Didier Deschamps lë “500 mln euro” në shtëpi!

May 18, 2018 13:13

Didier Deschamps lë “500 mln euro” në shtëpi!

 

Zgjedhjet paraprake të trajnerit të kombëtares franceze, Didier Deschamps, për Botërorin e futbollit këtë verë surprizuan jo pak tifozët e një skuadre kandidate për të fituar trofeun.

Lista e lojtarëve të përjashtuar është vërtet e bujshme, një seleksion që u formalizua nga Didier Deschamps në një transmetim direkt në një kanal kombëtar transalpin.

Dimitri Paje, Martial, Koman, dhe Benzema janë vetëm disa futbollistë që çdo përfaqësuese do t’i kishte zili, por nuk janë preferuar për të qenë në seleksionin francez në botërorin 2018.

Praktikisht është gjysmë miliardi euro që nuk është konsideruar nga Deschamps, një skuadër që nëse virtualisht do të ishte veçmas në fushë, mund të luftonte për titullin.

Rregullorja e FIFA-s flet qartë dhe kufizon listën në 23 futbollistë, një kufizim i padrejtë nëse konsiderohet kualitet i Francës, të paktën në sulm.

Por trajneri ka bërë zgjedhjet e tij që vetëm koha do ti vlerësojë nëse kanë qenë të drejta apo jo.

Benzema, Lakaset, Ben Jeder, Marsial, Koman, dhe Paje do të shohin botërorin si tifozë, dhe nëse Franca do të dështojë, do të jenë ata, arsyeja kryesore për shkarkimin e trajnerit.

a.s/dita

May 18, 2018 13:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*