Haradinaj, i ashpër me Mogherinin: E keni humbur kredibilitetin

December 17, 2018 17:55

Haradinaj, i ashpër me Mogherinin: E keni humbur kredibilitetin

Kryeministri i Kosovës ka konfirmuar tensionet në takimin me përfaqësues të Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Express. Në fjalinë e tij para përfaqësuesve të BE’së, Ramush Haradinaj ka folur për dialogun si dhe për idenë për shkëmbim të territorit, që siç ka shkruan i pari i ekzkekutivit ka dëmtuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Haradinaj është shprehur se BE po neglizhon perspektivën evropiane për Kosovën edhe pse ky është një nga pritoritetet më të larta që ka shteti.

Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës. Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë”, është shprehur Haradinaj.

Për shtetet antare të BE’së, ai ka pasur edhe thirrje që të përshpejtohen proceset e integrimit.

Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet. Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, është përmendur edhe krijimi i ekipit negociator i bashkëkryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti që sipas tij është hap madhor drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

 

Fjalimi i plotë:

E nderuar Përfaqësuese e Lartë Mogherini,

I nderuar z. Danielsson,

Të nderuar përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së,

Republika e Kosovës mirëpret Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të rishikimit të progresit dhe sfidave në rrugën tonë europiane.

Përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë europiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.

Qëndroj këtu sot si kryeministër i një shteti sovran. Unë përfaqësoj popullin tim që ka vuajtur për besimin e tij në liri – dhe vazhdon të vuajë edhe sot.

Me bindje të plotë mund të them se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Europian se sa Kosova. Vlerat tona janë vlerat tuaja, shpresat tona për fëmijët tanë janë të njëjta me shpresat tuaja për fëmijët tuaj.

Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës.

Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë.

Edhe përkundër angazhimit të plotë në Agjendën e Reformës Europiane(ERA), dhe reformave të fuqishme të ndërmarra për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe institucionet e tij, Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE. Njerëzit tanë sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë. Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret.

Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju:

Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne.

Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes europiane.

Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë.

Si Kryeministër, ndodhem këtu për t’iu ballafaquar me të vërtetën, realitetin dhe orientimin e vendit tim, jo çfarë doni ju të dëgjoni, ose për çka jeni njoftuar nga dikush tjetër. Realiteti është se ne jemi shtet sovran, demokratik dhe multi-etnik, dhe bazuar në këtë të vërtetë të padiskutueshme, ne duam të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Prandaj, si Kryeministër, unë kam ecur përpara dhe kam paraqitur një draft Marrëveshje Gjithëpërfshirëse që e keni parë, si hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim përpara. Përveç kësaj, më 15 dhjetor Parlamenti i Kosovës votoi delegacionin e Kosovës për dialog. Delegacioni do të bashkëkryesohet nga Zëvendëskryeministri Limaj dhe kreu i Partisë Social Demokratike të partisë opozitare Shpend Ahmeti. Është delegacion gjithëpërfshirës me synimin që të përfshihen edhe palë të tjera. Ky është hap madhor në demokracinë tonë dhe i përgëzoj të gjithë deputetët e Kosovës që votuan delegacionin.

Marrëveshja përfundimtare synon të sjellë paqe afatgjatë dhe të sigurojë të ardhme prosperuese europiane për të dy shtetet. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç, përderisa BE-ja ofron garanci, për të mbushur hendekun e mundshëm midis dy vendeve. Le të jemi të sinqertë, të hapur dhe të drejtpërdrejt në këtë mision.

Të nderuara shtete anëtare,

Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj përgjatë dekadave. Ju erdhët për të na ndihmuar në kohë të vështira. Ju na ndihmuat të ndërtojmë atë që kemi sot.

Por tani ka ardhur koha për të ecur përpara me vendosmëri dhe me shpejtësi – si partnerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani!

Ju faleminderit për organizimin e Këshillit të Tretë të MSA-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Kosova pret që në javët dhe muajt e ardhshëm të thellojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë kontraktuale.

 

v.l/ Dita

December 17, 2018 17:55
Komento

13 Komente

  1. Jak Boston December 17, 18:15

    Bravo kryeministri Haradinaj!
    Gjerat thuhen hapur dhe pa ndrojtje, pasi “europianet” e tipit Mohegrini jane jane aty me shume per veten sesa per vlerat.
    Atehere na lind e drejta te pyesim me cfare Europe po merremi?
    Me Europen e vlerave apo ate te interesit?
    Mogherini perfaqeson Europen e interesit. Ceshtjet shqiptare nuk duhet asesi te ju lihen ne dore ketyre europianeve socio-komuniste te perendimit, pasi boll jemi demtuar prej tyre.

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... December 18, 00:28

      Pse nuk merni sali berishen per kryeminister tau zgjdhi nje here e mire problemet me evropen dhe serbine.
      Me punen e tij ne shqiperi ai na e ka bere evropen kaq te dashur sa ne nuk mund te shohim gje tjeter pervec enderrave me evrope.
      Me elegancen e nje burri te vertet shteti ai ne 1997 na kthehu ne miqe te mire me serbin e grekun duke na i shkulur ato dhembe, dhemballe e thonje qe regjimi komunist mezi na i vuri prej rusit e kinezit. Tani ne jemi kthyer nga shteti me bole prej komunisti me hije te nje shteti ne kopene e qingjave me barinj grek e serbe, dhe me ball kopeje sytin edi rama e ilir meta.

      Reply to this comment
  2. malsori December 17, 18:24

    Te gjitha keto qe u tha ne sy Kryeministri i Kosoves perfaqsues se lart te Europes Zj.Mogherini jane shume te verteta.Bruxseli e ka trajtuar Serbine shume te privilegjuar ne nje kohe qe ka bere genocid ne Kosove dhe nuk ka kerkuar falje pale te paguaj per te vraret dhe demet kolosale materiale.Shume drejte, dialogu te vazhdoj kur Serbija te njoh shtetin e Kosoves dhe genocidin fashist kunder popullit te Kosoves.Kosova te mbeshtetet tek USA.Kombi Shqiptar eshte plotsisht me Kosoven.Rrofte Kosova shtet i lire dhe Sovran.Malsori Boston.

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela December 17, 18:55

      Fjale me vend.
      Evropa ka qene njerke per shqiptaret dhe nene e dhemshur per greket, serbet, malazest e me radhe.
      Me ta duhet folur troç e me kurajo, por pa megallomani.
      Pershendetje!

      Reply to this comment
  3. lisi December 17, 19:46

    Do te mbahesh mend si shqiptar ie burre i vertete POSHTE THACI ME KELYSHET E TIJ!

    Reply to this comment
  4. fteri December 17, 20:35

    Një fjalim i shkëlqyer i R.Haradinajt ,ngjanë me atë fjalim brilant të prerë të E.Hoxhës në v. 1946 kur shqipëria kërkonte të pranohet në organizatën e kombeve të bashkuara .

    Reply to this comment
  5. alphade December 17, 22:14

    Me duket se ka kopjuar Enver Everestin shqiptar,ky krye-
    ministri i Kosoves.”Ne Paris u mblodh UNO-ja, fol Enver
    te lumte goja…. “

    Reply to this comment
  6. Bashkim Sulaj December 17, 23:01

    per komentuesin Lisi Ke harrue me shtue edhe shkerdhatat matane kufini.flm

    Reply to this comment
  7. Lala December 17, 23:06

    Bravo RAMUSH HARADINAJ keshtu flasin burrat .

    Reply to this comment
  8. Pedagogu durrsak December 18, 06:43

    Te lumte, Z. Haradinaj ! Edhe ne qytetareve te Shqiperise, vellezer me Ju kosovaret, na behet zemra mal kur qeverite tona mbrojne me te drejte dhe pa ekuiivok te drejtat tona ne raport me BE-ne. BE- u tregua e pabese me Kosoven, nuk e mbajti fjalen per levizjen e lire te kosovareve. Nga ana tjeter, BE tregohet e njeanshme, duke e llastuar Serbine ne pretendimet e saj te padrejta ndaj Kosoves. Duhej dhene nje shuplake ne seline e BE ne Bruksel dhe Ju e bete Z. Haradinaj. Respektin tim, me zemer Z. Haradinaj.

    Reply to this comment
    • Aleksander December 18, 13:15

      Shume shtete kane ndryshuar emer kur kane dashur ta bejne.Eshte e drejte e popullit qe jeton ne ate vend, te shkoje ne referendum e ta vendose te quhet Dardania…perse jo ?! Ramushi madheshtor.Keshtu i do mushka drute.

      Reply to this comment
  9. Dulla December 18, 12:54

    Ky duhet te perfaqsoje edhe shqiperine !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*