Digjet “BMW-ja” në Elbasan, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht

July 19, 2018 09:05

Digjet “BMW-ja” në Elbasan, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 4:20 në lagjen “Qemal Stafa”.

Ata raportojnë se automjeti tip “BMW”, i cili ka rezultuar të jetë në pronësi të shtetasit 40-vjeçar L.Ç, ka marrë flakë papritur.

Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

s.a/dita

July 19, 2018 09:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim