Digje-more digje-o xhaxha Sali!

Arben Duka July 5, 2015 13:19

Digje-more digje-o xhaxha Sali!

Mbuloi re e zezë,
qytetin dhe fshatin,
se xhaxha Saliu,
do të djegë mandatin!.

Një heshtje mortore,
mbi vatrat shqiptare,
jemi në një prag,
të zisë kombëtare!.

Mortja edhe halli,
s’u nda nga ky vend,
Skënderbeu i Dytë,
s’do jetë në Kuvend!.

Të lutet vatani,
me lotë në sy.
dhe këtë të keqe,
mos ma bëj Sali!!!.

Mos e digj mandatin,
bir-o biri im,
se pa ty Kuvendi,
nuk ka më kuptim!.

Populli të thotë,
s’ban mirë me e djegë,
se me ty-të Enjten,
sheh estradë pa lekë!.

Mos e digj mandatin,
bir-o biri im,
se Atdheu s’ka,
tjetër argëtim!.

T’i falim të gjitha,
Çfarë ke bërë-o burrë,
veç kétë mandat,
mos e djegësh kurrë!.

Dogje Shqipërinë,
shkele përmbi ligj,
po mandatin tënd,
aman mos e digj!!.

Mos e merr-o babë,
me kaq të përpjekur,
pa atë mandat,
zer se je i vdekur!.

Të gjitha fuqitë,
tani të janë tretur,
asgjë veç mandatit,
tjetër s’të ka mbetur!

Mos e digj mandatin,
bir-o biri im,
se tani-kjo djegie,
është kapitullim!.

Vërtetë që PD-ja,
tani s’egziston,
po ti ende mbahesh,
ende bubullon!.

Ende bubullon,
në vesh të shqiptarëve,
edhe pse je bërë,
i marri i të marrëve!.

Ndofta ke menduar,
në një Çast të errët,
ta djegin pas teje,
edhe gjithë të tjerët!

Mos e mbyt anijen,
që ka futur ujë,
të duhet mandati,
që të bësh rrëmujë!.

Tamam s’e kuptojmë,
ne tëndin qëllim,
të bëhesh i famshëm,
dhe në dëshpërim!.

Po dhe fundja digje,
hu -hu i vjetër,
veç atij mandati,
nuk djeg dot gjë tjetër!.

Kjo është një zbythje,
e Shtëpisë Qendrore,
që shkon për nga Rama,
si super fitore!.

Po dhe unë u talla,
këtu me gjithë mënd,
se s’i plas njeriu,
për mandatin tënd!.

Ndaj të gjithë këndojnë,
me gaz-jo me ligje,
nishanin e fundit,
digje-more digje!.

Digje-more digje,
dhe mos e kthe fjalën,
një paqe të madhe,
do kemi pa Salën!

Arben Duka July 5, 2015 13:19
Komento

12 Komente

  1. katarakti July 5, 13:56

    Ketu nuk ehte pune mandati,. eshte pune drejtesie. Ka vrare dhe ka prere, ka shkaterruar me themel nje vend te tere. Dhe gjemb ne kemb nuk i ka hyre. Ben edhe zullumqarin ne Parlament. Dhe ata spurdhjaket e PS-se rrine sikur i kane mbushur breket. Por edhe kur flasin , thone budallalliqe. Si psh ai Balla. Te tjeret rrine si mumje.

    Reply to this comment
  2. emigranti July 5, 15:54

    Pytja ime eshte! A kemi te bejme me Parlament qe ka regulla apo me mbledhja Fshati.

    Reply to this comment
  3. liqeni July 5, 15:58

    rrofsh o Beni na kenaqe me kete tallvine…….

    Reply to this comment
  4. demo July 5, 16:11

    Ah sikur ti kishin keto mend e tua o Arben,demokratet e 91,do te kishin shpetuar Shqiperine.E ngaterruan bishen me doktorr,ju dhjefsha shkollen me gjithe profesore,qe ua dhjeu mire Sali maloku.

    Reply to this comment
  5. METEH July 5, 18:31

    Z.DUKA,ju lumt.Na plasi se do digjte mandatin Saliu.Por kjo eshte shashk e tij qe ta degjojne te pakten ata qe e mbeshtesin ne marrezit e tij ne keto 25 vjet,si brenda por sidomos nderkombetaret e djatht,ata qe nuk e duan kete vend si edhe ky mjeran i Viçidolit..!

    Reply to this comment
  6. Bash Alabaku July 5, 18:44

    Prandaj I thone qe s’behet buxhaku oxhak.Saliu nje alabak fshati I rritur gjithe kufizime behet lider.E coi vendin ne rrugen me te keqe te mundshme.Vjedhje te parave te gjithe shqiptareve me piramidat, hapje te depove te armeve, rezim te shtetit me pasoje vrasjen te me shume se 3000 veteve, vrasje deputetesh, deshmitaresh, rebelim me dhune ne 98, vrasje qytetaresh ne proteste paqesore, hedhje ne ere ne gerdec,etj se ka shume.Gjithe aktiviteti I tij ka qene kunder shqiperise.Vazhdoni e mbani ne parlament, ju dhjefsha me nje mut shtetin ligjor ju socialisteve qe pretendoni.Shqiptaret ju dhane votat pikerisht per te bere shtetin duke qerruar koken e se keqes saliun, ju keni frike ta beni me justifikimin jo gjykata , jo prokuroria.Kush u pengon te merni masat e duhura me I be keto organe.Te paafte , edhe ju jeni buxhak jo oxhak.

    Reply to this comment
    • Lëmi Llukës July 6, 01:49

      Bash Alabaku , je i saktë !
      Por , më lejo të shtoj diçka : Vetëm një popull alabak mund të durojë 25 vjet , lehjet e zagarit Sali Berisha !
      Shqipëtarët e meritojnë Saliun , prandajë Saliu po leh kaq gjatë . Të rroftë Saliu , o popull kufomë !

      Reply to this comment
  7. ZARELI July 5, 19:51

    TE GJITHA SHKRIMET I KE SHUME TE MIRA POR KJO ESHTE E SHKELQYER te shohim se cfar komenti do beje ” poet analisti ” me vargjet e tija te mbrekullushme

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit July 5, 22:34

    Me pare se mandatit
    Verja flaken vetes
    Pishtar i Rrumpalles
    Edhe ti te mbetesh.

    Verja flaken vetes
    Si usta qe je
    mos mbetesh prej teje
    Asnje gram mbi dhe.

    Rama do te beje
    Homazh madheshtor
    Rrezik brenda ores
    Do te shpalle deshmor.

    Prandaj verja zjarrin
    Vetes ore plak.
    Vec s’di, mish’ i krricit
    A merr vertete flake?

    Reply to this comment
  9. Paqesori July 6, 03:02

    Aaaa hahahaha aaa hahaha sa kom qesh…..
    Po dhe unë u talla,
    këtu me gjithë mënd,
    se s’i plas njeriu,
    për mandatin tënd!
    .aaahhahaha ..po une kujtova se te dhimsej veertete, oh, sa kom qesh, pale :
    Vec s’di, mish’ i krricit
    A merr vertete flake?
    Uaaaaaaa ! Po jeni goxha burra more …tallet njeriu keshtu , ashiqare ?

    Reply to this comment
  10. ashtar July 6, 11:11

    komunist nihilist

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*