Digjen 3 makina në Vlorë

April 14, 2018 09:00

Digjen 3 makina në Vlorë

Tre automjete janë djegur në Vlorë pas mesnatës, në dy raste të ndryshme. Policia bën me dije se rreth orës 02:00 në lagjen “1 Maji” janë djegur dy automjete tip Benz dhe BMW.

Të dy këto makina janë në pronësi të qytetarit me iniciale E.A.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Ndërsa në fshatin Bishan rreth orës 00:40, është djegur plotësisht një automjet tip Volkswagen në pronësi të qytetarit me iniciale K.T.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

o.j/dita

April 14, 2018 09:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*