Digji-more digji-o baba Sali
Nga Arkiva
Dy janë në Kuvend,
si ujku-si bisha,
Monikë Guerilja,
dhe Sali Berisha!.
Do djegim mandatet,
kanë deklaruar,
Sala në zjarrvënie,
është i sprovuar!.
Monika e ka,
për herën e parë,
ndaj dhe e urojmë,
i vajtë djegia mbarë!.
Sala i sprovuar,
s’e ka problem fare,
dogji katër herë,
trojet shqipëtare!.
Digje-Salë-digje,
shyqyr që u gjënde,
mbase tok me të,
djeg dhe veten tënde!.
S’e kam simbolike,
Sali-o Katran,
po fillimi i vjeshtës,
do ndonjë kurban!.
Rreth vitit Dymijë,
a s’na befasove,
kur një supervrasje,
na paralajmërove!.
Ne thoshim me vete,
ç’thotë ky budalla..,
po fiks pas një muaji,
Azemi u vra!.
Djegia asnjëherë,
s’është veprim i butë,
nuk parashikohet,
as në Kushtetutë!.
Djegia është shpikur,
nga një mëndje e gjorë,
se thjesht’ nga mandati,
ata heqin dorë!.
Asnjë deputet,
s’do zëvendësohet,
e gjithë opozita,
fare do zerohet!
Dhe kjo do të jetë,
një ikje pa kthim,
ose saktësisht,
bojkot pambarim!.
Këto janë idetë,
e Sali veshgjatit,
po s’është kaq e lehtë,
djegia e mandatit!.
Mbasi në Kuvend,
veten do zerojnë,
ca zgjedhje të reja,
ata do kërkojnë!.
Dhe kur opozita,
veten të zerojë
Kuvendi sërish,
mund të funksionojë!.
Mund të funksionojë,
dhe pse krundet s’janë,
sepse socialistët,
numurat i kanë!.
Po tjetër qëllim,
kanë Salinj mandatat,
se mot-në Qershor,
hapen negociatat!.
Po për ne s’do vlejë,
as dhe ajo ditë,
se s’ka bashkëpunim,
pozitë-opozitë!.
Po në një drejtim,
e kanë fare kot,
se Reformë-Vetingun,
s’e pengojnë dot!.
Dhe s’do ndryshojë,
aspak Epopeja,
fitojnë socialistët,
prapë zgjedhjet e reja!.
Djegia e mandatit,
mund të mos shpërblehet,
se si bumerang,
prapa mund t’u kthehet!.
Mund të përfundojë,
çdo gjë firi-fiu,
të shohim çdo bëjnë,
Mona dhe Saliu!
A.DUKA
Rrofte shoku edver
Ngordhte turku Arben !
Arben duka Arben duka ,
c’jane gjithketo mufka.
e kisha menduar ,
por se si mu duk
se ti kerren bejte
per nje cope buke.
po pse lodhe kaq
o njeri i marre
ngele duke share
gjithe boten mbare.
dhe flet per Saliun,
e keqja e madhe,
po nga stani juaj ,
ka dale kjo sorkadhe.
stani i seres tende
edhe Enverit,
more edepsez,
i dhjeri i dhjerit…
sec ka dal llumi PS -se
sec ka dal det e me det,
vijne nje bylyk me morra
bejne llaf e muhabet..
na flasin per kombin,
na flasin per voten,
horrat komuniste,
qe nderruan rroten.
E kuptoni shoke nivelin e zvarranikeve te partise si bedrinjte e bejtexhinjte. Keta te shkretet cdo gje lidhin me partine. Jane si qente qe nuk jetojne dot pa nje padron. Keta as nuk e dine se c’do te thote mendim i lire dhe vullnet i lire i pavarur nga ai i partise. Keta jane misherimi i arsyes se perse Shqiperia nuk behet dot nje shtet europian demokratik.
O Arben Duka,
Nga sot ,
mos shkruaj me asnje rresht,
pa marre me pare mendimin e Info Leshit…
se ky Infua, nuk e lidh cdo gje me partine dhe me Babale Saline…
Infua nuk eshte Qen qe nuk jeton dot pa Bajraktar Monstren…(Ai eshte vetem nje Zagar i tij)
Se vetem Infua e di se cdo te thote mendim i lire dhe vullnet i lire e i pamvarur nga ai i partise…Vetem soji i Infove jane meshirimi i arsyes se perse Shqiperia nuk behet dot nje shtet europian demokratik…Vetem Infot e kane kete dhunti qe te na mesojne se si ndertohet(shkaterrohet) Demokracia e Vertete, Se ata dine te qeverisin, sic thoshe ai (Anglezi i mencur) keta dine te qeverisin me metodat e Shekullit te 18-te dhe me kanunin e Lekes…
Arben Duka, Pena Top si nga here, Saliut i ke nxjerre Uje te zi…
I thashe Djallit, Djall o Djall,
Pse nuk vjen ne Shqiperi,
Me tha Djalli mos u tall,
Ju keni shokun Sali…(Tok me Infot e tij!…)
të lumtë pena o Arben Duka!
Sa te kete pushtet I Gjati
Pelcit Beno nga inati
Saliut si prishet gjiza
Se zhukasin ca miza
Eshte ne kulm te humorit
Se ha ne tepsine e Horrrrrrriiit
Nje poetaruc partiak qe nuk ka te dyte.Dikur fuks si i quante populli ata qe spiunon.Apo nuk i japin lavdata shoket e vet te dikurshem.A jeni perseri aktiv apo vetem serviloseni se ajo ju ka mbetur o fuksa.
O Zot! Ç’ behet keshtu? Si iku keshtu drejt te keqes (Salihut) truri i shqiptareve? Tere komentuesit e mesiperm nuk bejne as nje qime te ARBEN DUKES.
Bohotina , shprehu me qarte , ne fjaline e fundit : Tere komentuesit e me siperm , te mare sebashku , nuk vlejne as sa nje qime e bythes te Arben Dukes . Pershendetje .
Ndryshimi midis mendimit të lirë dhe mendimit të skllavëruar,fanatik e padritë është se mendimi i lirë ka autor ,identitet.Tjetri anonim se nuk ka kurajë të flas hapur.