DIFEKT NË PD / Dështon testi i parë, Salianji del jashtë kontrollit

February 14, 2018 23:20

DIFEKT NË PD / Dështon testi i parë, Salianji del jashtë kontrollit

 

Edhe pse grupi prapamilitar shqiptar PD kishte paralajmëruar ashpër se kishte në zotërim teknologjinë e armës së re Salianj dhe ishte gati ta përdorte kundër kujtdo kundërshtar, zhvillimet e orës së fundit janë dekurajuese.

Arma Salianj, e cila pretendohej të kishte një rreze veprimi deri në bregun lindor të SHBA-së, ka dështuar në testin e parë, pohojnë burime laboratorike brenda PD-së.

Siç bëhet e ditur, rrezja e veprimit nuk kaloi veçse disa metra dhe viktima e parë ishte koordinatorja e rimelit dhe parfumeve në parti, znj. Gridare Forte.

 Siç kanë mësuar Gojët e Liga, gjithë synimi i bërthamës shkencore në PD ishte të zbatonte udhëzimet e brigadierit Lulrrafsha Mosuvrafsha, për të shtuar karakteristikat trahanore dhe kërmillore të Salianjit.

Por gabimisht në vend të kësaj u shtua një dozë libidoje që e nxori Salianjin jashtë kontrollit.

Ky i fundit nisi të joshë verbalisht me fjalë të ndyra çdo qenie të gjallë që ndodhej në rrezen e tij të veprimit.

Kështu e pësuan tre teknikë, dy sanitare dhe roja i selisë.

Por ndërsa këta u mbrojtën si mundën me pinca, bishta fshese dhe çadra, ajo që u dëmtua më rëndë ishte pikërisht Gridare Forte.

“Ho mi zogu, sa e mirë qeke bo. Do ….. bashkë atje… fort… hotel…?” u hodh Salianji, duke e shastisur viktimën, që deri dje i përdorte xhaketën për të mos shkelur mbi gropat e ujit.

Mësohet se pas shkëmbimit të një fjalori të pasur plot pikëpamje të reja, Znj. Gridare u dërgua me shpirt të plagosur në një qendër mjekësore, për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkaq arma e çakorduar shënjestroi me të njëjtën mënyrë vetë z.Lulrrafsha, që në fillim shkëlqyen sytë pastaj bëri sikur u inatos, pastaj një seri burrash e grash të nderuara.

Ndërsa po shkruhet ky raportim, mësohet se Salianji është hequr nga priza, ndërsa shumë dëshmitarë të difektit kanë kërkuar me lezet pranë laboratorëve të PD-së, se mos u ndodhet ndonjë çikë nga doza e përdorur.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, pa efekte anësore ndaj civilëve të pafajshëm

Salianji gjate sulmit agresiv ofensiv kunder zonjes se pambrojtur Gridare Forte

Salianji gjate sulmit agresiv ofensiv kunder zonjes se pambrojtur Gridare Forte

February 14, 2018 23:20
Komento

6 Komente

  1. Servet February 14, 06:51

    Kesaj I thone:shpif,shpif se dicka do fitoni. Dhe mi si organ i larte i mbetur i ppsh po e kryeni shume mire detyren megjithse asnjehere se keni kryer keq.

    Reply to this comment
    • adri February 18, 04:03

      Si lejohet nje kurve e tille si Grida Dumadhe Ervin Salijani te dale dhe te jape mend dhe leksione popullit kur eshte nje felliqesire qe ndot gjithkend qe ka afer. Kjo funderrine qe qelb dynjane duhet larguar nga mediat.
      Partia demokratike ta mbaje se do tja shohe hajrin nuk i jep me kush vote PD se me keto lloj funderrinash qe mban ne parti. Per partine e bamir Topit do te votojme si e vetmja parti e opozites dhe e djathte po kurre nukdo te votojmePD ne kete parti kurvash dhe kurvaresh. Imagjinojeni se ku shkojne parate e taksat e shqipetareve per tu krijuar kushte ketyre kurvave dhe imoraleve qe te bejne orgjira.
      Dhe me e ndyra eshte fjalori i ndyre qe kjo femer perdor qe dhe nje grua pa shkolle nuk e perdor.
      Turp qe politika shqipetare te mbaje funderrina te tilla ne perfaqesim.

      Reply to this comment
  2. Nik February 14, 17:28

    O servet te eshte prish serveri. Ti po thu se kjo rubrike satirike qe ta thote me gojen e vet se skenaret jane te sajume, esht duke saju gjona? O servet o katran milet….

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 14, 23:28

    une mendoj se arma e vertete eshte znj. Gridare Dendur,qe PD nuk e nxjerr ne Instagram se ngjan me raketat e shtrembeta te King Young Hunj-it.

    Reply to this comment
  4. Gani USA February 15, 11:21

    Hahahhaaa
    Mos vdeksh se m sbkaterron se qeshuri me kete rubrike.
    Hahahaaaaa
    Rofsh

    Reply to this comment
  5. suma February 15, 12:03

    Kjo baxhella sla koqe e car pa u fut..si nuk u ngope mi fshatare e shtremt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*