Dialogu mes dy profesorëve: Si një Amerikë esencialisht izolacioniste dhe neutrale u bë fuqia drejtuese e globit

July 29, 2020 12:43

Dialogu mes dy profesorëve: Si një Amerikë esencialisht izolacioniste dhe neutrale u bë fuqia drejtuese e globit

Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi

Në vijim të bashkëbisedimeve mes profesorëve dhe diplomatëve të njohur Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi, dy prej njohësve më të mirë të marrëdhënieve, të institucioneve e të politikës ndërkombëtare, që gazeta Dita ka botuar kohët e fundit, sot botojmë të plotë një tjetër bashkëbisedim mes tyre, i cili ka për subjekt metamorfozën e fuqisë amerikane nga krijimi i Shteteve të Bashkuara—“Republikës së Madhe”, siç e ka cilësuar këtë vend Winston Churchill—deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore dhe “misionin” e kësaj fuqie të madhe për të marrë në dorë rolin e lidershipit global.

Krisafi: Rreth dy javë më parë, i dashur Fatos, në artikullin tuaj “Doktrinat presidenciale në politikën e jashtme amerikane”, botuar në gazetën Dita, ju i dhatë një shpjegim shumë interesant metamorfozës që ka pësuar fuqia amerikane, bazuar në një analizë kritike të doktrinave mbi të cilat është sendërtuar politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara kryesisht gjatë shekullit të 20-të dhe në fillimet e shekullit të 21-të. Ajo që ju keni argumentuar më së miri në atë artikull është ideja se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pranuar asnjëherë të jetojnë në status quo dhe se ky vend gjithnjë ka qenë e mbetet një katalizator për ndryshimin e shoqërisë e të marrëdhënieve njerëzore, jo vetëm të shoqërisë amerikane, por edhe të shoqërisë ndërkombëtare. Unë pajtohem tërësisht me këtë pikëpamje tuajën, e cila, mua, si një ekspert i së drejtës ndërkombëtare, i institucioneve dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, më nxit që të dua të diskutoj më tej me ju mbi këtë çështje, duke u fokusuar veçanërisht në rolin e Presidentit Woodrow Wilson dhe Lidhjes së Kombeve, së parës organizatë ndërkombëtare të mirëfilltë me karakter universal.

Tarifa: Me shumë kënaqësi, i dashur Ksenofon. Ajo çfarë unë kam argumentuar në atë artikull është fakti—i njohur 2për këdo që ka sado pak dijeni mbi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara nga themelimi i Republikës Amerikane deri në goditjen e befasishme që ajo pësoi nga Japonia, në Pearl Harbor, më 7 dhjetor 1941—se SHBA ka qenë një fuqi ushtarake e mënjanuar, ose “e izoluar” nga bota. Politika e saj ka qenë e orientuar, së pari, në zhvillimin ekonomik të vendit, së dyti, në zgjerimin e territoreve të saj në kontinentin e Amerikës Veriore dhe, së treti, në ngritjen e saj si një fuqi e madhe, pa u angazhuar në aleanca me fuqi të tjera.

Krisafi: Kjo traditë “izolacioniste” nis qysh me Presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington, i cili, në fjalimin e tij të lamtumirës, më 19 shtator 1796, në mos gaboj, i këshillonte pasardhësit e tij që “t’u qëndronin larg aleancave të përhershme me cilëndo pjesë të botës së huaj”. Në fakt, duke filluar nga ajo kohë dhe deri në fillimin e shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara e evituan vazhdimisht krijimin e aleancave formale me fuqi të tjera. I pari përjashtim duket se ndodhi gjatë Luftës Revolucionare në Amerikë kur, më 6 shkurt 1778, u nënshkrua në Paris Traktati i Aleancës me Francën. Në bazë të atij traktati, Franca njihte dhe përkrahte pavarësinë dhe sovranitetin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara, në shkëmbim, zotoheshin se do të ishin aleatja ushtarake e Francës nëse kjo e fundit do të hynte në një luftë me Anglinë. Pesëmbëdhjetë vite me vonë, kur Franca dhe Anglia hynë në luftë me njëra-tjetrën, Amerika nuk iu përmbajt kushteve të atij traktati dhe shpalli Deklaratën e Neutralitetit, me të cilën theksonte se do të mbante një qëndrim neutral në atë luftë.

Tarifa: Pikërisht. George Washington besonte se angazhimi në aleanca me fuqi të tjera do të bënte që paqja dhe prosperiteti i Amerikës të bëheshin “pre e ambicjeve, e rivalitetit, e interesave, e humoreve ose e kapriçove europiane”. Ai vlerësonte si një politikë më të mirë dhe më realiste për Shtetet e Bashkuara krijimin e “aleancave të përkohshme për emergjenca të jashtëzakonshme”, çka, në fjalorin e sotëm politik quhen koalicione ad hoc të vullnetit, si koalicioni që Presidenti George W. Bush krijoi për të realizuar luftën në Irak. Kjo filozofi politike e presidentit të parë amerikan gjeti shprehjen e vet diplomatike në veprimtarinë e çdo administrate të Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të 19-të. John Quincy Adams, kur ishte Sekretar i Shtetit në administratën e presidentit James Monroe (të cilin ai e zëvendësoi në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë presidenti i gjashtë i Shteteve të Bashkuara), refuzoi në atë kohë një ofertë të Britanisë së Madhe për një deklaratë të përbashkët anglo-amerikane kundër rikolonializimit të Botës së Re, duke u shprehur në favor të një politike neutrale, siç ishte Doktrina Monroe.

Krisafi: Kjo ka qenë e para doktrinë e një presidenti amerikan, e cila, me parrullën “Amerika për Amerikanët”, u bë parimi udhëheqës i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Përmes kësaj doktrine, Shtetet e Bashkuara, duke mbetur një vend neutral, arritën të vendosnin hegjemoninë e tyre në hemisferën perëndimore.

 Tarifa: John Adams, në fakt, i qëndroi besnik filozofisë politike të presidentit George Washington, duke theksuar se ai nuk donte që Amerika të shndërrohej në një “diktatore e botës”. Nëse do të bëhej e tillë, shprehej Adams, “ajo nuk do të kishte më pushtet mbi shpirtin e saj”. Sipas tij, misioni i Amerikës nuk ishte që “t’u shkonte pas monstrave kudo që ishin dhe t’i shkatërronte ato”. “Ne jemi”, thoshte ai, “dashamirësit e të gjithë atyre popujve që kërkojnë liri, por ne garantojmë vetëm lirinë tonë”.

Krisafi: Në fakt, duke shpallur neutralitetin e Amerikës në konfliktet e ardhshme mes fuqive europiane, Doktrina Monroe, siç keni argumentuar edhe ju në artikullin tuaj, përfaqësonte një moment shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Tarifa: Sigurisht, pasi kjo doktrinë i paralajmëronte fuqitë europiane që të mos përpiqeshin më tej të kolonizonin territore në Amerikën e Veriut dhe të Jugut dhe as të ndërhynin në punët e brendshme të kombeve të Amerikave. Edhe pse Shtetet e Bashkuara do të qëndronin neutrale në luftrat mes fuqive europiane dhe kolonive të tyre, sipas kësaj doktrine, nëse luftra të tilla do të ndodhnin në kontinentin amerikan, Shtetet e Bashkuara do i konsideronin ato si veprime armiqësore ndaj interesave të saj.

Krisafi: E ndarë dhe e mbrojtur prej fuqive të tjera të mëdha të globit nga dy oqeane të mëdhenj, Amerika ndoqi një politikë esencialisht izolacioniste e neutrale përgjatë gjithë shekullit të 19-të. Pothuajse të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara, demokratë dhe republikanë, deri në fillim të shekullit 20-të, kanë ndjekur filozofinë politike të George Washington-it e të Thomas Xheferson-it dhe parimet e politikës së tyre të jashtme.

Tarifa: Kjo është mëse e vërtetë. E para ngjarje e madhe historike që shënoi një devijim nga kjo politikë tradicionale amerikane ishte lufta kundër Spanjës, në vitin 1898, dhe të parët politikanë që e ndryshuan kursin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara ishin presidenti William McKinley (1897-1901) dhe Theodore Roosevelt, në atë kohë ndihmëssekretar i Flotës i Shteteve të Bashkuara, por që katër vite më vonë, më 1901, u bë president i atij vendi. Në fakt, president McKinley u detyrua, kundër dëshirës së tij, të hynte në luftë me Spanjën për shkak të debatit të gjerë publik që u zhvillua në atë kohë lidhur me shkaqet misterioze të mbytjes së anijes luftarake amerikane “USS Maine”, si dhe për shkak të lajmeve që vinin nga Kuba mbi masakrat e spanjollëve në atë vend. Në atë luftë, Shtetet e Bashkuara jo vetëm e mundën Spanjën, këtë fuqi të madhe koloniale, por edhe i morën asaj Filipinet, Kubën, Porto Rikon dhe Guamin në Oqeanin Paqësor. Vënia nën kontrollin amerikan e këtyre ishujve, që më parë kishin qenë koloni të Spanjës, shënoi të parin pushtim ushtarak të Shteteve të Bashkuara në territore të huaja dhe, me këtë, mund të thuhet se iu dha fund—edhe pse jo krejtësisht—politikës izolacioniaste të saj. Ishte po në atë kohë (në vitin 1898)—dhe përsëri me insistimin e presidentit McKinley—që Shtetet e Bashkuara, duke përdorur në luftën kundër Spanjës bazën detare në Pearl Harbor, në ishujt Hawaii, i aneksuan këta ishuj, të cilët, dy vite më vonë, u bënë zyrtarisht një territor amerikan dhe, në vitin 1959, shteti i 50-të i SHBA.

Krisafi: Lufta e vitit 1898 kundër Spanjës nuk mund të konsiderohet thjesht një “anomali historike” për Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, Amerika e kishte përmbushur ëndrrën e saj, të ashtuquajtur “Manifest Destiny” në hemisferën veriore të kontinentit amerikan, por ambicjet e saj nuk mund të kufizoheshin më vetëm në atë kontinent. Duke pushtuar Filipinet dhe duke e shndërruar Guamin në një territor amerikan, Shtetet e Bashkuara i zgjeruan ndjeshëm mundësitë e tyre konkurruese me fuqitë e tjera të mëdha për të bërë tregti me Kinën. Madje, qysh përpara se të fillonin negociatat e paqes me Spanjën e mundur në atë luftë, në Paris (shtator-dhjetor 1898), presidenti McKinley i kishte kërkuar Kongresit Amerikan që të shqyrtonte mundësitë që Amerika të bënte tregti në rajonin e Azisë Lindore, duke insistuar në krijimin e një “politike të dyerve të hapuara” (Open Door Policy) me Kinën.

Tarifa: Ishte po presidenti McKinley ai që insistoi—dhe mori mbështetjen e Kongresit Amerikan—për të negociuar me Britaninë ndërtimin e një kanali përmes Amerikës Qendrore, i cili të lidhte Oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Edhe pse McKinley u vra (më 1901), pa nisur punimet e atij kanali (Kanali i Panamasë), ndërtimi i tij nga Shtetet e Bashkuara, një projekt që zgjati dhjetë vite (1904-1914), ishte jo vetëm një ndër projektet inxhinierike më të mëdha e më të vështira të të gjitha kohëve, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e tregtisë në shkallë globale.

Krisafi: Në dekadën e fundit të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të Amerika dukej se po kërkonte të ngjitej në skenën botërore si një fuqi e madhe. Presidenti republikan Theodore Roosevelt (1901-1909), i cili pasoi në detyrë presidentin McKinley, kishte një vizion internacionalist, nëse mund të shprehem kështu. Ai besonte se Amerika duhej të luante një rol më të madh në politikën globale dhe të angazhohej në çështje që i kapërcenin kufijtë e saj nacionalë.

Tarifa: Presidenti Roosevelt e konsideronte Amerikën si një fuqi të barabartë në klubin e Fuqive të Mëdha dhe, nëse interesat e saj do të binin ndesh me ato të fuqive të tjera të mëdha, ai besonte se Amerika do të duhej të mobilizonte të gjitha resurset e saj për të mbrojtur dhe promovuar interesin e saj kombëtar. Sidoqoftë, duhet thënë se, asnjë prej presidentëve amerikanë, as Theodore Roosevelt, as Woodrow Wilson dhe as Franklin Roosevelt, nuk kishin mundur ta imagjinonin dot se Shtetet e Bashkuara do të bëheshin një ditë fuqia hegjemone e globit. Ata e shihnin një “koncert” të fuqive të mëdha si alternativën më të mirë ndaj luftrave të përsëritura mes aleancave rivale. Presidenti Roosevelt ishte ai që e inkurajoi pavarësinë e Panamasë nga Kolumbia në vitin 1903, në mënyrë që ta blente më vonë atë territor në të cilin do të ndërtohej Kanali i Panamasë. Në kujtimet e tij, ai shkruan se: “veprimi më i rëndësishëm” që ai kishte kryer në fushën e politikës së jashtme, si president i Shteteve të Bashkuara, “kishte të bënte me Kanalin e Panamasë”. Ndërtimi i këtij kanali, sipas tij, ishte jo thjesht përmbushja e ëndrrës së Kolombit dhe një hap i madh për qytetërimin, por ishte, parasëgjithash, një faktor i rëndësishëm dhe vendimtar për fatin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara si fuqia detare tregtare dhe ushtarake supreme e globit.

Krisafi: Jo vetëm kaq, por në përmbushje të vizionit të tij mbi misionin e ardhshëm të Amerikës, presidenti Roosevelt, gjithashtu, rriti numrin e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, negocioi përfundimin e Luftës Ruso-Japoneze, (për çka atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe, në vitin 1906), realizoi pushtimin e Filipineve dhe, duke e zhvilluar më tej Doktrinën Monroe, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin ushtarakisht në çdo vend të Amerikës Latine, në rast se do të konstatonin se ky apo ai vend keqqeverisej, ose u bënte keq vendeve të tjerë.

Tarifa: William Howard Taft, edhe ky republikan, i cili zëvendësoi presidentin Theodore Roosevelt në krye të Shtëpisë së Bardhë (1909-1913), ndoqi, pak a shumë, të njëjtën frymë internacionaliste në politikën e jashtme si dhe paraardhësi i tij. Edhe pse politika e tij e jashtme në marrëdhëniet me vendet e Amerikës Latine, e njohur si “diplomacia e dollarit” (Dollar Diplomacy), ishte, përgjithësisht, paqësore, ajo synonte që, përmes investimeve të kapitalit finaciar amerikan, të zgjeronte sferën e interesave dhe të influencës amerikane jo vetëm në Amerikën Latine, por edhe në Azinë Lindore. Më shumë se çdo president tjetër para tij, Taft u tregua tepër aktiv në mbështetjen e bankierëve e të industrialistëve amerikanë për të shfytëzuar mundësitë që ekzistonin për investimin e kapitaleve të tyre jashtë territoreve të Shteteve të Bashkuara. Ai besonte sinqerisht se, përmes “diplomacisë së dollarit”, përfitonin si investitorët amerikanë, ashtu dhe vendet ku investoheshin kapitalet amerikane.

Krisafi: Ky kurs i ri “imperialist”, ose “internacionalist”, që filluan të ndjekin presidentët republikanë McKinley, Roosevelt dhe Taft në politikën e jashtme, mund të thuhet se shënoi fillimet e hegjemonisë globale amerikane, apo jo? Kjo ishte një dukuri pa precedent në historinë e Shteteve të Bashkuara, por edhe një dukuri e pritshme. Në fillim të shekullit 20-të, Shtetet e Bashkuara ishin bërë një fuqi globale dhe, si e tillë, synimi i saj ishte që t’i pengonte fuqitë e tjera të mëdha të bëheshin fuqi hegjemone në rajonet e tyre. Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Europë gjatë Luftës së Parë Botërore synonte pikërisht që të parandalonte Gjermaninë dhe Japoninë të bëheshin fuqi hegjemone në Europë, ose në Azinë Lindore dhe në rajonin e Paqësorit përkatësisht.

Tarifa: Nëse ka pasur një shtet në historinë botërore, i cili e ka projektuar dhe realizuar qartazi strategjinë e vet për t’u bërë një fuqi hegjemone në shkallë globale, ai ka qenë dhe është Amerika. Hegjomonia globale e Shteteve të Bashkuara, që u arrit pas Luftës së Dytë Botërore dhe, sidomos, pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, e ka gjenezën e vet pikërisht në politikën dhe në diplomacinë pragmatiste të këtij vendi gjatë shekullit të 19-të. Zgjerimi i territorit të Shteteve të Bashkuara në Perëndim të kontinentit amerikano-verior pas vitit 1794, përmes një sërë traktatesh, blerja e Luizianës (Louisiana Purchase) prej Francës, më 1803-1804 (ngjarje e cila shënoi momentin kur Amerika zuri “vendin e saj mes fuqive të rangut të parë”, aneksimi i Teksasit në vitin 1845 dhe i Kalifornisë në vitin 1848, që deri në atë kohë kishin qenë territore të Meksikës, blerja e territoreve që sot janë Nju Meksiko dhe Arizona, në vitin 1853 prej Meksikës, blerja e Alaskës, në vitin 1867 prej Rusisë, kontrolli i plotë mbi Oregonin në vitin 1872, aneksimi i ishujve Hawaii në vitin 1898 dhe kontrolli mbi Kanalin e Panamasë, pas ndërtimit të tij, në vitin 1914—të gjitha këto, siç ka vënë në dukje Henry Kissinger, i kishin siguruar Shteteve të Bashkuara një pozitë gjeopolitike dhe gjeo-ekonomike të pakrahasueshme me atë të asnjë vendi tjetër.

Krisafi: Veçanërisht kontrolli mbi Kanalin e Panamasë dhe kushtet e veçanta gjeopolitike u bënë faktorë shumë të rëndësishëm për fuqizimin ekonomik, politik e ushtarak të Shteteve të Bashkuara, si dhe për lidershipin global të Amerikës më vonë. Në fakt, qysh në fundin e shekullit të 19-të, Shtetet e Bashkuara u bënë realisht fuqia tregtare më e madhe e Hemisferës Perëndimore. Në vitin 1885, SHBA u bënë vendi i parë në botë përsa i përket zhvillimit ekonomik, duke e lënë Britaninë në vendin e dytë, ndërsa në fund të shekullit të 19-të, Amerika konsumonte më shumë energji sesa Gjermania, Franca, Austro-Hungaria, Rusia, Japonia dhe Italia, të marra së bashku.

Tarifa: Kjo është plotësisht e vërtetë. Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik të Amerikës, së bashku me një diplomaci pragmatiste në marrëdhëniet e saj me fuqitë e tjera të mëdha, bënë që të rriteshin edhe pushteti dhe influenca politike e saj në arenën ndërkombëtare. Kissinger ka vënë në dukje se “asnjë shtet nuk ka qenë më pragmatik në zhvillimin e diplomacisë së vet të përditshme, ose më ideologjik në realizimin e bindjeve të veta morale historike se sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Krisafi: Dy faktorë të rëndësishëm e ndihmuan daljen e Shteteve të Bashkuara si një fuqi e madhe në fillim të shekullit të 20-të: Së pari, distanca nga Europa dhe neutraliteti e mosangazhimi i saj në Luftën e Parë Botërore deri në prill të vitit 1917, pra për gati tre vite nga fillimi i asaj lufte, madje, edhe atëherë, jo si një aleate e Britanisë, e Francës dhe e shteteve ateatë të tyre, por si një fuqi “e asociuar” me to, duke i furnizuar ato me armë dhe municione. Kjo rrethanë krijoi për Amerikën avantazhe të mëdha, të cilat ajo mund t’i përdorte më vonë për të marrë rolin e lidershipit në organizimin e një rendi të ri ndërkombëtar pas luftës. Së dyti, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha europiane ishin angazhuar në rivalitete dhe konflikte mes tyre, Shtetet e Bashkuara kishte akumuluar aq pasuri—dhe popullsia e saj ishte rritur në atë shkallë—sa ky vend mund të ushtronte tani lehtësisht influencën e vet, si një faktor përcaktues në përpjekjet diplomatike të priudhës pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Tarifa: Në dekadën e parë të shekullit të 20-të u bë mjaft e përhapur ideja utopike se bota kishte hyrë në një fazë të re zhvillimi paqësor, se lufta ishte shndërruar tashmë në një dukuri të së kaluarës dhe se forcat e kapitalizmit—teknologjia, tregtia e lirë dhe racionalizmi liberal—po krijonin një botë paqësore, pa kufij dhe pa luftë. Lufta e Parë Botërore e shembi këtë utopi. Në vitin 1915, shkrimtari i njohur anglez Norman Angell, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi (1933), në librin e tij Amerika dhe shteti i ri botëror (America and the New World State), argumentonte se, për shkak se të gjithë kombet e qytetëruar ishin bërë tashmë të ndërvarur prej njëri-tjetrit dhe se, për këtë shkak, epoka e izolimit kishte marrë fund, duke bërë që asnjë vend i madh të mos mbetej i pandikuar nga standardet ekonomikë, ushtarakë dhe moralë të Amerikës, ky vend, pra Amerika, duhej “të merrte lidershipin e qytetërimit të krishterë, çka e bënin të mundur kushtet e saj historike dhe rrethanat e saj të veçanta”.

Krisafi: Angell, siç ju, kolegu im i nderuar, e dini shumë mirë, besonte sinqerisht se tashmë kishte ardhur koha që Amerika të zinte vendin e Europës dhe të luante rolin kryesor në krijimin e një rendi të ri shtetëror (“new world-state”), pasi ajo ishte i vetmi vend, që duke shfrytëzuar pozitën e tij të fuqishme, mund t’i inkurajonte Fuqitë e Mëdha për realizimin e këtij projekti, i cili do të duhej të synonte vendosjen dhe ruajtjen e ligjit e të rendit ndërkombëtar dhe promovimin e miqësisë e të bashkëpunimit mes kombeve. Në atë libër, Angell argumentonte idenë se Shtetet e Bashkuara duhej të krijonin një aleancë mes të gjitha fuqive të qytetëruara, qëllim i së cilës do të ishte ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta―jo domosdoshmërisht ushtarake―për të krijuar garanci kolektive kundër çdo agresioni ndaj tyre. Kjo ide, mund të thuhet se ka qenë zanafilla intelektuale e idesë së Lidhjes së Kombeve.

Tarifa: Ka shumë të ngjarë. Angell besonte se faktori që mund ta krijonte këtë aleancë, ose një organizim të ri të rendit botëror nuk do të ishte forca ushtarake, por “ndërvarësia dhe partneriteti global” mes kombeve. Një rend i ri botëror, sipas tij, madje kish filluar të krijohej dhe simbolet pararendës të tij ishin bërë rregullimi i shërbimeve postare, kodet ndërkombëtarë të sinjalistikës, kreditë ndërkombëtare, si dhe qindra marrëveshje, mbi bazën e të cilave rregullohej biznesi ndërkombëtar dhe tregtia e përbotshme. Sidoqoftë, një rend i tillë kishte nevojë për një organizim më efektiv dhe këtë mision asnjë prej Fuqive të Mëdha nuk mund ta kryente më mirë sesa Amerika. Për Shtetet e Bashkuara, argumentonte Angell, kishte vetëm  dy opsione: njëri ishte ai që do e shpinte Amerikën drejt militarizimit dhe rritjes së pakufizuar të armatimeve―ky do të ishte kursi i izolimit të saj nga bota dhe nga përpjekjet e reja që duheshin bërë për organizimin e një rendi të ri botëror; tjetri ishte opsioni që do i mundësonte Amerikës të parashikonte ngjarjet dhe të merrte iniciativën e lidershipit të një organizate botërore, çka do e bënte qytetërimin Perëndimor, përfshirë edhe vetë Amerikën, më pak të militarizuar, më pak të varur nga armët dhe do t’i ndihmomnte zhvillimit të qytetërimit me mjete civile e jo aq ushtarake.

Krisafi: Le ta themi hapur: pikëpamja e Angell-it ishte thjesht një utopi. Sidoqoftë, instinkti i tij intelektual mbi rolin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në rendin botëror të pas luftës ishte i saktë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1912 Woodrow Wilson u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Wilson, njëlloj si paraardhësit e tij, ishte një internacionalist, veçse, në dallim nga internacionalizmi “muskuloz” i Presidentit Roosevelt, Wilson zhvilloi një internacionalizëm idealist, të cilin ai e artikuloi qartë gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe, sidomos, në Konferencn e Paqes në Paris dhe në debatin mbi Lidhjen e Kombeve. Deklaratat e Presidentit Wilson mbi politikën dhe rendin botëror të pas-luftës, në të cilin do të sundonte “paqja kantiane”—përfshirë edhe “Katërmbëdhjetë Pikat” (Fourteen Points) e famshme të tij—u bënë baza e sistemit të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në periudhën midis dy luftrave botërore dhe origjina e Lidhjes së Kombeve, e cila u krijua në janar të vitit 1920, në bazë të vendimit që kishte marrë një vit më parë (në janar 1919) Konferenca e Paqes, e mbledhur në Paris.

Tarifa: Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe fitorja në atë luftë ka qenë ngjarja e parë e madhe që shënoi kthesën vendimtare në politikën e jashtme amerikane dhe në fatet politike të globit. Pjesëmarrja amerikane në atë luftë u motivua nga presidenti Wilson jo thjesht si një “akt vetmbrojtjeje”, por me rolin dhe misionin e Amerikës “për ta bërë, më në fund, botën të lirë”, për ta bërë botën “të sigurt për demokracinë”, si dhe nga besimi idealist se ajo luftë do të ishte “lufta finale për lirinë njerëzore”, ose “lufta që do u jepte fund të gjitha luftërave”. Henry Kissinger e ka vlerësuar rëndësinë e filozofisë e të diplomacisë së presidentit Willson duke vënë në dukje se, gjatë administratës së tij, Amerika u bë një “aktor kyç në çështjet botërore”, parimet e së cilës, edhe pse “reflektonin aksiomat e mendimit amerikan, përbënin një ndarje revolucionare nga diplomatët e Botës së Vjetër”. Këto parime thoshin se paqja varet nga përhapja e demokracisë, se shtetet duhet të gjykohen sipas të njëjtave kritere moralë si edhe individët, dhe se interesi kombëtar konsiston në aderimin në një sistem universal të së drejtës. “Duke shpallur një shkëputje radikale nga principet dhe eksperiencat e Botës së Vjetër”, pohon Kissinger, “ideja e Wilson-it mbi rendin [e ri] botëror buronte nga besimi i amerikanëve në natyrën esencialisht paqësore të njeriut dhe në një harmoni të presupozuar të botës. Sipas saj, shtetet demokratikë janë vetvetiu paqësorë”.

Krisafi: Vendimi i Presidenti Wilson për të mbështetur partnerët e Amerikës përtej Atlantikut (që ende, në atë kohë, nuk ishin bërë aleatë të Shteteve të Bashkuara)—Britaninë e Madhe dhe Francën—kundër agresionit gjerman, u motivua edhe nga bindja se Amerika dhe populli i saj kishin një “obligim moral” për ta ndryshuar botën për mirë, qoftë edhe përmes veprimeve ushtarake, bindje e cila rezononte fuqishëm me sentimentet e amerikanëve dy dekada më parë, kur Amerika i shpalli luftë Spanjës dhe e mposhti atë. Duke folur për rolin e Amerikës dhe të ushtarëve të saj në Luftën e Parë Botërore, Presidenti Wilson është shprehur më vonë se “ata luftuan për t’i dhënë fund një rendi të vjetër dhe për krijuar një rend të ri”, që, sipas tij, do të ishte rendi demokratik në shkallë globale.

Tarifa: Rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre dy ngjarjeve, Wilson e ka shprehur në Konferencën e Paqes, në Paris, në vitin 1919, me këto fjalë, që tashmë janë bërë proverbiale: “Më në fund, të gjithë e dinë se Amerika është shpëtimtarja e botës”. Në fakt, pritja që iu bë presidentit Wilson në Europë, në prag të Konferencës së Paqes, dëshmon pikërisht rëndësinë që kishte hyrja e Amerikës në Luftën e Parë Botërore dhe rolin e saj në fitoren ndaj fuqive agresore. Parisi, Londra dhe Roma e përshëndetën Wilson-in si “Perëndinë e Paqes” dhe si “shpëtimtarin e njerëzimit” që erdhi “nga përtej Artlantikut”. Madje, vetë kryeministri britanik në atë kohë, David Lloyd George, në kujtimet e tij mbi Konferencën e Paqes, shkruante se “Fillimisht, presidenti idealist [Wilson] u duk se e shihte veten si një misionar, roli i të cilit ishte që t’i shpëtonte europianët e varfër e të pafe nga reverimi i hershëm i perëndive të tyre të rreme e të zemëruara”.

Krisafi: Woodrow Wilson ishte një figurë revolucionare, që jo vetëm e pranoi “rolin misionar” të Amerikës, por edhe u mundua ta realizonte atë në jetë. Arthur Link, një historian i njohur amerikan, në librin e tij Wilson: Liria e Re (Wilson: The New Freedom, 2008), pohon se Presidenti Wilson ishte “esencialisht një misionar i demokracisë”, i nxitur nga “një impuls i brendshëm për t’u dhënë popujve të tjerë të mirat e demokracisë” dhe “i frymëzuar nga besimi se ai e dinte se si duheshin promovuar paqja dhe mirëqenia në vendet e tjerë më mirë sesa vetë drejtuesit e këtyre vendeve”.

Tarifa: Një tjetër studiues amerikan, Richard Gamble, shprehet se përpjekjet e Wilsoni-it dhe të progresistëve që mbështeteshin në të njëjtën filozofi si ai, pas Luftës së Parë Botërore, mund të thuhet se përfaqësojnë shkallën më të lartë të ndërgjegjes mesianike të amerikanëve deri më sot. “Te Wilsoni dhe progresistët”, pohon ky autor, “gjejmë të kombinuar në mënyrë virtuoze temën mesianike, në të gjitha variantet e saj, me misionin e puritanëve, optimizmin e iluministëve, dialektikën hegeliane, racizmin darvinian dhe milenianizmin social biblik”. Në shoqërinë amerikane, po sipas këtij autori, Presidenti Wilson dhe njerëzit progresistë si ai “ringritën themelet kulturorë dhe konstitucionalistë të kombit amerikan sipas një plani të ri, mbështetur në parimet e demokracisë, të egalitarizmit, të universalizmit, të eficiencës dhe të konsolidimit të pushtetit. Në arenën ndërkombëtare, ata formuluan një politikë të jashtme bazuar në aplikimin në shkallë globale të parimit biblik të shërbimit”.

Krisafi: Më mirë se kudo tjetër, ky vizion u bë evident në atë që njihet si “diplomaci misionare” (Missionary Diplomacy) e Presidentit Wilson, e cila shërbeu si baza e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në Meksikë, në Amerikën Qendrore dhe në rajonin e Karaibeve gjatë periudhës së presidencës së tij (1913-1921). Wilson shihte një marrëdhënie të ngushtë mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, edhe pse nuk ishte kundër interesave të biznesit, fillimisht ai e refuzoi “diplomacinë e dollarit”, të promovuar nga paraardhësi i tij, Presidenti Taft, pasi mendonte se interesat dhe veprimtaria e biznesit duhet të vihen në shërbim të interesave publike dhe jo të dominojnë mbi to, një ide kjo shumë e rëndësishme edhe për kohën tonë.

Tarifa: Shumë e vërtetë. Në politikën e jashtme të Presidentit Wilson duket se kanë luajtur një rol të veçantë edhe besimet e tij morale e fetare. Sipas tij, shtetet, ashtu si njerëzit, duhet t’u përmbahen standardeve moralë dhe të veprojnë në përputhje me to. Po kështu, sipas tij, demokracia është forma më kristiane dhe më e përshtatshme për qeverisjen e të gjithë popujve dhe Shtetet e Bashkuara kishin një “detyrim moral, një mision dhe mandatin” për të marë përsipër rolin e lidershipit global. Wilson ishte presidenti amerikan në detyrë në kohën e inagurimit të Kanalit të Panamasë (15 gusht 1914) dhe, njëlloj si Theodore Roosevelt, të cilit i përket merita kryesore për realizimin e atij projekti të jashtëzakonshëm, por nga një këndvështrim filozofik i ndryshëm prej tij, ai e vlerësonte këtë Kanal si një mundësi për “bashkimin shpirtëror” (spiritual union) mes Amerikës Veriore dhe Amerikës Jugore. Kanali i Panamasë, sipas tij, do i shërbente jo vetëm zhvillimit të tregëtisë botërore, por edhe afrimit shpirtëror dhe simpatisë reciproke mes popujve në veri dhe në jug të atij kanali dhe emancipimit të tyre.

Krisafi: Sidoqoftë, ndërhyrjet ushtarake periodike të Shteteve të Bashkuara në Meksikë (më 1914, më 1916-1917 dhe më 1918-1919), pushtimi i Nikaraguas (nga viti 1912 deri më 1933), i Haitit (nga viti 1915 deri më 1934), si dhe pushtimi i Republikës Dominikane (nga viti 1916 deri më 1924), të jusitifikuar fillimisht me “diplomacinë misionare” të Presidentit Wilson, jo vetëm që nuk i shërbyen afrimit dhe “bashkimit shpirtëror” të Amerikës me këta vende dhe me vende të tjerë të Amerikës Latine, por, krijuan sentimente anti-amerikane dhe një armiqësi në radhët e popujve të këtyre vendeve ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat, në një masë, ose në një tjetër, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

July 29, 2020 12:43
Komento

12 Komente

  1. ILIRO-OSMAN July 29, 14:08

    Amerika si ILIRO-OSMANIA u infiltrua dhe e sollen deri ne kete pike ku ka aritur sot.
    Pas 1913 mund te themi se nuk ka Amerik.

    Reply to this comment
    • Drenova July 31, 16:13

      Po pse ,more profesore te nderuar i qani hallin Amerikes,qe ka plot shkencetare e filozofe te nivelit boteror,qe t’ia zgjidhe hallet vendit te vet ne vend qe te merreni me hallet e medha te popullit shqiptar?
      Cfare meraku ju shtyu juve te debatonit se, “Si një Amerikë esencialisht izolacioniste dhe neutrale u bë fuqia drejtuese e globit”?
      A nuk do t’i sherbenit me shume vendit tuaj sikur te organizonit nje debat kombetar me temen se ,”Si u arrit,qe SAhqiperia,nje vend me pasuri kombetare prallore,pas 30 vjet kapitalizem,shumica e popullit nuk ka buke te haje,nuk ka shtet ligjor,NUK EKZISTON DEMOKRACIA REALE dhe eshte rrenuar administrata publike “?
      Dhe akoma me kriminale eshte se keto dukuri katastrofike behen hapur ne emer te demokracise dhe duartrokiten nga perendimi!
      Si mundet qe intelektuale si ju te heshtin para maskarades se turpeshme qe bene banditet politike,qe per 30 vjet rrenuan Shqiperine ,qe ne vend te ishin sot para drejtesise,jo vetem qe nuk pyeten fare,por as popullin nuk e ftuan te jape mendime qofte edhe per hipokrizi!
      Heshti populli “DELE”,heshti edhe i gjithe media,ndonese e quan veten pushtet i katert!
      Une e quaj “KOLABORACIONIZEM” qendrimin tuaj!

      Reply to this comment
  2. Dibrani July 29, 16:19

    Ne Shqiperi politikanet pas 1990 jane si ne te gjithe boten kukulla te Rothschildeve qe komandojne te gjitha vendet e botes nepermjet Amerikes, CIA, Bashkimit Europian dhe organizatave te tyre te fshehta. Nuk jane dhe as nuk kane qene kurre kundershtare mes tyre politilanet e Shqiperise. Vetem per te genjyer opinionin publik bejne sikur jane kundershtare ata. Prandaj Berisha nuk eshte denuar kurre per te gjitha vrasjet dhe krimet e tjera qe ka bere. Nano beri burg fallco dhe denimi i tij ishte qesharak dhe ai hynte dhe dilte nga burgu kur te donte. Edhe Nexhmija dhe Ramizi bene burg fallco. PS kishte Fondacionin Populli dhe Rrapush Xhaferin. Kurse PD kishte te gjitha firmat e tjera piramidale. Amerikanet i kane bere edhe ne vende te tjera firmat piramidale. Edhe 1997 ishte nje teater amerikan me kukulla politikanet e Shqiperise. Cfare cmedurie ishte hapja e depove te armeve dhe shperndarja e tyre ne popull. U vodhen popullit rreth 1.5 miliarde dollare dhe u shperndane edhe armet qe te vriteshin mes tyre. Cili shtet ka bere idiotesira te tilla si kryekrimineli Sali Berisha? Po gjithe ato vrasjet qe ka bere Saliu? Ne 1998 Saliu dogji kryeministrine dhe kriminelet e tij para disa muajsh godisnin deren e kryeministrise me sende te forta per ta thyer dhe nuk u ndodhi asgje. Kurse Saliu vrau me 21 Janar ne fund te protestes megjithese ata ishin paqesore dhe kryeministria kishte gardh. Ku ka idiotesi me te madhe se kaq dhe ka akoma qe jane me PD dhe Saliun ne Shqiperi. Edhe Gerdeci ishte vetem faji i tij por si gjithemone asgje nuk i ndodhi. Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise. Ai dhe gjithe familja e tij nuk kane ndergjegje shqiptare por ndergjegje serbe dhe kete e ka treguar edhe mbesa e tij. Edhe te gjitha zgjedhjet dhe formimin e qeverive Rothschildet me nepermjet amerikaneve i kane vendosur ne kohen e demokracise. PS ka bashkepunuar gjithemone me PD dhe nuk kane qene fare kundershtare mes tyre. Prandaj edhe Rama beri koalicion me LSI ne 2013 megjithese ca nuk kishte thene per Meten e 21 Janarit dhe te floririt te vjedhur. Prandaj e beri hajdutin Meta qe doli hapur me ze dhe figure president pa pyetur as PS Rama. Per pallatin qe ia prishi i fali Bashes gati 17 milione euro duke mos derguar as avokat ne Strasburg Rama. Sheti e kishte te fituar ate ceshtje dhe ai pallat ishte edhe pa leje fare. Ku ka me hipokrizi se kaq? Ai pallat nuk do kushtonte as 4 milione euro nese do kishte perfunduar por ai as nuk ishte perfunduar. Kaq hapur dalin qe jane hajdute politikanet shqiptare. Edhe te gjitha krizat politike ne Shqiperi me protesta dhe cadra jane fallco ashtu si jane ne te gjithe boten fallco. Prandaj as nuk jane paditur kurre ata politikanet per krimet e tyre. Edhe vetingu eshte nje teater fallco dhe politikaneve nuk u ndodh asgje. Edhe anetarsimi ne BE eshte nje teater politik dhe nuk sjell asgje per vendet anetare. Ne BE sjellin aq shume aziatike dhe afrikane ata se kane si qellim perzierjen e rracave dhe BE eshte krijuar per te hequr pavaresine shteteve dhe perkatesine nacionale njerezve. Rothschildet jane me origjine nga Frankfurti ne Gjermani dhe me fe cifute. Kane 200 vjet qe e kane krijuar organizimin e tyre ata. Edhe shtetin e Izraelit ata e kane krijuar se e kane te tyrin. 11 shtatorin dhe te gjitha sulmet terroriste vet i kane bere. Ne 11 shtator nuk kishte as avione dhe ka filmime origjinale. Ishte rrezim me dinamit i kullave. Edhe te gjitha luftrat ata i komandojne. Edhe te gjitha bankat e botes ata i kane. Ata e komandojne parane dhe vendosin nivelin e rrogave dhe te cmimeve ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjitha firmat e medhaja dhe internacionale ata i kane. Eshte nje diktature e fshehte pushteti i tyre. Edhe vajtja ne hene nuk eshte fare e vertete se xhirimet jane bere ne Amerike. Eshte e pamundur qe astronautet te qendronin ne hapesire jashte tokes se rrezet gama te diellit do i vdisnim direkt. Edhe fotografite dhe xhirimet duken hapur qe jane fallco se hena nuk eshte e vogel sa nje skene xhirmi dhe jane edhe jashtezakonisht shume arsye te tjera. Ne nje film humori te 2001 me politikane amerikane ata i kane pranuar te gjitha genjeshtrat per vajtjen ne hene dhe tallen me gjithe boten qe u beson genjeshtrave te tyre.

    Edhe ngrohja globale nuk ekziston fare. Edhe rritja e nivelit te detit nuk eshte e vertete. Dioksidi i karbonit nuk eshte fare gaz sere. Jane te gjitha vetem genjeshtra te Rothschildeve per opinionin publik. Vertetohen lehtesisht te gjitha keto gjera per politiken dhe keto tema te tjera. Edhe lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore dhe lufta e ftohte ishin teater politik i Rothschildeve. Ne te vertete vendet demokratike nuk jane aspak demokratike sepse te gjithe politikanet i komandojne ata dhe vetem sipas skenarit te tyre veprojne.

    Reply to this comment
  3. Bertrand July 29, 16:43

    Perfundimish bindem pas leximit te materialit te mesiperm,se ne shqiptaret kemi lindur te drejtojme boten,se Shqiperia na dukjet e vogel shume!
    Te dy keta zoterinj ne se hedhin kandidaturat per presidente ne Afrike,me siguri fitojne,se populli i atyre vendeve,pavaresisht se mund te dine anglishten,kur te ballafaqohen me miliona citate dhe emra filozofesh te botes,do ua japin voten pa nje pa dy!
    Eh Sulltan cfare na bere!
    Se me keta qe sunduan Shqiperine keto 30 vjet na duket se ishim me mire nen pushtimin otoman!
    Berisha dhe Rama kane sunduar aq egersisht kete popull sa as Hitleri nuk veproi keshtu!
    Keta na “RRAHIN”,por nuk na lene as te qajme”!

    Reply to this comment
  4. Gezim Kulufi July 29, 18:40

    Bashkbisedimi i mëposhtëm është thjesht shaka dhe jo ulje e figurës së dy njohësve të mirë të gjeo-politikës botërore, Fatos Tarifës dhe Ksenofon Krisafit. Ky humor është si të thuash gjysma e asaj të vërtete që shpalosin edhe komentuesit e tjerë, pikërisht biseda e vakullt e pa debat kontrovers e dy intelektualve. Ndaj mos e keqkuptoni!

    Bashkbisedim intelektual midis Colit dhe Lolit në gazetën TA-DI

    Coli: -Profesor Loli, mendoj ta nisim këtë bisedë me konceptin e trashësis, sepse siç e ka thënë edhe studjuesi amerikan Garusht Grosheja, tek trashësia përmblidhet puna honofirike-filozofike e filozofisë së punës.
    Loli: -Ke të drejtë, profesor Coli, sepse edhe studjuesi gjerman Benimijn Malifry e mbështeste këtë filozofi indikative dhe kaq të dobishme për vendet tona të vogla, që tashmë u përngjajnë atyre lagjeve periferike të qyteteve te shekullit të XVIII e XIX, që gëlonin gjith gaz e hare mes fytyrave baltozëse e llumsozëse kaderusiane dhe kavalkante.
    Coli: -Ah, ç’më kujtove edhe studjuesin tonë të dikurshëm, Aqif Kapertonin, i cili banonte në periferi dhe thosh se si i trashi dhe i holli bëjnë të njëjtën kakë! Dhe biles, shtonte i ndjeri, i trashi mund ta bëjë kakën më të hollë! A nuk përmbledh kjo filozofi polaritetin.
    Loli: -Po Coli, këtu desha të dal edhe unë, tek mu kujtua një shprehje e të urtit tonë të dikurshëm, ndjesë pastë, Gëzim Kulufit, rrofshin bjondat, a nuk përmbledh kjo shprehje filozofike vetë konceptin e polaritetit, sepse Ximua kishte parasysh njërin pol, atë të bjondëve, që sa vinin e po zhdukeshin në Shqipërinë e asaj kohe.
    Coli: -Shumë e vërtetë Loli! Ky paksim i intesitetit të polit të bjondëve bëri që sot ky pol të prezantohet me një shumicë bjondesh artificiale, çfarë ka rritur shancet e integrimit në EU. Këtë e ka dalluar edhe folizofi popullor Ver Llapa përgjatë udhëtimeve të tij të përditshme me linjën Kinostudio-Kombinat.
    Loli: -Vetëm se këtu profesor Coli, duhet patur patur parasysh nëse tripolshi do udhëheqë botën, apo një-polshi! Sepse nëse ju kujtohet koha e dikurshme, studjuesi popullor, Gëzim Palluqja ishte për katër-polshin, teksa mes mjegullës së nëntorit zinte vendin në mes të kryqëzimit të katër rrugëve dhe u jepte drejtim makinave të kalonin. Dhe mos harro, se asaj kohe kërkush nuk besonte se bota mund të udhëhiqej nga katër pole!
    Coli: -Është shumë e vërtetë i nderuar profesor Loli, dhe pikërisht kjo filozofi më ka nxitur mua që në librin tim mbi gjeopolitikat e shekullit të XXI të dal me teorinë e pesë poleve, ku poli i pestë ka një sens dhe akomodim si të jetë poli i vetëm, por kjo sa për dukje, që futja e gishtave ndër polet e tjerë të mos bjerë në sy, sepse….
    Loli: -Më fal që po të ndërpres koleg i dashur, por më duhet të pohoj se ju keni sjellë një … një… si ta them, një lloj teorie të re, ku siç deklaronte shpesh filozofi ynë popullor i asaj kohe, Saçi që hante gjysëm buke të zezë, zgjidhja më e mirë është pranimi i përfundimit!
    Coli: -Po i dashur, kjo ishte edhe filozofia makiaveliste ku unë u mbështeta, por parashikova edhe këto insinuata kaq të favorshme të këtyre viteve të sotme, ku shanci i të ashtuquajturës “lëpirje bythe” mund të zgjerohej tashmë edhe ndër shtresat e lartme të vendeve tona të vogla karshi këtyre të mëdha…
    Loli: -Më fal që po ndërhyj sërish profesor, por në librin tuaj ju i mbajtët paksa të kamuflluara disa pikpamje mjaft revolucionare për kohën, … e kam fjalën për fund vitet ’90 kur ju e shkruajtët librin.
    Coli: -Po e di i dashur, e di ku e keni fjalën! Sepse e kemi rrahur këtë temë edhe më parë. Dhe më vjen mirë ta pohoj këtu përpara të lexuesve të nderuar të gazetës TA-DI, se ju e theksuat hapur dhe fort njërën nga ato teza, që në librin tim nuk u shpallën hapur, si bie fjala ajo që shefi ka gjithmonë të drejtë!
    Loli: -Nuk dua të flas për vete profesor, por mendoj se kjo tezë kaq e drejtë mund të na ndihmojë sot në proçesin e ngërçur të zgjedhjeve!
    Coli: -Pa diskutim profesor Loli, kjo idè dhe tezë filozofike mund të na nxirrte nga ngërçi ku gjindemi. Siç e ka thënë edhe një nga juristët më të mirë që ka vendi ynë, advokado Zbarak Ngjala, nëse ne do të dëgjonim 110 % këshillat e shefit, daj Samit tonë të nderuar, tashmë Shqipëria do të kish kaluar në etapa dhe orbita të mëtejshme të çvillimit të saj. Tani do të kishim çvidhosur gjithshka të vulosur, mund të them, se trutë tona do të merrnin ajër të pastër çvillues.
    Loli: -E vërtetë profesor Coli, shumë e vërtetë, tani gjithshka do të ishte kryer si dikur, kur i thirrej Marikës dhe ajo fët në shërbim. Ka rrezik, që nga gjith këto bllokime që ka vendi ynë, të kemi ndonjë stanacion, që do të na shkurtojë jo vetëm rrogat … rrobat desha të them, por do mbetemi veshur me rrogat … rrobat e Gabit. Sepse nuk kemi profesion tjetër përveç këtij të llafosjes!
    Këtu e ndërpresim bashkbisedimin filozofik të dy profesorve, për të vazhduar herës tjetër.
    28.7.2020

    Reply to this comment
  5. PeBeSpa July 29, 18:52

    Kam lexuar shkrimin e nje shkencëtareje: ”Në se do te dish si eshte mikrokozmosi meso gjithshka per marokozmosin”. Ne te vertete kjo eshte pozita e qenies njerzore, sepse ne praktike nuk ka nje ndarje te tille. Gjithshka eshte Universi ku jetojme. Ligjet e ndertimit dhe te funksionimit te tij jane po ato. Qenia njerzore, ne ndertimin dhe funksionimin e saj, evoluon ne baze te ketyre ligjeve. Im atë ka shkruajtur: ”Njeriu ka ne shoqeri ate rol qe ka qeliza ne trupin e tij”. Pra, per mua, eshte i sakte emertimi i njejte i te pareve: organizmi njerzor dhe organizmi social. Ne kete Organizem Social hyn edhe ”shteti” (qeliza e organizmit- nderkombetar) dhe ”shteti i ardhem boteror”. Evolucioni i ketyre organizmave shkon drejt unifikimit nepermjet bashkimit dhe ndarjes, sipas marveshjeve dhe mos-marveshjeve, etj, etj, sipas ligjit te Universit ku jetojme. Nje shprehje e shkelqyer e Shekspirit ( ne se nuk gaboj): ”Bota shkon perpara nepermjet ngjashmerive te zgjedhura ne te mire e ne te keqe. Por kur e mira keqperdoret ne ves shndron dhe vesin puna e mire e zbukuron”.

    Reply to this comment
  6. apollon July 29, 19:50

    profesor Krisafi eshte nje mendje e holle ne nje zemer te madhe shqiptare.Elokuence e admirueshme,thellesi mendimi dhe analize kirurgjikale.Nuke e di nese profesori eshte ateist ,pagan apo orthodoks,por do ti bente nder Shqiperise si President orthodoks thjeshte per merak te gjitonit.

    Reply to this comment
  7. Lili July 30, 08:53

    Bobobooohhh
    E kete nga njerezet qe deri dje ameriken e kishin si kulmi i te keqes ne bote!
    Jane fantastike ish komunistet! Profesor ne cdo gje me kapacitet te pa pare per te kthy xhaketen sipas interesit te castit!!!

    Reply to this comment
  8. Kris 1 July 30, 15:21

    Per dy profesoret kam respekt por sic ka thene filozofi i madh kinez rrih u j dy bek publiku lodhet dhe ne venx te gjalpit perfiton miza.
    Debatin tjeter ta bejne ne kafe te qafa e pazarit.Tema te jete si i ndertuan alienet disqet fluturues

    Reply to this comment
  9. miku August 1, 03:16

    Dy komunista te dhjere kembe e koke, njeri me batakci se tjetri.Per 50 vjet keta dhe eterit e tyre i benin jehone Partise Komuniste dhe Enverit.Me veprat e tyre te dhjera mbushen sepetet e ambasadave,sot po i thurin elozhe Amerikes, keta dy tutkuna po u japin mend botes, keta dy plehra qe flasin anglisht, me perkthimet qe bejne na hiqen profesore! Ju jeni profesorat e M-L, ju jeni profesora leshi, ju kerkoni te beheni te mencurit e ketij vendi, por ne fakt jeni bajgat e Shqiperise.Ti Fatos hajduti, kerkon te lashe mutin me shurre, por ty more edepsez nuk te lane as deti!Ikni more plehra dhe na lini rehat, shkoni mbani leksione ne ndonje lulishte te Lali Fikut!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim