Dibra, problemi nuk është më vetëm Luli

September 23, 2016 18:30

Dibra, problemi nuk është më vetëm Luli

 

Nga Flamur Kuçi *

Dibra rezultoi jo vetëm një humbje dramatike, por një leksion me kosto të lartë për PD. Mësimi që PD duhet të nxjerrë nga këto zgjedhje, jo thjesht për rezultatin e thellë, jo vetëm për thyerjen e besimit në një zonë tradicionalisht të djathtë, jo vetëm për ogurin që ky rezultat përbën për zgjedhjet e ardhshme, është jetik për vetë PD-në.

Fushata e Dibrës ishte kryekëput një manual se ‘çfarë nuk duhet bërë’ jo vetëm për kaosin, konfuzionin dhe klimën përçarëse ku qendra futi degën e PD Dibër (trajtim që i ka rezervuar një pjese të mirë të degëve të PD në rrethe), jo vetëm për faktin që kryetari tregoi besim më shumë se në anëtarësinë lokale të PD, në ato drejtorë që në Kuvendin e PD u kish drejtuar gishtin si shkaktarë të humbjes së 2013 (për ata që nuk kujtohen; në Kuvendin e vitit 2014, Basha bëri sikur kërkoi ndjesë në emër të atyre drejtorëve që ‘bënin sehir pas xhamave të zyrave apo të makinave…’ por që çuditërisht ishin garancia e votës në 2016), jo vetëm se mbështeti ‘fillimin e ringritjes’ tek ministrat dhe deputetët shkaktarë të rënies së PD, jo vetëm për trajtimin absurd që drejtuesit e PD i bënë zgjedhësve në Dibër duke i akuzuar ‘në bllok’ për shitje vote, por për papërgjegjshmërinë që po tregon establishmenti drejtues i PD për të ardhmen e kësaj force politike.

Dibra nuk ishte as incident as rastësi dhe nuk mund të lexohet si e tillë. Ajo nuk mund te fshihet apo te justifikohet siç po tenton establishmenti drejtues. Në vend të një analize reale të fenomeneve në PD, mbështetësve nuk mund t’u servirësh shit-blerjen e votës si guri i themelit të rezultatit politik. Është fataliste dhe apolitike për PD nëse bën këtë fenomen themelin e analizës së humbjeve të saj. T’u thuash shqiptarëve që ‘në sajë të fushatës sonë nga 14,000 vota minus që planifikonim dolëm vetëm 4,000 vota minus’, praktikisht po u thua që, ne, 1 milion shuplakave do u kthejmë faqen tjetër.

Nga ana tjetër, as opozita e luksit, për mos të thënë e pseudokritika e pilotuar,  që nuk e ngriti zërin asnjëherë pëgjatë proceseve degraduese, por përkundrazi mbështeste mbytjen e zërave të kritikës reale, nuk bind duke tentuar të reduktojë problemin tek Luli. Si rezultat i mungesës së proceseve reformuese, PD ka problem më themelor dhe nuk e ka luksin ta reduktojë problemin vetëm tek koka e kryetarit.

Nuk mund të bësh opozitë dhe të ngjallësh besim duke ofruar si ‘shpresë’ përfaqësuesit e degradimit politik të PD. Nuk mund të bësh opozitë dhe të ngjallësh shpresë duke shpalosur luksin e ‘zengjinëve’ të ish pushtetit përballë mjerimit të njerëzve të thjeshtë. Nuk mund të bësh opozitë dhe të ngjallësh shpresë duke mbajtur frymën tek përçarja e mazhoracës dhe duke i shkelur syrin njërit segment të pushtetit.

PD ka të domosdoshëm një proces reflektimi mbi fenomenet që kanë çuar në degradimin politik të kësaj force. Opozita sot nuk ngjall besim, dhe kjo është çështja kryesore që shqetëson jo thjesht mbështetësit e PD por të gjithë opinionin publik. Zgjedhësit çohen në dëshpërim nga mungesa e alternativës. Sepse është dëshpëruese që përballë qeverisjes më problematike në këto vite, opozita nuk fiton dot asnjë nga betejat politike në opinionin publik.

Të pretendosh që jo vetëm për 2017, PD-së do i mjaftojnë thjesht ca ide të reja, por pa reformuar të gjithë infrastrukturën që mbart degradimin politik të opozitës, është jo vetëm fyese por edhe tinzare. Një opozitë nuk mund të bëjë përpara nëse ka për objektiv të jetë simetrikja e një pushteti problematik. Një opozitë nuk bën përpara nëse në vend të alternativës ofron justifikimin. Një opozitë nuk bën përpara nëse në vend të besimit ofron pasigurinë tek elektorati i vet. Një opozitë nuk bën dot përpara nëse pretendon që elektorati të ketë memorie elefanti dhe thjesht të harrojë abuzimin e zengjinëve të rinj me të cilët pretendon të vish në pushtet.

Përkundrazi, PD duhet të lexojë mesazhet e njëpasnjëshme të elektoratit që pretendon një hapje dhe reformë të thellë, pasi tashmë problem tashmë nuk është thjesht Luli.

*Autori ka punuar si keshilltar i ish- kryeministrit Sali Berisha

September 23, 2016 18:30
Komento

1 Koment

  1. edhe ti o Kuc je gjysem kriminel.. September 23, 20:38

    nuk e di pse e ve pas bythe se ke qene keshilltar i ish- kryekriminelt Sali Berisha.

    nqs se do behej nje gjyq Nurembergu dhe ti o Kuc duhet te shkosh ne te semes…boll na derdelitet o plehrate salulit

    pse duhet te shkojne keto ndyresira ne pranga bashke me 2-3 dipllomate perendimore??

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*