Dibër, kapet një nga anëtarët e një grupi kriminal

February 9, 2016 09:37

Dibër, kapet një nga anëtarët e një grupi kriminal

Policia e Shtetit thotë se ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “Hijet e Natës”, megjithëse nuk ka arrestuar tre nga katër personat e shpallur në kërkim.

Në pranga përfundoi Bledar Roçi, 20 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zdojan të Peshkopisë, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Por, policia nuk mundi të arrestojë tre shokët e tij, përkatësisht shtetasit me iniciale L.R dhe A.T, 25-vjeç, si dhe B.H. 23-vjeç.

Të gjithë, të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Lidhur me shtetasin Bledar Roçi u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë në zbatim të vendimit penal nr 18 datë 03.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Ky shtetas më datë 11 janar 2015 në bashkëpunim me shtetasit L.R ,B.H,dhe A.T, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V .

Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme. /Dita/

February 9, 2016 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin