Digjet banesa, gjendet një kufomë e djegur

November 28, 2017 13:25

Digjet banesa, gjendet një kufomë e djegur

Gjate nates në fshatin Lekas- Korçë, është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht. Nga hetimet e para rezulton se viktima eshte identifikuar si shtetasi Ilir Qyrani.

Sipas banoreve dyshohet qe viktima mund te kete qene nje endacak i cili vertitej ne zone dhe konsumonte pije alkoolike.

Shtepia ka qene e pabanuar dhe mendohet se ai mund te kete hyre brenda saj ne gjendje te dehur dhe te kete ndezur zjarr cka ka bere qe banesa te perfshihet nga flaket.

Informacion shtese nga Policia:

Në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.

Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.

Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar. Hetimet po vijojnë.

Informacion paraprak.

Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.

November 28, 2017 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*