Dibra zgjedh sot kryebashkiakun

September 11, 2016 09:14

Dibra zgjedh sot kryebashkiakun

Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (e dielë, 11 shtator 2016) qytetarët e Dibrës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të Bashkisë, vend i cili mbeti bosh pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut socialist, Shukri Xhelili.

Në votime marrin pjesë 57 mijë qytetarë që do të hedhin votën në 118 qendrat e votimit.
Sipas të dhënave të dërguara nga KZAZ nr. 19, për procesin në Dibër janë akredituar 268 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Proçesi i votimit mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes.

Në garë për kreun e Bashkisë janë Muharrem Rama i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Sherefedin Shehu kandidat i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Të gjitha objektet zgjedhore  janë marrë me procesverbal në ruajtje nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë angazhuar gjithsej  181  punonjës policie.

Partitë politike mbyllën të premten fushatat me dy mitingje.

 

September 11, 2016 09:14
Komento

1 Koment

  1. info analitike September 11, 16:57

    Mos harroni te shtoni se te gjitha strukturat e shtetit jane mobilizuar fuqishem nga rilindjotet per fitoren e Rremes. Jane aprivuar fonde shteterore te taksapaguesve te gjithe vendit ne favor te fushates se rilindjoteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*