Digjen dy makina pranë një qendre tregtare në Tiranë

September 14, 2016 19:38

Digjen dy makina pranë një qendre tregtare në Tiranë

Dy automjete, të cilat ishin parkuar pranë një qendre tregtare, janë djegur sot në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se fillimisht ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, me targë TR5188R, i parkuar, dhe pas tij është djegur edhe mjeti tip “Audi A3”, me targa AA 651 EE, në pronësi te firmës “T. L.”, i parkuar pranë tij.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, automjetet thuajse u dogjën plotësisht. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen ekspertë të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

September 14, 2016 19:38
Komento

1 Koment

  1. kujtesa September 14, 21:27

    Nese doni videon e djegies,me kontaktoni dhe e keni te rregistruar deri ne momentin qe erdhi zjarrfiksja per ta shuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*