Dibër, kandidati i së majtës takime në Tomin dhe Kamen

August 29, 2016 12:00

Dibër, kandidati i së majtës takime në Tomin dhe Kamen

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama zhvilloi takime elektorale në njësinë administrative të Tominit dhe më pas në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë.

Gjatë takimeve në Tomin, Rama premtoi se do të investohet për zgjidhjen e problemit të mbetjeve dhe përpunimit të tyre, ashtu sikurse për krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm.

Kandidati i mazhorancës premtoi gjithashtu asfaltim të rrugëve kryesore që lidhin fshatrat me qytetin, si dhe sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe atyre të vaditjes.

“Do të fillojmë me sistemimin e kanalizimeve, me sistemimin e kanalit Llixha-Tomin-Brezhdan. Sigurisht do të rikonstruktojmë edhe gjithë rrjetin e brendshëm vaditës. Do të lidhim ujësjellësin e kalasë me fshatrat Tomin, Pilaf, Rashnapoi, Doshisht. Ndërkaq, Brezhdanin, Ushtelenzën dhe Catushin do ta lidhim me Sopranikën. Zona juaj është një zonë blegtorale dhe bujqësore, ndaj do të shtojmë subvencione në mënyrë që të rrisim të ardhurta tuaja e të zhvillojmë këtë sektor”, u shpreh Rama.

I shoqëruar nga koordinatori i kryesisë së Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri, kandidati i majtë u ndal edhe në një takim në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë.

Gjiknuri hodhi poshtë akuzat e ngritura në publik nga ana e opozitës dhe tha se doktor Rama ka cilësitë më të mira për të qenë kryebashkiak i Dibrës.

August 29, 2016 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*