Diaspora bashkon PS, PD dhe LSI

November 13, 2017 13:46

Diaspora bashkon PS, PD dhe LSI

 

Çështja e diasporës, ka bashkuar sot në një votë të vetme të gjitha partitë politike të cilat kanë miratuar pr/buxhetin e 2018-ës, për ministrinë e Shtetit për Diasporën.

Me një fondi total prej 17 milion lekësh, ministri i shtetit, Pandeli Majko e konsideroi të mjaftueshëm buxhetin e përcaktuar dhe nuk kërkoi fonde shtesë.

Por, deputetja e LSI, Klajda Gjosha përveçse mbështeti strategjinë e paraqitur nga Majko për çështjet e shqiptarëve jashtë, propozoi mbështetje edhe për fonde shtesë në rast se do i duhet kësaj ministrie.

Edhe deputetet e PD-së ofruan mbështetjen e tyre, ku deputeti Tritan Shehu tha se do të votonte edhe amendamentet e kërkuara nga vetë Majko, në rast se do t’i paraqiste.

Nga ana e tij, në komisionin e Jashtëm, ministri i Shtetit tha se vendi ynë po hedh një hap të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve zyrtare mes shtetit, diasporës dhe emigracionit.

Lidhur me të drejtën e votës, Majko tha se në muajin janar do të mbahet një takim me të gjithë faktorët e diasporës, nën kujdesin e OSBE.  Sipas tij, për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, si fillim do të merren të dhënat nga kompania së cilës i është dhënë koncesioni i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Përsa i përket adresave të emigrantëve, Majko sqaroi se po bashkëpunohet edhe me ministrinë e Brendshme.

“Vota e emigrantëve nuk mund të vidhet dot nga asnjë parti politike dhe është votë mbi bazën e parimeve perëndimore”,  tha Majko.

Nga fondi i përgjithshëm, 12 milion lekë do të shkojnë për shpenzimet e personelit që do të ketë 15 punonjës, 4 milion lekë për shpenzime operative për funksionimin e institucionit dhe 1 milion lekë për  blerje pajisjesh.

Ministri bëri të ditur se në muajin nëntor të 2018, do të mbahet samiti i dytë i diasporës.

November 13, 2017 13:46
Komento

6 Komente

  1. NjeQytetarOptimist November 13, 14:13

    Kujtova se thate Tritan Shehu do miratonte cdo kastravec qe Majko do I paraqiste..

    Reply to this comment
  2. Dashamires Emigrante D. November 13, 14:20

    Pershendetie;unitet treguar…
    Ju lumte ja kjo na duhet.
    Tani ceshtia te shkoje ne baze;pra ne vendet me emigracionte organizuar.
    Ambasadat te mbeshteten nga shoqatat.
    Dahamires emigrante D.Toronto.

    Reply to this comment
  3. Krist November 13, 23:33

    Per voten e emigranteve,po beheni te gjithe badiguarda,qe te mos vidhen,por per voten e shqiptareve qe banojne ne Shqiperi,pse nuk u veprua keshtu,por u turret duke e blere,vjedhur,ate me te gjithas mundesite dhe kapacitetet qe kishit.

    Reply to this comment
  4. MH November 14, 00:18

    Nji fotografi kjo,qe kemi ketu siper,perballe.Me rastin e 100 vjetorit te revolucionit te tetorit te kriojon iluzion me shikim te pare sikur ate mbledhje po e drejton Vladimir Ilic Lenini.
    Vreni:
    Tolla,vetullat,musteqet dhe mjekra nuk i len gja mangut Leninit.

    Reply to this comment
  5. MH November 14, 00:23

    Nji fotografi kjo,qe kemi ketu siper,perballe.Me rastin e 100 vjetorit te revolucionit te tetorit te kriojon iluzion me shikim te pare sikur ate mbledhje po e drejton Vladimir Ilic Lenini.
    Vreni:
    Tolla,vetullat,musteqet,mjekra,kollarja kemisha e bardhe dhe pozicioni i dores se djathet,sec mban nder gishtat e dores shto dhe pozicionin e dores se majte vendosur paksi mbrapa me siguri mban kapelen,nuk i len gja mangut Leninit.

    Reply to this comment
  6. eno November 14, 07:09

    Tregon se majko e ha me te dyja palet eshte i majte sa eshte dhe i djathte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*