Dialog mes profesorëve Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi: “Republika e Madhe”, nga izolimi në Luftën e Dytë Botërore

July 30, 2020 13:53

Dialog mes profesorëve Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi: “Republika e Madhe”, nga izolimi në Luftën e Dytë Botërore

Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi

Në vijim të bashkëbisedimit mes profesorëve dhe diplomatëve të njohur Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi, që gazeta Dita ka botuar kohët e fundit, sot botojmë dialogun mes tyre rreth politikës së jashtme amerikane në periudhën midis dy luftrave botërore dhe hyrjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore, në mbarim të së cilës ky vend doli si fuqia dominuese e globit.

Tarifa: I dashur Ksenofon, dje diskutuam mbi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara nga themelimi i Republikës Amerikane, apo “Republikës së Madhe”, siç e ka quajtur atë Winston Churchill, deri dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo që dëshiroj të theksoj sot është fakti që, edhe pse ideja për krijimin e Lidhjes së Kombeve ishte një ide amerikane dhe vetë krijimi i saj një vepër intelejtuale e Presidentit Woodrow Wilson, vetë Amerika kurrë nuk u bë një vend anëtar i saj. Një ndër arsyet, ndoshta ndër më kryesoret, ishte se Shtetet e Bashkuara kishin pësuar shumë dëme në njerëz gjatë vitit të fundit të Luftës së Parë Botërore, kur ato u angazhuan ushtarakisht në atë luftë (rreth 120,000 të vrarë dhe mbi 200,000 të plagosur). Këto humbje, edhe pse më të pakta sesa ato të fuqive të tjera të mëdha ndërluftuse—Rusisë, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës—ndikuam në sentimentet e një pjese të madhe të amerikanëve, të cilët dëshironin, sikurse gjatë gjithë shekullit të 19-të, që Amerika të mos përzihej në punët e europianëve.

Krisafi: Dihet se përkundër të gjitha përpjekjeve të Presidentit Wilson që Shtetet e Bashkuara t’i bashkoheshin Lidhjes së Kombeve, në nëntor të vitit 1919, Senati Amerikan (me 55 vota pro dhe 38 kundër), nuk arriti që të siguronte dy të tretat e votave për të ratifikuar Traktatin e Versajës dhe, në janar të vitit 1920, Kongresi votoi kundër anëtarësimit të Shteteve të Bashkuara në Lidhjen e Kombeve. Krahu izolacionist në Kongresin Amerikan u shpreh kundër sidomos ndaj nenit X të Kartës së Lidhjes së Kombeve, i cili u kërkonte vendeve nënshkruese që të mbronin “integritetin territorial dhe pavarësinë politike të të gjithë vendeve anëtarë të Lidhjes kundër çdo agresioni të jashtëm”. Pranimi i kësaj klauzole ishte për izolacionistët amerikanë njëlloj si të nënshkruaje një “çek të bardhë” në të mirë të europianëve dhe kjo, për Shtetet e Bashkuara, do të thoshte të merrte përsipër përgjegjësi që ky vend nuk do të duhej t’i merrte.

Tarifa: Pas fitores në Luftën e Parë Botërore dhe refuzimit të Kongresit Amerikan, të dominuar nga republikanët, që Shtetet e Bashkuara të mos anëtarësoheshin në Lidhjen e Kombeve, për afro 20 vite me radhë—kryesisht nën drejtimin e presidentëve republikanë Warren Harding (1921-1923), Calvin Coolidge (1923-1929) dhe Herbert Hoover (1929-1933)—dhe deri në dhjetor të vitit 1941, kur Amerika, nën drejtimin e presidentit demokrat Franklin D. Roosevelt (FDR, 1933-1945) i shpalli luftë Japonisë dhe, menjëherë pas saj, Gjermanisë dhe Italisë, politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara u rikthye në izolacionizmin dhe neutralitetin e shekullit të 19-të. Në dallim nga politika internacionaliste e ndjekur deri atëherë, për më shumë se dy dekada, nga tre presidentë republikanë (McKinley, Roosevelt dhe Taft) dhe nga një president demokrat (Wilson), në fillim të viteve 1920, i dominuar nga republikanët, Kongresi Amerikan u shpreh për një rol të kufizuar të Shteteve të Bashkuara në botë. Dy ligje të miratuar nga ai kongres në lidhje me emigracionin—Ligji i Kuotave Emergjente (Emergency Quota Act, më 1921) dhe Ligji mbi Imigracionin (Immigration Act, më 1924)—synonin pikërisht që t’i mbanin të huajt jashtë Amerikës, duke e kufizuar së tepërmi emigrimin në Shtetet e Bashkuara.

Krisafi: Po kështu, edhe pse presidentët republikanë Warren Harding dhe Calvin Coolidge, në vitet 1920, u shrehën në favor të anëtarësimit të Shteteve të Bashkuara në Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare (Permanent Court of International Justice), e krijuar nga Lidhja e Kombeve në vitin 1922—pararendëse e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (International Court of Justice), e krijuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1945—Senati amerikan, i dominuar nga republikanët, nuk e përkrahu këtë.

Tarifa: Po, ky ishte një tjetër zhvillim i padëshiruar në politikën e jashtme amerikane të atyre viteve. Më vonë, presidenti Herbert Hoover, i cili dikur e kishte përkrahur pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në Lidhjen e Kombeve, ndoqi të njëjtën politikë izolacioniste si shumica dërrmuese e republikanëve në Kongres. Me fillimin e krizës ekonomike dhe Depresionin e Madh, në kundërshtim me këshillat e ekonomistëve dhe të biznesmenëve të mëdhenj dhe kundër vetë instinktit të tij politik, Hoover miratoi Ligjin mbi Taksat (Smoot-Hawley Tariff Act), që e kishte votuar Kongresi republikan në vitin 1930, një veprim ky, i cili i izoloi edhe më tej Shtetet e Bashkuara nga tregjet e huaja.

Krisafi: Zgjedhjet presidenciale të vitit 1932 dhe ato të vitit 1936, të mbajtura në periudhën e krizës më të rëndë që ka njohur ekonomia e Shteteve të Bashkuara deri më sot, i detyruan presidentin Hoover, i cili humbi në zgjedhjet e para, si dhe presidentin Franklin Rosevelt, që i fitoi të dyja ato zgjedhje, ta përqëndronin vëmendjen e tyre në problemet ekonomike të vendit dhe jo në politikën e jashtme. Rrjedhimisht, edhe në vitet 1930, politika e jashtme amerikane mbeti një politikë izolacioniste dhe neutrale, e cila u bë edhe më shumë e tillë për shkak të presionit të republikanëve në opozitë. Senatorët republikanë në atë kohë, përmes një numri aktesh ligjorë, vunë kufizime të shumta mbi pushtetin ekzekutiv dhe mbi vetë të drejtat e Presidentit Roosevelt, të cilat e bënë thuajse të pamundur që Amerika t’u vinte në ndihmë aleatëve të saj në Europë. Katër ligje mbi neutralitetin (Neutrality Acts), që miratoi Kongresi Amerikan në periudhën mes viteve 1935-1939, e shpallën ligjërisht të ndaluar ndihmën nga ana e Shteteve të Bashkuara për cilindo vend të angazhuar në luftë, duke mos lejuar dhënien e huave financiare, shitjen e armëve atyre vendeve, udhëtimin e qytetarëve amerikanë në anijet si të forcave të Aksit, ashtu edhe të atyre të Aleancës etj.

Tarifa: Sidoqoftë, duhet thënë se, krahasuar me sentimentet e forta izolacioniste dhe neutraliste të republikanëve, me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, sentimentet e publikut amerikan dhe sjellja e tyre politike u bënë më dinamike dhe vetë republikanët u detyruan që t’i rivlerësonin qëndrimet e tyre. Një pjesë e tyre filluan të flisnin për një politikë të jashtme “përgatitore”, që sërish nënkuptonte mosdërgimin e ndihmave vendeve aleate, por, megjithatë, siç shkruan një autor amerikan, Conrad Joyner, në librin e tij Dilema republikane (The Republican Dilemma: Conservatism or Progressivism, 1963), kërkonin përgatitjen ushtarake të amerikanëve nëse eventualisht Shtetet e Bashkuara do të futeshin papritur në luftë. Në radhët e izolacionistëve republikanë më dogmatikë kishte edhe të tillë që mendonin se “asnjë politikë që do të vinte në rrezik neutralitetin e Amerikës nuk mund të justifikohej”, ose, nëse Amerika qëndronte asnjanjëse në atë luftë, ajo “nuk do të dilte e humbur prej saj nëse luftën e humbisnin aleatët e saj”. Një ndër eksponentët republikanë izolacionistë më vokalë në atë kohë ka qenë Thomas Dewey, i cili, në pranverën e vitit 1940, deklaronte se: “Nëse ka një gjë të vetme, për të cilën biem dakord të gjithë, kjo është se ne nuk duhet të dërgojmë asnjë amerikan që të vdesë në fushat e luftës në Europë dhe se e vetmja mënyrë që vendi ynë të mbetet vërtet neutral…është që t’i rrimë larg një Lufte Europiane dhe të mos përzihemi në asnjë negociatë paqeje”.

Krisafi: Pushtimi i Europës Veriore nga ushtritë naziste, në prill të vitit 1940, dhe, më pas, pushtimi i Vendeve të Ulëta (në maj), dhe i Francës (në qershor të atij viti), nuk kishin se si të mos ndikonin në opinion publik amerikan dhe në elitën politike të atij vendi. Publiku amerikan kishte filluar t’u largohej sentimenteve izolacioniste, edhe pse republikanët ishin, përgjithësisht, të vonuar në leximin e ndryshimeve të shpejta që po ndodhnin, aq sa, edhe në nëntor të vitit 1940, pra vetëm një vit para se Amerika t’i shpallte luftë Japonisë, shumica e anëtarëve republikanë të Kongresit votuan kundër anulimit të Ligjit mbi Neutralitetin.

Tarifa: Në fakt, shumica e anëtarëve të Kongresit dhe pjesa më e madhe e publikut amerikan në atë kohë shpresonin—dhe dëshironin—që vendi i tyre t’i shmangej luftës, edhe pse fqinji i tyre verior, Kanadaja, i kishte shpallur luftë Gjermanisë qysh në tetor të vitit 1939 (menjëherë pas Britanisë dhe Francës). Sidoqoftë, në marsin e vitit 1941, duke e cilësuar Amerikën “arsenalin e madh të demokracisë” (the great arsenal of democracy), presidenti Franklin Roosevelt paralajmëroi fillimin e përgatitjeve për eventualitetin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në luftë dhe e bindi Kongresin amerikan të vendoste që të lejonte, për herë të parë, shitjen e armëve e të municioneve fuqive aleate në Europë.

Krisafi: Siç dihet nga të gjithë, gjithçka ndryshoi kur, më 7 dhjetor të vitit 1941, Japonia i sulmoi pabesisht Shtetet e Bashkuara në Pearl Arbor. Kjo ishte dita kur politika izolacioniste dhe neutraliteti amerikan e humbën terrenin e tyre një herë e përgjithmonë. Të nesërmen, më 8 dhjetor, në një fjalim historik të mbajtur në Kongresin Amerikan, Presidenti Franklin Roosevelt i shpalli luftë Japonisë. Tri ditë më vonë, më 11 dhjetor, Gjermania dhe Italia i shpallën luftë Amerikës, duke e tërhequr fuqinë më të madhe të globit në një luftë, nga e cila ajo do të dilte e vetmja fuqi hegjemone e tij.

 

Tarifa: Lufta e Dytë Botërore e ndryshoi krejt peizazhin e politikës globale dhe, bashkë me të, edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në marrëdhëniet e saj me botën dhe raportin mes fuqive të mëdha. Qysh para mbarimit të asaj luftëe, kandidati republikan për postin e Shtëpisë së Bardhë, Thomas Dewey, duke e stigmatizuar politikën e jashtme dogmatike, izolacioniste dhe neutrale të Shteteve të Bashkuara në periudhën midis dy lyftrave botërore, deklaronte se “uniteti [me shtetet aleatë në atë luftë] ishte i domosdoshëm”. Sidoqoftë, vetëm në fillimin e viteve 1940, Presidenti Roosevelt e kuptoi se Shteteve të Bashkuara u kërcënohej një rrezik ekzistencial prej Gjermanisë naziste dhe fuqive të tjera të Boshtit, dhe se mbrojtja e interesave kombëtare të Amerikës ishte e lidhur me mbrojtjen, nga ana e Britanisë së Madhe dhe e Bashkimit Sovjetik, e interesave të vet këtyre të fundit.

Krisafi: Kjo kthesë në qëndrimin e amerikanëve mund të thuhet se filloi me fjalimin e famshëm të Presidentit Roosevelt “On Lend-Lease”, mbajtur më 15 mars 1941, ku ai formuloi atë ide, të cilën, pas agresionit japonez në Pearl Harbor, në dhjetor të atij viti, do ta quante “the Great Alliance” (Aleanca e Madhe) për mposhtjen e fuqive të Boshtit. Studiuesi amerikan Thomas Donnelly, argumenton se ishin vetëm nevojat e Luftës së Dytë Botërore—kryesisht nevoja për trupat e Ushtrisë së Kuqe dhe aftësia e kësaj ushtrie për të përgjakur makinën ushtarake të Gjermanisë naziste—ato që e shtynë presidentin Roosevelt në atë kohë që të pranonte idenë e një partneriteti afatgjatë me Europën. Kjo ishte, në fakt, hera e parë në historinë e saj, që Amerika u bë pjesëtare në një aleancë me fuqi të tjera, për të krijuar dhe konsoliduar më vonë Aleancën trans-Atlantike, aleancën politiko-ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia deri më sot.

Tarifa: Është e vërtetë se, ndërsa kishte filluar operacionet ushtarake në frontin e Paqësorit, Amerika vendosi t’u bashkohej forcave aleate në teatrin europian të luftës relativisht vonë. Periudha pas tragjedisë në Pearl Harbor deri në dërgimin e trupave të para amerikane në Europë u shërbeu amerikanëve që të përgatiteshin për një luftë, nga e cila ata mund të dilnin veçse fitimtarë. Pothuasje e gjithë ekonomia e Shteteve të Bashkuara u shndërrua, brenda pak muajve, në një ekonomi që filloi të prodhojë për nevojat e luftës, duke mobilizuar të gjitha resurset e mundshme njerëzore, sidomos vajzat dhe gratë. Fabrikat dhe uzinat, që deri atëherë kishin prodhuar për nevojat e popullsisë civile, u transformuan shumë shpejt në industri lufte, duke prodhuar automatikë e mitralozë, municion luftarak, tanke, anije dhe avionë. Për nevojat e industrisë së luftës, deri në vitin 1943, në Shtetet e Bashkuara u punësuan për herë të parë rreth dy milionë gra e vajza. Kjo dukuri do të kishte efekte të jashtëzakonshme ekonomike e sociale në Amerikën e pas-luftës, veçanërisht në ndryshimet e thella që nisën të ndodhin në shoqërinë dhe në familjen amerikane në vitet 1950 dhe 1960.

Krisafi: Këtë dukuri sociologjike ju e keni shpjeguar mjaft mirë në njërin prej studimeve tuaja mbi Amerikën e viteve 1960 dhe emancipimin erotik të shoqërisë. Transformimi që pësuan ekonomia dhe kapacitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin të jashtëzakonshme, madje pa precedent në histori. Sipas një vëllimi shumë interesant, titulluar Ekonomia e Luftës së Dytë Botërore (The Economics of World War II: Six Great Powers in International Comparison (Cambridge University Press, 1998), ndërsa në vitin 1939, Shtetet e Bashkuara kishin rreth 174,000 forca këmbësore, 126,000 trupa në flotën detare, 26,000 në forcat ajrore, 19,700 trupa marinse dhe 10,000 forca mbrojtëse në bregdet, në vitin 1945, numri i tyre ishte shumëfishuar në 6 milion forca këmbësore, 3.4 milion në flotën detare, 2.4 milion në forcat ajrore, 484,000 në trupat marinse dhe 170,000 në forcat mbrojtëse bregdetare. Po kështu, ndërsa në vitin 1939 Shtetet e Bashkuara kishin vetëm 2,500 avionë luftarakë dhe 760 anije luftarake, në vitin 1945 numri i tyre u rrit në 80,000 avionë dhe 2,500 anije luftarake.

Tarifa: Është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara nuk mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore atë peshë që përballoi Bashkimi Sovjetik dhe nuk pësuan humbjet njerëzore e materiale që pësoi ky i fundit. Megjithatë, pranohet nga të gjithë se Amerika dha një kontribut të jashtëzakonshëm në atë luftë dhe e shpejtoi fundin e saj. Nga fundi i vitit 1941 deri në mbarimin e luftës, në vitin 1945, në operacionet e saj morën pjesë rreth 16 milion amerikanë, që do të thotë afërsisht 12 për qind e popullsisë 130 milionëshe të Shteteve të Bashkuara në atë kohë. Më shumë se 400,000 ushtarë amerikanë nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre pas lufte dhe rreth 670,000 të tjerë u kthyen prej saj të plagosur. Gjatë viteve 1941-1945, Amerika i ndihmoi aleatët e saj me armatime, municione dhe materiale të tjera luftarake në një vlerë rreth 50 miliardë dollarë (një shumë kjo e jashtëzakonshme nëse mbajmë parasysh vlerën e dollarit amerikan në atë kohë).

Krisafi: Edhe pse forcat ushtarake amerikane fillimisht u hodhën në ofensivë kundër ushtrive naziste në “teatrin mesdhetar” të luftës—në Afrikën e Veriut, në nëntorin e vitit 1942, duke i detyruar ato që të tërhiqeshin e të dorëzoheshin (në Tunizi, në majin e vitit 1943); pushtuan Sicilinë, në korrikun e vitit 1943, dhe morën Romën, më 4 qershor 1944—kontributi më i madh i Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore ishte, natyrisht, zbarkimi i trupave të saj (dhe i trupave të aleatëve të saj britanikë dhe kanadezë) në bregdetin e Normandisë, në veri të Francës, më 6 qershor 1944, datë kjo, e cila ka hyrë e do të mbetet në histori me emrin “D-Day”.

Tarifa: Ashtu si ju, edhe unë e kam vizituar Normandinë dhe e imagjinoj fare mirë përpjekjen e jashtëzakonshme të amerikanëve dhe të aleatëve të tyre për të zbarkuar në bregdetin e saj.

Krisafi: Në një ditë të vetme, nga 7,000 anije luftarake zbarkuan në brigjet e Normandisë rreth 195,000 forca nga tetë vende aleate. 73,000 prej tyre ishin nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa 60,300 ishin nga Britania e Madhe dhe nga Kanadaja. Vetëm ditën e parë, ranë në fushën e betejës 10,300 trupa nga këta tri vende aleatë. Tri javë më vonë, në fund të muajit qershor, në brigjet e Normandisë kishin zbarkuar mbi 850,000 forca ushtarake të vendeve aleate, 148,000 mjete ushtarake e transporti dhe mbi 570,000 tonë pajisje, armatime e municione.

Tarifa: Dhe është një fakt i pranuar gjerësisht se hapja e këtij fronti të dytë në Europën Perëndimore, së bashku me ofensivën e Ushtrisë së Kuqe në Lindje, e përshpejtuan disfatën e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Krisafi: Pa dyshim. Kapitullimi pa kushte i Gjermanisë, më 7 maj 1945, dhe i Japonisë, më 2 shtator të po atij viti (pas tragjedisë bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki), shënuan fundin e luftës më të madhe e më shkatërrimtare në historinë e njerëzimit, në të cilën humbën jetën mbi 55 milionë njerëz. Në atë luftë morën pjesë më shumë se 50 shtete, por pasojat e saj u ndjenë për një kohë të gjatë, jo vetëm në Europë, në Azi, në Afrikën e Veriut, në rajonin e Paqësorit dhe në Mesdhe, por në të gjithë globin.

Tarifa: Përveç pasojave të tjera të saj, Lufta e Dytë Botërore do të mbetet në histori si ngjarja që shënoi fundin e Europës Perëndimore si qendra e fuqisë globale dhe, bashkë me të, fundin e një sistemi global shumëpolar, duke mundësuar krijimin, fillimisht, të një sistemi dypolar dhe, më pas, të një sistemi njëpolar, në të cilin Amerika do të bëhej—dhe për mendimin tim vazhdon të mbetet—e vetmja fuqi hegjemone e globit. Për këtë subjekt, sidoqoftë, nëse dëshironi, mund të diskutojmë në një rast tjetër.

 

July 30, 2020 13:53
Komento

14 Komente

  1. ILIRO-OSMAN July 30, 14:04

    INXHINERIMI i Luftes se Dyte ishte vazhdim i te Pares, shkatrimin e kombit gjerman.
    Gjermanet sikur edhe JEZUSI kundershtuan SATANIN dhe u masakruan.
    Lidhja, OKB-ja jane organizma te SATANIT per te instaluar REGJIMIN SATANIK BOTEROR.
    Deshironi te flasim per trafikim femijesh dhe seks me femije te trupave te OKB-s?

    Reply to this comment
  2. ILIRO-OSMAN July 30, 14:05

    OKB duhet te shkrihet ose se paku te debohet nga Amerika dhe te vendoset ne CITY OF LONDON.

    Reply to this comment
  3. SUPER ARNAUT July 30, 14:07

    Rubrikat Sanco-Panco qe ka filluar Dita jane shume argetuese.

    Reply to this comment
  4. Shqiptar July 30, 16:45

    O te nderuar “professore”! Rrini me mire ne shtepi ne pension dhe mjaft me keto perralla me mbret qe shkruani se njerezit i dine ndoshta me mire se ju keto qe shkruani. Nuk e dija qe paska profesore me titull Shqiperia. Ndoshta e kini marre me dekret ose e kini blere titullin ne ndonje dyqan. Se Universitetet e Shqiperise jane si dyqane sallami dhe jo institucione shkencore keshtu qe te nderuar “profesor” pe gjoja rrini hani ndonje cope buke ne shtepi sesa beni keto batuta per tu dukur si profesore perendimi.

    Reply to this comment
  5. Berti July 30, 16:53

    Edhe dicka tjeter. Nuk e di ne se bashkebiseduesit e dine te verteten mbi hyrjen e SHBA ne lufte
    Ne shume burime amerikane tregohet se kandidati republikan Wendell Wilkie frikesoi votuesit amerikane duke u thene se “ne daci Ameriken te hyje ne nje lufte per hegjemoni ne Europe, votoni per Rooseveltin.
    Kjo pati nje efekt te dukshem negativ ne pollet e kohes dhe Roosevelti reagoi menjehere duke thene “Se kjo eshte vetem nje shpifje elektorale dhe u premtoi votuesve se po te rizgjidhej ai president Amerika, ne asnje rrethane nuk do te perzihej ne luftrat per hegjemoni midis fuqive europiane..
    Dhe Roosevelti fitoi duke marre 54.74% te votave.

    Reply to this comment
  6. Piro July 30, 17:45

    Po Berti,
    Keto dite perfundova se lexuari librin e nje autori dhe komentatori te shquar te televizionit amerikan (ka qene nominuar edhe kandidat per president), Patrick Buchanan, per hyrjen e SHBA ne luften II Boterore ku ai jep edhe nje detaj interesant.
    Para se SHBA te hynte ne lufte Churchilli dhe Roosevelti jane takuar ne menyre sekrete ne nje anije luftarake ne det.
    Ne ate kohe, qysh kur Gjermania pushtoi Polonine perendimore, Britania e Madhe dhe Franca i shpallen menjehere lufte Gjermanise dhe flota luftarake britanike kishte bere bllokaden detare, duke i prere
    Gjermanise burimet energjetike dhe te lendeve te para. Gjermania nuk kshte flote luftarake qe te matej me ate
    britaniken, por me ato U-Boot (nendetset) gjermanet kishin mbytur mbi 100 anije tregetare britanike.
    Churchilli mori premtimin e Rooseveltit qe anijet tregetare britanike te shoqeroheshin nga anije lufte amerikan.
    Komanda gjermane urdheroi U-Bootet e saj qe te qellonin vetem anijet tregtare por jo anijet luftarake amerikane , te cilat mund t’i qellonin vetem ne vetembrojtje.
    Ne nje incident qe nendetsja gjermane u godit ajo i ktheu zjarrin dhe mbyti anijen luftarake amerikane.
    Ate dite Roosevelti iu drejtua me radio popullit amerikan se ne kushtet kur nendetsja gjermane kishte mbytur anijen amerikane, qeveria amerikane i shpallte lufte Gjermanise.

    Reply to this comment
    • ILIRO-OSMAN July 30, 17:53

      Si provohen se keto qe shkrove jane tge VERTETA?

      Reply to this comment
      • Brandi July 30, 20:34

        Ai te ka dhene emrin e autorit Amerikan Pat Buchanan, dhe ne mos gaboj ligri per te cilin ai flet quhet Republike – Jo perandori”
        Kerkoje ne Internet dhe bleje ne Amazom.com.
        Sidoqofte i fituari me i madh ishte Rusia Sovjetike qe me marreveshjet e Potsdamit iu dhane si demshperblim industria e Gjermanise Perendimore (duke perfshire fabrikat e te vetmeve raketa te telekomanduara qe u perdoren ne Luften II Boterore) si dhe nje te treten e industrise se Gjermanise perendimore.
        Per komunizmin boteror Lufta e Dyte ishte nje dhurate e jashtezakoneshme se si rezultat i saj komunizmi u u be sistem boteror perhap ne tere Evropen Lindore (duke perfshire Shqiperine, fatkeqesisht), Kinen, Vietnamin e Korene e Veriut.

        Reply to this comment
  7. Lili July 30, 19:18

    Per ngarjet e sotshme ne Parlamentin shqiptar, pritni edhe 50 vite qe kjo dyshja te merr mend e te lexojne pak literature!

    Reply to this comment
  8. Gzim Kulufi July 30, 19:18

    Po-po, Tarifa-Krisafi, hapja e nje fronti te dyte (si kofini pas te vjelit) e pershpetoi perfundimin e L2B! Se po mos ta kishin hapur, e kishit rusin dhe sovjetet deri ne Atlantik!

    Reply to this comment
  9. Brandi July 30, 20:35

    Ai te ka dhene emrin e autorit Amerikan Pat Buchanan, dhe ne mos gaboj ligri per te cilin ai flet quhet Republike – Jo perandori”
    Kerkoje ne Internet dhe bleje ne Amazom.com.
    Sidoqofte i fituari me i madh ishte Rusia Sovjetike qe me marreveshjet e Potsdamit iu dhane si demshperblim industria e Gjermanise Perendimore (duke perfshire fabrikat e te vetmeve raketa te telekomanduara qe u perdoren ne Luften II Boterore) si dhe nje te treten e industrise se Gjermanise perendimore.
    Per komunizmin boteror Lufta e Dyte ishte nje dhurate e jashtezakoneshme se si rezultat i saj komunizmi u u be sistem boteror perhap ne tere Evropen Lindore (duke perfshire Shqiperine, fatkeqesisht), Kinen, Vietnamin e Korene e Veriut.

    Reply to this comment
  10. Alban Hamzai July 31, 09:26

    Profesoret diskutojne te sterdiskutuarat e botes (ato jane problem kryesor I shqiptareve sot ) dhe nuk diskutojne problemet themelore te Shqiperise sot ,qe per 30 vjet vertitemi si kali ne leme ,qe per 30 vjet bejme levizje rrethore ,qe per 30 vjet nuk vendosim bazat themelore te demokracise etj etj.Ju lumte profesora ! Shqiperia nuk dihet ku eshte e cfare ben dhe ju krihei ,ne vend qe te jeni ne balle te zgjidhjes se problemeve te vendit .Bota I ka vendosur pikat mbi I-te pa lindur ju akoma .

    Reply to this comment
  11. Samuel August 1, 12:16

    O Piro,
    Dmth mezi u prit te gjendej nje sebep per te filluar nje bote e tere (thuajse) lufte kunder Gjermanise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim