Dibër, Rama: Opozita e harroi këtë trevë

August 28, 2016 11:56

Dibër, Rama: Opozita e harroi këtë trevë

Kandidati për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, ka vijuar sot takimet në Kalanë e Dodës, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi dhe koordinatori socialist për Qarkun, Damian Gjiknuri

Kandidati i së majtës, Muharem Rama, ka shpalosur prioritetet  për këtë zonë, siç është asfaltimi i rrugës Ceren-Radomirë-Rade, ngritja dhe mirëmbajta e kanaleve të vaditjes, ujëmbledhës për Ploshtanin e Cerenin dhe promovim te turizmit malor në zone.

Kandidati Rama në fjalën e tij u shpreh se  “Do të ndërtojmë një baxho, do të rrisim ndjeshëm fondet për blegtorinë falë mbështetjes së qeverisë. Duke qenë se kjo është një zonë turistike që vizitohet nga turistë të huaj e vendas, ne do të bëjmë realitet rrugën e Radomirës. Këtë projekt do ta zbatojmë me prioritet të madh për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit malor. Ne po realizojmë projektin e madh të rehabilitimit të bulevardit në Peshkopi, por pavarësisht se kundërshtari thotë se po i çojnë lekët në bashki, prioritet për ne do të jenë zonat rurale, ku edhe përqëndrohet një pjesë e madhe e popullsisë”.

Ndërsa koordinatori Damian Gjiknuri theksoi se “opozita e gjendur përpara faktit ku nuk ka çfarë thotë për kandidatin, ka zgjedhur vetëm të shpifë. Janë munduar te hedhin edhe baltë padrejtësisht për figurën e Muharremit. Në fakt, për mua ata kanë ofenduar popullin e Dibrës, kur i thonë Muharremit trafikant droge. Normalisht, ju e njihni dhe ata tregojnë se nuk kanë çfarë të thonë fare për alternativën tonë dhe vetëm shpifin. Zgjedhjen e keni shumë të pastër dhe fati e ka ndihmuar që është numri 1 në fletën e votimit. Zgjidhni 1-shin dhe jam i sigurtë se Muharremi do të jetë vërtet 1-shi dhe shërbëtori juaj deri në fund”, u shpreh Gjiknuri.

Deputeti Sadri Abazi ftoi edhe banorët e Kalasë së Dodës që të intensifikojnë punën për të nxjerrë fituese kandidaturën e Muharrem Ramës. “Partia Demokratike do të jetë për shumë vite në opozitë. Për shkak të asaj çka kanë bërë, njerëzit nuk i besojmë më atyre. Kalaja e Dodës duhet të mobilizohet në maksimum për të votuar Muharrem Ramën, këtë djalë të shkëlqyer”, u shpreh Abazi.

August 28, 2016 11:56
Komento

2 Komente

  1. info analitike August 28, 14:29

    E po kot nuk thote populli”me thuaj me ke rri te te them se kush je”. Tani ky Rrema mund te jete mjek e njeri shume i mire por e humb tere besueshmerin e vet kur e sheh te kete ne krah Gjiknurin dhe Sadri Abazin.

    Reply to this comment
  2. info analitike August 28, 20:53

    Shikoni se cfare shkruan nje tjeter doktor socialist per fushaten e rilindjoteve:
    “Petrit Vargu:
    Isha në Dibër ke njerëzit e mi dhe pashë nga afër fushatën. Asnjë rilindas, intelektual apo socialist i vërtetë nuk dukej në fushatë. Në vend të tyre kishte “të fortë”, që bënin fushatë për PS-në.
    Ky lloj kompensimi po e shkatërron PS-në. Mendoj që mungesa e personalitetit të rilindasve, si dhe paaftësia e tyre për të tërhequr masën e ka bërë PS-në të drejtohet nga të “të fortët”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*