjetik të qeverisjes, sensi i domosdoshmërisë imediate të bashkëpunimit dhe koordinimit të politikave mes Amerikës dhe Europës Perëndimore nuk ishte më ai periudhës së Luftës së Ftohtë. Pas përfundimit të saj, Europa u përball me një situatë të re, në të cilën as “e kaluara gjermane” dhe as “e sotmja sovjetike” nuk i kërcënonin më paqen dhe sigurinë në kontinent.

Tarifa: Rrethanat e reja të krijuara pas përfundimit të Luftës së Ftohtë i bënë disa liderë europianë, ekspertë dhe analistë të problemeve të sigurisë e të marrëdhënieve ndërkombëtare, të mendonin se, këtej e tutje, Europa mund të kujdesej vetë për sigurinë dhe punët e saj dhe se, në mungesë të një rreziku iminent nga jashtë, vetë NATO ishte bërë një “anakronizëm”.Natyrisht, ndryshimi i arkitekturës globale të sigurisë, pas rënien e superfuqisë sovjetike, nuk kishte se si të mos reflektohej edhe brenda vetë Aleancës Transatlantike.

Krisafi: Në kushtet e reja të mungesës së kërcënimit ushtarak nga Moska kjo aleancë do të duhej të angazhohej në një mision të ri, duke u shndërruar gradualisht nga një aleancë mbrojtëse, në një aleancë ofensive, e gatshme për të ndërhyrë në rajone, ose në situata konfliktuale jashtë Europës, siç edhe ndodhi, në fakt, në Afganistan. Një tranzicion i tillë, sidoqoftë, duket se nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë i lehtë. Për shkak të vet natyrës së saj, një aleancë ofensive është problematike, pasi ajo kërkon që vendet anëtarë të saj të jenë të gatshëm të sakrifikojnë jetët e qytetarëve të tyre dhe resurset e tyre për një kauzë, të cilën vetë ata mund të mos e konsiderojnë të rëndësishme për interesat kombëtare.

Tarifa: Qëndrimi i shumë prej vendeve anëtarë të NATO-s ndaj luftës në Irak mund të konsiderohet si një shembull kuptimplotë. Edhe pse NATO u ka rezistuar transformimeve të thella që kanë ndodhur në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjessë Traktatit të Varshavës, shumë autorë mendojnë se kjo organizatë, pavarësisht zgjerimit të saj me 14 anëtarë të rinj nga vendet e Europës Qendrore e Lindore, nga viti 1999 e këtej, përballet sot me një krizë “identiteti” dhe “qëllimi”, e cila, edhe pse nuk e ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e NATO-s si një organizatë ndërkombëtare, vë në pikëpyetje rëndësinë e saj si një instrument kyç për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë, sidomos nëse marim në konsideratë deklaratat e herëpasherëshme të Presidentit Donald Trump.

Krisafi: Unë mendoj se duhet mbajtur parasysh edhe fakti se, me largimin e rrezikut sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Europa Perëndimore filluan të zhvillojnë marrëdhënie të reja me vendet që deri atëherë kishin qenë anëtarë të Traktatit të Varshavës. Për më tepër, integrimi europian, i cili filloi si një proces për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të Europës Perëndimore dhe, përmes tij, paqen dhe sigurinë në Europë pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, është zgjeruar në ditët tona duke përfshirë një pjesë të madhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Tarifa: Me fjalë të tjera—dhe besoj kjo është ajo çfarë po thoni edhe ju—e gjithë arena e lojës ka ndryshuar. Ndërsa Gjermania fillimisht e përqendroi vëmendjen e saj në sfidën e madhe të riintegrimit të ish-Republikës Demokratike Gjermane në një shtet të vetëm (çka sigurisht e prishi balancën mbi të cilën ishte krijuar Komuniteti Europian), Europa i përqendroi përpjekjet e saj në një sfidë më të madhe, e cila kishte të bënte me thellimin e proceseve integruese brenda Komunitetit (më vonë Bashkimit) Europian dhe me zgjerimin e këtij të fundit me anëtarë të rinj nga radhët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Krisafi: Po, dhe bashkë me këtë evoluim të ngjarjeve në Europë, ndryshoi në mënyrë fondamentale edhe roli i Shteteve të Bashkuara në kontinentin e vjetër. Zgjerimi i NATO-s me vendet e Vishegradit (Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke) në vitin 1999 dhe me tri vendet balltike (Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë), me Sllovakinë, Slloveninë, Bullgarinë dhe Rumaninë në vitin 2004, me Shqipërinë dhe Kroacinë në vitin 2009 dhe së fundmi me Malin e Zi dhe Meqedoninë e Veriut, e shtriu ndikimin amerikan në pjesën qendrore dhe lindore të kontinentit europian dhe kërkoi angazhimin e tyre për zhvillimin dhe thellimin e lidhjeve të bashkëpunimit në shumë nivele, në të katër anët e kontinentit—nga Perëndimi në Lindje, nga Veriu në Jug. Dhe, ndërsa NATO dhe Bashkimi Europian u zgjeruan dhe mund të vazhdojnë të zgjerohen në lindje, vendet e reja anëtare nga Europa Lindore filluan, ashtu siç kishte parashikuar Václav Havel, të balanconin dhe të ushtronin një influencë pozitive mbi qëndrimet europianio-perëndimore ndaj Amerikës dhe sfidave të mëdha të kohës tonë.

Tarifa: Kjo është deri në një farë mase e vërtetë, por të mos harrojmë se Amerika vazhdon të jetë jo vetëm kontribuesja financiare më e madhe në Aleancën Transatlantike, por edhe fuqia më e madhe që, në fakt, e mban në këmbë këtë organizatë politiko-ushtarake. Pa Shtetet e Bashkuara, NATO vështirë se mund të mendohet të vazhdojë së ekzistuari dhe, brenda saj—ose edhe jashtë strukturave të saj—rolin e Shteteve të Bashkuara nuk mund ta marrë përsipër dhe as mund ta luajë dot asnjë fuqi europiane. Për ta mbështetur këtë argument, mjafton t’u referohemi rasteve të Bosnjes dhe të Kosovës.

Krisafi: Keni të drejtë. Ndryshe nga sa pretendonte, më 1991, Jacques Delors, në atë kohë president i Komisionit Europian, se kriza e Bosnjes kishte paralajmëruar gjoja se tashmë kishte ardhur “koha e Europës”, dhe se në Europë nuk kishte më vend për Amerikën dhe rolin e saj dhe, po ashtu, krejt ndryshe nga predikimet e disa studiuesve liberalë se gjoja, pas Luftës së Ftohtë, ishte krijuar një “komunitet pluralist i sigurisë” (pluralistic security community), i cili mund të garantonte paqen dhe sigurinë në shkallë globale, luftrat e Ballkanit në vitet 1990, në të vërtetë, nxorrën në pah pikërisht mungesën e unitetit në radhët e Bashkimit Europian dhe dobësinë e tij.

Tarifa: Në të kundërt, angazhimi ushtarak dhe diplomatik amerikan në krizat e Ballkanit demonstroi qartë, siç vë në dukje Robert Kagan, dy gjëra:Së pari, se Europa vetë nuk kishte as vullnetin dhe as aftësinë që të vendoste paqe dhe stabilitet në gadishullin e saj juglindor. Në kohën kur në Bosnje po ndodhte një tragjedi e vërtetë, të pavendosur për të luftuar në mbrojtje të vlerave e të principeve të qytetërimit të tyre, qeveritë europiane adoptuan politikën e një qëndrimi të butë. Kur forcat serbe të Bosnjes zunë robër paqeruajtësit europianë dhe i lidhën ata pas pemëve, këta nuk bënë asnjë rezistencë dhe qeveritë europiane nuk reaguan fare ndaj këtij veprimi poshtërues. Në vitin 1995, në Srebrenicë, trupat hollandeze që ishin ngarkuar ta mbronin atë qytet dhe popullsinë civile nuk qëlluan asnjë fishek mbi serbët e Bosnjes kur panë që ata ndanë forcërisht rreth 7,000 burra dhe djem nga gratë, nënat dhe motrat e tyre, i tërhiqnin zvarrë dhe i masakruan.Së dyti, në dallim nga një Europë e tillë pasive, e paralizuar dhe me një mendësi krejt tjetër nga idealizmi amerikan, Shtetet e Bashkuara ishin dhe mbetensiç treguan qartë ngjarjet në Bosnje dhe në Kosovënjë aktor shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e krizave dhe rivendosjen e stabilitetit në këtë rajon të rëndësishëm të Europës. Deficiti i kapaciteteve ushtarake dhe mungesa e vullnetit të Europës bënë që forca dhe vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të ishin faktori vendimtar që u dha fund konflikteve në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar sërish të vërtetën se, kur vjen puna për çështje të sigurisë, Amerika fare pak mund të mbështetet në aleatët e saj europianë.

Krisafi: Çlirimi i Kosovës nga NATO dhe njohja e pavarësisë së Kosovës prej Shteteve të Bashkuara, Anglisë, Gjermanisë dhe Francës, por jo nga një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, janë një shembull mjaft i qartë i vendosmërisë amerikane vis-à-vis pavendosmërisë dhe paaftësisë europiane për t’iu kundërvënë politikës shoviniste të Serbisë dhe presioneve kërcënuese të Rusisë. Edhe pse shtetet europianë anëtarë të NATO-s morën pjesë në fushatën e bombardimeve kundër Serbisë, në pranverën e vitit 1999, ishte Amerika ajo që i detyroi aleatët e saj europianë të vepronin, duke demonstruar forcën e saj përballë retorikës së Bashkimit Europian për dedikimin ndaj paqes dhe drejtësisë në Europë.Zhvillimi i luftës në Kosovë, më 1999, nxori në pah “diferencat e mëdha nëaftësitë ushtarake brenda Aleancës Transatlantike. Shtetet e Bashkuara realizuanshumicën e fluturimeve; pothuajse të gjitha bombat e drejtuara me precizion qëu hodhën në Serbi dhe në Kosovë ishin prodhuar në Amerikë dhe superioritetii pakrahasueshëm i kapaciteteve teknike amerikane për mbledhjen e inteligjencës,bëri që 99 për qind e objektivave të propozuara për t’u goditur të vinin ngaburimet amerikane të inteligjencës. Madje edhe vetë Anglia, e cila është një fuqi ushtarake serioze, mundi të kontribuojë me avionë vetëm nëmasën 4 për qind dhe hodhi vetëm 4 për qind të bombave.

Tarifa: Pikërisht. Robert Kagan, madjeargumenton se dominimi Amerikan në fushatën ushtarake kundër Serbisë krijoi shqetësime për europianët në dy aspekte: Nga njëra anë, ai ishte një “goditje shokuese ndaj nderit europian”, sepse nxori në pah “impotencën e forcave të armatosura të Europë”, duke dëshmuar se edhe në një rajon kaq të afërt si Ballkani, “aftësia e saj për të përdorur forcë” ishte fare e vogël në krahasim me atë të Amerikës. Për Europën ishte edhe më shqetësues fakti që “varësia e saj nga fuqia ushtarake amerikane u dha Shteteve të Bashkuara një influencë dominuese jo vetëm mbi mënyrën se si u zhvillua lufta, por edhe në lojën diplomatike ndërkombëtare para, gjatë dhe pas luftës”.

Krisafi: Nëse i përmbahemi kësaj logjike të Kagan-it, e cila mua vetë më duket shumë realiste, mund të themi edhe se lufta e Kosovës demonstroi se sa e vështirë do të ishte për Uashingtoninqë të siguronte pas kësaj mbështetjen e aleatët e vet, nëse ata do të duhej të merrnin pjesë në një luftë së bashku. Afganistani ishte një provë e qartë. Dorëheqja, në shkurtine vitit 2007, e kryeministrit të Italisë, Romano Prodi, për shkak të kundërshtimit nga Senati italian të politikës së jashtme të qeverisë së tij dhe vazhdimit të pranisë ushtarake italiane në Afganistan—në kuadër të misionit të NATO-s në atë vend—ashtu si dhe dorëheqja, për të njëjtën arsye, e kryeministrit hollandez Jan Peter Balkenende dhe e qeverisë së tij, në shkurtin e vitit 2010, janë dy shembuj domethënës të kësaj të vërtete. Shumë ekspertë dhe analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare janë të mendimit se Afganistani ishte guri i provës për kohezionin e NATO-s si një aleancë politiko-ushtarake, madje edhe për vetë fatin e saj. Siç është shprehur një prej tyre në atë kohë, “Afganistani ose do e bëjë, ose do e zhbëjë këtë aleancë”.

Tarifa: Si Bosnja, ashtu dhe Kosova, treguan më së miri se Europa, po të lihet më vete, është e paaftë që t’i kundërvihet tiranisë, madje edhe në “oborrin e pasëm” të saj, në Ballkanin Perëndimor. Bosnja dhe Kosova treguan, gjithashtu, se pas euforisë ngadhnjimtare të studiuesve liberalë, në periudhën fill pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, liberalizmi (ndryshe nga sa mendonte Fukuyama), duket se e ka shterrur aftësinë e tij shpjeguese për zhvillime të rëndësishme globale të kohës tonë dhe se realizmi, si shkollë, vazhdon të ketë epërsi në analizën e ngjarjeve të rëndësishme e të marrëdhënieve ndërkombëtare.

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

August 4, 2020 12:04
Komento

21 Komente

  1. ILIRO-OSMAN August 4, 12:29

    Ka vetem nje hegjemoni.
    Hegjmonia e Izreailit.

    Reply to this comment
  2. ILIRO-OSMAN August 4, 12:44

    Ne se USA eshte hegjemoni, perse eshte ne SUPER,SUPER BORXHE?

    Reply to this comment
  3. Eagle August 4, 15:03

    Amerika eshte Vegla e Izraelit dhe komandohet nga LOBI CIFUT AIPAC . Rendi i Sotem,Amerikan eshte fashizmi dhe Amerika po kthehet ne Afrike te jugut pasi Zezaket dge Amerikano Latinet sot perbejne me shume se gjysmen e popullsise Amerikane

    Reply to this comment
  4. Fernando August 4, 17:48

    Mos u merrni me Ameriken,si ai budallai qe priste se kur do t’i binin ne toke koqet dashit!
    Sapo jam kthyer nga SHBA ku qendrova disa muaj dhe jam takuar midis te tjereve edhe me disa shqiptare,qe ishin integruar me shume sukses ne profesionet e tyre inxhinierike prane sipermarrjeve private!
    Ne dy prej tyre,ishin bere mburrja e pronareve,ne firma me jo pak punonjes,por mbi 3-4 mije punonjes,se fushen e kredise,elektronikes,programacionit etj!
    Njeri prej tyre,me vetem 3 vjet qendrim ne SHBA kishte arritur te merrte persiper projektimin dhe montimin e instalimeve te sigurise te nje burgu federal ne SHBA!
    Pashe se si funksiononte sistemi shendetesor,qe nga urgjencat e deri tek klinikat shteterore e private!
    Atje mund te zgjidhje ne cdo kohe e ne cdo klinike private se ku mund te kryeje viziten dhe analizat,sepsete gjithe ata qe ishin te siguruar,ai kontribut u njihej edhe kur merrnin sherbime tek privati pa patur miq,pa burokraci dhe pa asnje radhe!
    Me erdhi urgjenca mjekesore ne shtepi vetem pas 3-4 minutave qe beme njoftimin dhe te paret hyne ne shtepi Sherifi me 4 police,qe verifikuan situaten,mos kishte ndodhur krim dhe pastaj urdheruan personelin mjekesor prej 5 vetesh me aparatura te shumta ne kuti te posacme sikur do benin operacion ne shtewpi e jo si ketu,qe vijne me nje stetoskop ne qafe dhe nje oximeter!
    Ja kjo ishte Amerika qe njoha une personalisht!
    Vetem rreth lagjes ku qendruam ishin disa liqene dhe parqe publike me hapesira secili disa here me te medha e me te sistemuara se parku i liqenit artificial,ku femijet dhe prinderit shetisnin,luanin me top,vraponin,argetoheshin ne kendet pa fund te lodrave etj!
    Liqenet ishin mbushur me rosa e pata te egra me qindra e mijra,por askush nuk i prekte!
    Sorkadhet dhe ketrat vinin deri afer shtepise etj,etj!
    Per disa muaj rresht nuk pame qofte edhe nje here fytyrat ec politikaneve,por vetem filma,spektakle,sport,muzike etj!
    Tabela “Mmalli qe blihet nuk kthehet” atje nuk ekzistonte!
    Cdo gje mund ta blije dhe ta ktheje ne cdo kohe pa asnje kusht duke te kthyer dollaret ne vend e jo si ketu!
    Bleme nje pale atlete tek Amazona online,por nuk na pelqyen,ndonese i kishim zgjedhur vete dhe i derguam mesazh firmes per te na i nderruar!
    Pas 3 ditesh firma na dergoi te tjerat me shenimin se atletet e porositura me pare tek ata na i jepnin dhurate nga ata!
    A ndodh keshtu ne Shqiperi?
    Shkoni ne supermarketet tona me te medha,por nuk ka nje stol ku te ulesh,por duhet te vesh pa tjeter ne kafene!
    Nuk gjen dot nje prize ku te karikosh celularin apo lap topin apo te punosh me ato,se nuk ka asnje tavoline !
    Ndersa ne supermarketet amerikane biznesi kishte mbushur koeidoret me kolltuqe,priza,lojra per femijet etj,qe prinderit te ishin te qete ne blerjet e tyre!etj,etj!

    Reply to this comment
    • mirel August 4, 19:05

      Fernando, e njeh Ameriken vetem pak. Urgjenca mjekesore kushton nja 1500 dollare. Siguracioni te garanton sherbimin mjekesor, por pa siguracion vdes ne vend. Ata 3 4 qe njeh ti, jane te pakte, te tjeret vuaje akoma ne profesione te tjera.
      Kush mburret le te mburret, por jo te gjithe jane te garantuar te fillojne pune ne profesionet e tyre. Vetem po te kene punuar ne kompani te njohura po.
      Njoh shume inxhiniere e kuadro te tjere qe nuk bejne ate pune qe kane patur ne Shqiperi. Dhe jo pak, por shume. SIstemi i sherbimit eshte shume i mire nese ke siguracion, nese nuk ke, te fala sateme. Dhe prape, po ai sistem eshte i mbushur me skema pervetesimi qe ti nuk i kupton dot. Sa para marrin siguracionet nga sigurimi mjekesor? Sa eshte kostoja e pageses ne Amerike dhe sa ne vendet e tjera? I ke bere keto krahasime, apo kurre?
      Do vazhdoja me tej, por kur lexoj qe te bejne pershtypje supermarket me kolltuqe duhet te them qe je akoma i papare ne kete dynja, si njehere e nje kohe kur shqiptaret genjeheshin me nje shishe koka kola.
      Kam blere dhe une atlete ne Amazon, por nuk marre asnjehere falas, por kam paguar per postimin. Ku i gjeni keto peralla se nuk e besoj dot qe ka njerez qe flasin ne kete menyre akoma si ne vitet 90..
      Eshte e vertete qe sherbimi i biznesit eshte i jashtezakonshem, sepse kerkojne te shesin dhe te mbajne klientelen, por ama ki parasysh se ai qe punon ne Amazon vrapon si i cmendur pa bere nje pushim normal, as per te bere shurren nuk i lene, dhe Amazon nuk i paguan qindarke shtetit si takse. Te sherbejne ketej por te rrjepin nga ana tjeter.
      Nejse, kot te flasin se ca gjera per disa njerez jane bindje fikse. Kush shikon vetem nje ane te medaljes nuk e kupton sistemin ne teresi. Keshtu dhe puna jote

      Reply to this comment
      • Fernando August 4, 21:07

        mirel!
        Nuk kam patur qellim qellim as te njoh te gjithe Ameriken e as ta ndryshoj ate!
        Per me teper Amerika nuk ka patur kurre nevoje ta mbroje njeri!
        Ato qe tregova jane fakte te perjetuara vete konkretisht dhe sa per urgjencen ,qe u paguaka 15 mije dollare,ti genjen si derri!
        Une kerkova urgjencen dhe nuk paguam asnje cent!
        Cfare do me teper ti?
        Ti mund te njohesh jo vetem shume inxhiniere,por edhe hajdute e kriminele,qe nuk punojne ne zanatet e tyre,por kjo nuk hedh poshte faktet qe perjetova une!
        Per mua ne Amerike perjetova PARAJSEN me te gjitha kuptimet e saj!
        Nuk e kuptoj se pse kerkon te pergjithesosh faktet e te gjithe SHBA-ve me ato qe thashe une!
        Perse e ke kete xhelozi fshatareske?
        Une te tregoj ujkun,ndersa ti gjurmet!
        Per cfare ane te medaljes derdellit o mirel,apo sistemin ne SHBA?
        Po pse o njeri provincial je kaq nihilist,qe ngopesh po te kundershtosh te tjeret?
        Po pse more mirel,mos kujton ti se une vajta ne SAHBA per 6 muaj per te gjykuar tere sistemin politik,ekonomik,financiar etj te saj?
        Jo more mirel provinciali!
        Shkova ne SHBA dhe pashe se si e ku jetonte dhe punonte djali im dhe pike!
        Ato qe thua ti,mbaji per vete dhe mbro dizertacionin per cmimin Nobel ne sociologji,se mbase te ecen mbare!
        Ti mbaje te gjithe medaljen,ndersa mua me interesoi pjesa e medaljes se djalit tim,qe jeton djhe punon i respektuar deri ne maksimum atje ku eshte!
        Te tjerat jane pallavra qe te sherbejne ty!

        Reply to this comment
        • beni August 5, 03:21

          C’kujton ti se do paguaje para ne dore ?
          Pyete nje here djalin sa i ka vajtur fatura e ambulances
          Vetem thuaj te te tregoje te verteten une kam 17 vite ketu dhe them se mireli thote te verteten

          Reply to this comment
    • ILIRO-OSMAN August 4, 19:06

      Mund te bleje TRU?
      Ne Amerik vazhdon te jet vend i TRURIT por ti nuk ka ndeshur, nuk ja di shijen pasi flet vetem per shqisa qe kane edhe shtazet.

      Reply to this comment
    • FERMER August 4, 19:07

      LOPA Ferndando!
      Sa eshte borxhi i Amerikes?

      Reply to this comment
    • beni August 4, 21:59

      Sic duket ti ke qene mik tek ndonje i afermi yt.Sido qofte para se ti tregosh pershtypjet pyete nje here ate qe te priti sa dollare pagoi per ambulancen sa per ndihmen e shpejte e sa paguan taksa per ato liqene dhe ketra, pata e rosa te egra.
      Nje miku im ne New Jersey paguan 180 $ ne jave sigurim shendetesor per cdo vizite te doktori paguan 20% te kostos per transportin me ambulance te cilin nuk ja mbulon siguracioni i kushton 900 $ nders per shtepine te cilen e ka blere 600 000 $ (ka 500 000 $ kredi per te paguar per 30 vite) paguan 15000 $ ne vit takse prone
      Ka njerez te cileve u ka ecur por jane shume pak

      Reply to this comment
      • mirel August 4, 22:51

        Lere se paska shkuar te djali dhe do kete marre dhe pension dhe siguracion mjekesor falas.
        Per kete hallall plako. Mos u nxeh kaq shpejte se nuk te shava. Thashe qe realiteti eshte dhe tjeter nga ai qe pershkruan ti. Ka dy ane medalje thashe. Ndersa per Amazonen, mos genje kaq trashe, se kete e kam nga pervoja ime.
        Tjetra, ai djali jot, ka patur fat, dhe i lumte. Po ashtu dhe disa qe njoh une jane rregulluar shume mire, dhe keta njerez te familjes sime. Ashtu si ka shume qe luftojne dhe e kane filluar nga supermarket ose nga punera te ndryshme ne ndertim. Nuk eshte kollaj jo.
        Po te kesh ndonje CV nga ndonje kompani e njohur dhe ja del. Nuk them jo. Ata qe bejne shkollat atje fitojne, sepse trajtohen si te tjeret, ndersa keta qe i bene ketej ne Shqiperi prape calojne. Eshte gjuha, mentaliteti, jemi pak me te brishte se te tjeret, jemi me te pamesuar me kulturen e mohimit. Jane gjera qe nuk i mesuam ne kohen e socializmit si te percmojme dhe te hame njeri tjetrin. Sot kjo eshte menyra e jeteses. po eshte e veshtire per brezin e kaluar.
        Kaq kisha, dhe pa ofeza, se e kam pare Ameriken para teje dhe e njoh shume mire. E kam zgjidhur qe rroj ca ketej dhe ca andej dhe une, se valla nuk shtyhet andej pergjithmone.

        Reply to this comment
      • Dajti August 4, 23:05

        O te mjeret fukarenj nga trute!
        Edhe dhelpra kur nuk e hante dot rrushin thoshte se eshte i pa pjekur!
        Nuk po behet fjale per Korene e Veriut,por per SHBA-ne!
        Ne janar,ne SHBA cmimi i nje galloni (3.5 litra) nafte kushtonte 87 cent,qe i bie rreth 30 leke litri?
        Ndersa ne Shqiperi ne ate kohe ishte 160 leke litri,pra 5 here me shtrenjte?
        Po per kete kush del ai zog kurve qe e hedh poshte?
        Ndersa ne Shqiperine trime,puntore dhe heroike,per cdo liter nafte qeveria merr 120 leke akcize?
        Po kete shifer ka bir kurve qe e kundershton?
        Merruni me hallet tuaja o kafshe primitive e jo me ato te Amerikes!
        Se ne cazinote e SHBA me shume luajne pensionistet se te tjeret!
        Ndersa ne Shqiperi pensionistet mezi paguajne nje kafe ne dite!

        Reply to this comment
        • beni August 5, 11:39

          Na fal o babuc po meqe dole te makina.Per nje makine koti siguracioni minimal eshte 180$ ne muaj (nqs nuk ke bere asnjehere aksident se ndryshe eshte shume me i larte).E meqe del me makine futi nje te parkuar ne Manhattan eshte okazion vetem 30$ per 30 minuta
          Duket e keni pare ameriken vetem ne filma

          Reply to this comment
          • Dajti August 5, 22:01

            Sa budalla qenke o beni!
            Te tjera shkruaj une dhe te tjera derdellit ti!
            Te dhjefsha njohurite e tua o koqe kandari,se Amerika nuk eshte vetem New Yorku,se atje cdo shtet ka ligjet dhe taksat e veta!
            Ne Amerike kush eshte i siguruar nuk paguan asnje cent,ndersa emigrantet e paligjshem doemos qe iu thyhen brinjet deri sa i largojne!
            Kur flitet per SHBA-ne asnjehere nuk e gjen dot te verteten e pergjithshme,se atje nuk ka taklsa e ligje te njejta kudo!
            Sidoqofte fakti qe ju merrni persiper te baltosni shtetin me demokratik dhe me te fuqishem te globit,,me siguri jeni sahpellare injorante,qe keni lexuar diku ndonje te dhene ose keni pare ndonje film dhe doni te futeni edhe ju ne mes te atyre qe e kane provuar realisht Ameriken!
            Se edhe ne Shqiperi nuk jetohet kudo njelloj e jo me ne Amerike!
            Ti beni ben mire te vizitosh Korene e Veriut meqenese SHBA nuk te pelqejne!
            Sodoqofte ne dijenine time,presidenti Trump sapo e lexoi repliken tende me mua,u merzit shume dhe dha urdhewr,qe te te ftonin per vizite ne SHBA,qe te ndryshoje mendim per SHBA!
            Menjehere pas replikes tende me mua vlera e dow jones ra me 60 pike!
            Qewnke i njohur ne Amerike sic duket,ndersa rri ketu e ha …mut me mua!

    • gjermani i fundit August 5, 23:16

      Fernando, piji dolline djalit se è paske djale te mire. Te ka genjyer me lezet per urgjencen falas apo per atletet falas ne Amazon. Edhe une me plakun tim ashtu do beja, se do e vija ne siklet per pagesat e faturave. Edhe ne Evrope qe kane sistem shendetesor shume me human po s’pate leje qendrimi (si puna e Green card) Te thone te kalosh tek banaku per te paguar, ose te dergojne faturen me poste. Natyrisht, po punove fort mund ti perballosh veshtiresite dhe te shikosh ca dite te bardha. Qendrojne edhe disa pershtypje te mira, qe s’hidhen poshte, por jo ta idealizosh, sepse bie ndesh me cfare perjeton perdite emigranti atje, dhe qe eshte pasiguria per te nesermen. Eshte kjo qe te terrorizon e s’te le ta gezosh jeten.

      Reply to this comment
    • xxx August 8, 19:56

      djali qenka genjeshtar i zoti, ashtu i do kapitalizma, perbuzesa qe shesin sa me shume s’ka rendesi cfare

      Reply to this comment
  5. mirel August 4, 22:54

    Oo, se nuk e kisha lexuar kete pjesen e Liqeneve.
    Epo tani te them qe je fare naiv i shkreti Fernando. Liqenet e tyre te futesh te helmojne. Jane sterr te zeza dhe vetem ndonje i cmendur mund te mendoje te lahet me rosat. Je akoma ne boten e cudirave Fernando.
    Zgjohu, se keto peralla i moren me qafe shqiptaret..

    Reply to this comment
    • 777 August 5, 09:42

      Bravo mirel,se paske vendosur ta derrmosh imperializmin amerikan perfundimisht!
      Dukesh qe je koqe(koke) e madhe,se nga qe nuk te paska pelqyer Amerika paske shkuar atje shume kohe me pare dhe disa here!
      Ha ha haaaa!
      Ne Amerike shkojne turli lloj varfanjakesh,hajdutesh,trafikantesh dhe ti,sic duket nga keta ke njohur!
      Ne Amerike kush eshte i afte i ka rruget e hapura!
      Por ti e gjykon Ameriken me mentalitetin fshataresk shqiptar,prandaj derdellit si e ema e Zeqos!
      Secili ka pervojen e vet,kur shkon ne Amerike dhe flet per aq sa ka perjetuar,ndersa ti mirel po tenton t’i besh Amerikes scanerin e p[lote!
      Ha ha haaaa!
      Je shume i vogel o mirel,sa nje hardhuce,qe te marresh persiper te analizosh jeten ne Amerike!
      Se tri nuk njeh jeten ne Shqiperi e jo me ne Amerike!
      Pse nuk ke shkruar ndonjehere per mijra te ngujuarit nga gjakmarrja ne veri te Shqiperise?
      Pse nuk ke shkruar ndonjehere se cfare demi kriminal i ka sjelle Rama popullit shqiptar me fantazmen e te ashtuquajtures “Bashgkeqeverisje me qytetaret”?
      Pse nuk ke shkruar per Bashkine e Tiranes,qe ua shet qytetareve ujin e piste per uje te pijshem,per me teper me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike?
      Ja per keto tregoji njohurite e tua, o sharlatan,se per Ameriken i ha…mune ti!
      Merru me hallet konkrete te popullit ,se me politike te madhe i rruan bythen Rames!
      Keshtu behesh me bindes e jo me pordhe labi,kur “Kalonim nga Dardanelet”!

      Reply to this comment
      • mirel August 5, 16:06

        Ca prallis kot o budalla? Mire une qe po “bekam lufte te shpartalloj kapitalizmin”, por ti fshatari shqiptar do e mbrosh?
        Kaq debile jeni xhanem?

        Reply to this comment
        • Greta August 6, 09:14

          Ta mbylli sqepin o mirel llapaqeni!
          Je bere si Ver Llapa,qe u nxjerr gjuhen te gjitheve!

          Reply to this comment
          • mirel August 6, 09:46

            O greta, o trime e Ramut Dules..sikur shoh Belinda Balluken duke festuar me paret e shtetit me balerina gjysem lakuriq. Si puna e atyre madamave qe mbajne bordellot per boset mafioze.
            Ku ju ka mbledhur te gjitha me koker.

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim