Difekt tek Qytetari Dixhital, Berisha kalon në sistemin analog

August 20, 2016 18:50

Difekt tek Qytetari Dixhital, Berisha kalon në sistemin analog

 

 

Pothuajse nuk ra fare në sy një difekt i rëndë që pësoi dy ditët e fundit sistemi i komplikuar dhe teknologjikisht i avancuar i Qytetarit Dixhital, që deputeti Sali Berisha ka vënë në funksionim për të denoncuar të pabërat e qeverisë neobllokmene.

Gojët e Liga mësojnë se Qytetari Dixhital ra në masë të enjten e kaluar, dhe iu dogj qarku bashkë me lavatriçen e familjes. Kjo bëri që qindra denoncime të vlefshme të digjeshin në faqen e bllokuar online të deputetit. Por pas një paniku të shkurtër fillestar, Berisha mblodhi veten dhe lëshoi kushtrimin: “Sa të rregullohet difekti, do kalojmë në sistemin analog, si qëmoti, o burra!”

Në këtë mënyrë, në vilën e një bamirësi anonim në Lalëz, ku deputeti i moshuar kalon këto ditë vere duke notuar nga 5 orë në ditë dhe ecur me vrap të lehtë për 5 orë të tjera, nisën të mbërrijnë disa makina.    Njerëzit zbrisnin prej andej me dosje e copa letrash dhe trokisnin në derën e Berishës.

Mësohet se i pari ishte zyrtari i përkushtuar Visho A., i cili pasi i puthi dorën, i la një copë letër dhe i përshpëriti disa fjalë Berishës. “Mirë, njerëz si ty na duhen”, i tha Berisha.

Në vijim, qytetarë të thjeshtë analogë si Jamarbër M, Lulzim B, Arben R, etj, depozituan të shqetësuar denoncimet e tyre pranë deputetit Berisha, duke iu lutur që ngrinte zërin edhe për ata, popullin e thjeshtë.

Denoncuesi i fundit, mësojnë Gojët e Liga, ishte një nëpunës i vogël i Pallatit të Ëndrrave, Bujar N, i cili nguli këmbë ta takonte medoemos Berishën personalisht. Por deputeti në ato kohë ishte duke vrapuar dhe nëpunësit iu desh të sforcohej tmerrësisht për ta ndjekur me vrap për t’i dorëzuar denoncimin. Bujar N, thonë burime të jodizuara në Lalz, është duke marrë veten pas dorëzimit të vështirë.

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Pra, merreni seriozisht   

August 20, 2016 18:50
Komento

10 Komente

  1. Mark uk August 21, 10:33

    Gojet e liga jan mbledhur rreth partis socialiste,po nuk i prishin kujt pune.

    Reply to this comment
    • biometri August 21, 14:30

      o mark, ia lepive Sales sot?
      E kreve detyren tani rri pastro gjuhen deri neser

      Reply to this comment
    • Mark NY August 26, 16:05

      A ke fol mo me zotin o Sali (Marku I vicidolit), edhe sa kohe ka thene do rrish ne Parlament? Hahahaaaaaa, po ne Gjirin e Lirise, me fal te Lalzit sa kohe do rrish? hahahaaaa, po Dhenderrin illegal Lulushen, me vjen keq do e q…sh ti ose ai ty, ne birruc! hahaaaaa, goca jote sdo q…t shume me nga Lulushja, se do ja marresh ti me qera edhe dhenderri legal, edhe ai eshte motra…hahaaa

      Reply to this comment
  2. Mark uk August 21, 16:03

    biometri:Sikur te dogji,faktit nuk ke nga ti ikish.

    Reply to this comment
  3. Mark uk August 21, 16:09

    Gani USA: Nuk te paska ndryshue Amerika.Rrot .ari se .ari paske ngelur.

    Reply to this comment
  4. SHKERDHEN -VIQIDOLI August 21, 22:00

    ky eshte qytetari me i degjeneruar i sistemit tone diellor dhe tokesor

    Reply to this comment
  5. alphade August 22, 03:13

    Lereni plakun Mere ne shenjtenine e tij !!!
    Pergjigja: Ne e leme ,por nuk na len Ai !!!

    Reply to this comment
  6. alphade August 22, 03:16

    Gezoje edhe per ca kohe detin e gjirit te Lalezit o i mall-
    kuar brez pas brezi !!!!

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit August 22, 22:05

    Nepunesi i pallatit te morrave me bisht. Bllokohet qytari dixhital, hyn ne linje notari karnaval.

    Reply to this comment
  8. dashamires February 3, 11:51

    Doni ta vdisni Salen? Lereni pa permendur nja nje jave.
    Doni Salen 100 vjec? Mbajeni neper media veshur me NIKE.

    Reply to this comment
  9. alohade February 4, 22:53

    Sali – dale,……. dale …… s’ke pare gje akoma ,Ti dhe
    banda jote ! Burgu ju pret te gjithve – Vettingu,gracka
    per hajnat,kriminelet ,mafiozet …..! Dale …dale …me
    nga dale .!! ” Me qen- tesi e dashuri ! ,

    Reply to this comment
  10. alphade February 4, 22:54

    Sali – dale,……. dale …… s’ke pare gje akoma ,Ti dhe
    banda jote ! Burgu ju pret te gjithve – Vettingu,gracka
    per hajnat,kriminelet ,mafiozet …..! Dale …dale …me
    nga dale .!! ” Me qen- tesi e dashuri ! ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*