Dikur kemi pasur shtet e përmbi shtet!

December 17, 2017 11:51

Dikur kemi pasur shtet e përmbi shtet!

Nga politikanët,
çuditem vërtet,
kur na deklarojnë,
se do bëjnë shtet!

Përse këto fjalë,
më duken çudi,
sikur ndonjë shtet,
s’kemi parë me sy!

Sikur ne shqiptarët,
po jetojmë fillimin,
edhe sikur s’dimë,
të bëjmë krahasimin!

Shtet e përmbi shtet,
dikur kemi pasur,
dhe sot nga mungesa,
buza na ka plasur!

Kishim super shtet,
me shokun Enver,
po erdhën shpellarët,
e hodhën në erë!

Né vitet Nëntëdhjetë,
ndodhi kjo hata,
në duar të liga,
Shqipëria ra!

Barbarët ju gjegjën,
njëzëri kushtrimit,
kundër Mbrojtjes sonë,
edhe Sigurimit!

Në skenë kishin dalë,
njerëzit më të liq,
Shqipërinë e lanë,
fare lakuriq!

Në mosegzistencë,
Atdheun e zhytën,
sa që dhe raketat,
për pak skrap i shitën!.

U ngritën legenat,
kaluan ylberin,
bënë Bunker-Artin,
të tallin Enverin!

Ujku pse s’u ha,
pse s’u bie pika,
me qindra të tillë,
ka sot Amerika!

Ajo si dikur,
sot i ka në gjendje,
dhe njeri të tallet,
as i shkon në mendje!

Se kur vijnë bombat,
det e kijamet,
me çadëre shiu,
askush nuk i pret!

Sikur ne s’e dimë,
ç’halle kish ky vend,
ka ardhur Bollinua,
të na japi mend!

Me qindra tunele,
me mijëra bunkerë,
fuqinë e ushtrisë,
e rrisnin dhjetë herë!

Nëse vinte lufta,
vendi s’kish pse tutej,
e gjithë industria,
ndënë tokë do futej!

Rezerva pa fund,
mblodhi ai shtet,
sa pa punë të rronte,
vendi njëzet vjet!

Në kohë të Saliut.
Shqipëria-lule,
kishte vënë mënjanë,
një thes me fasule!

U vodhën të gjitha,
në Vitin e Zi,
kur vendin e kishte,
murtaja Sali!

Për të fshehur armët,
që kish marrë Serbia,
bastisi gjithë depot,
që kishte ushtria!

Vijon nesër…

Arben Duka

December 17, 2017 11:51
Komento

16 Komente

  1. Tartufi December 17, 12:28

    Eshte me mire vdekur,mbuluar me balte
    se sa nje i dehur,hajvan,dite dhe nate.

    Eshte veshtire te thuash,per hajvaneri.
    vetem eshte nje lutje,shpetona perendi

    Shpetona lerona nga marezite
    nga legenerija nga bejdexhinjte.

    Reply to this comment
  2. Populli December 17, 14:01

    Duka per komunizem sot po ligjeron,
    ( e ka zene malli per triske-tallon ),
    po kerkon me kot i marri,
    te ngre Enver halen nga varri,
    por per ta bere kete sot,
    duhen bere gjera plot,
    duhet mbyllur kufiri se pari
    ( e ben dot o koqe-Kari?),
    pastaj duhen shperndare tallona,
    ne te gjithe familjet tona,
    duhen bere lista zboresh,
    qe te fleme buze llogoresh,
    duhet prap “si ne rrethim”,
    te mbyllemi te gjithe ne vrim,
    nga bota te izolohemi prap,
    keto kerkon sot Duka trap,
    si ky ka dhe trapa tjere,
    qe nga mendja jane dhjere,
    por shyqyr qe jane pak,
    ca te rrjedhur, torollak,
    se sot nje mendje normale,
    s’do kurre me komunizem-hale.

    Reply to this comment
  3. Shahisti December 17, 14:52

    O bejte, po ke rrjedhur fare mor i gjore. Me dhjeve gazit me ato rezervat qe kish grumbulluar Enveri qe te rronim pa pune 20 vjet. Po ne pa pune ishim dhe ashtu sic hanim ne rronim edhe 30 vjet te tjera. Nje gje dua te di une, ti i shkruan keto bejtet para apo pasi pin ilacet? Jo se po t’i shkruash para ilaceve, paske pas doktorin te mire e te ka dhene ilace te mira, po qe se i shkruan pasi i pi ilacet, atehere kij kujdes se po ta fut doktori, po te jep ilace te skaduara.

    Reply to this comment
  4. mirel December 17, 16:13

    E o Duka,

    E qajme se s’ditem ta mbajme
    u mbush Shqiperia me plera,

    Nuk vijme me era njerez
    vijme era derra

    Reply to this comment
    • Shahisti December 17, 19:56

      Ti me gjithe rracen tende o mirel teveqel, keni ardhur gjithe jeten era derra dhe dosa.

      Reply to this comment
      • K... i tim et December 18, 03:01

        Po,por ty dhe rasatin tuaj U kemi shkerdhyer shqiptarisht,70 vite dhe do vazhdojme t’ua bejme para,prapa,madje me mburrje o shahist kerma e ketij vendi…

        Reply to this comment
        • Shahisti December 18, 15:24

          Ku e ke pas babin operative mer qerrata, ne Kurbnesh, apo ne Bulqize. Ti dhe soji jot na i keni hinger mutin me kosha, e po vazhdoni te na i hani edhe tashti. Ai kodoshi komandanti legjendar ua bonte qefin me noi dymileksh teper dhe ju kercenit si ariu ne tepsi. Mburru, mburru se e ke mrena po nuk e merr vesh.

          Reply to this comment
          • Shqipe-Pelivani December 19, 00:20

            une s’mburrem,vetem po te kthej reston,se me ke renur ne qaf i pari duke me fyer pa asnje shkak,edhe s’kam qene komunist,as nje ore,edhe s’e kam dashur.isha thjesht nje mesues fshati…. kaq,them t’a lem ketu.

  5. katarakti December 17, 17:46

    Pa diskutim qe ne ate kohe kishim shtet dhe supershtet. Eshte e vertete. SIç eshte po aq e vertete se ai shtet kishte edhe shume te meta dhe te keqija. Siç ishte per shembull e ashtuquajtura diktature e proletariatit! Dhe per mendimin tim ai sistem u shemb, pikerisht se ishte nje diktature qe mohontedhe shtpte me mizori deri edhe kritikat dashamirese qe i beheshin regjimit. Megjithate gjate atij regjimi, perveç te keqijave, u bene ndryshime te pabesueshme. Shqiperia nga nje vend oriental, nje Turqi e vogel e shekullit te 18-te, u kthye ne nje shtet modern europian, me te gjitha atributet e nevojshme. Nga nje vend analfabet ne 99 perqind te popullates u be me inxhinjere, doktore, mesues te perkushtuar etj etj. E keqja eshte se ai sistem qe kishte te mira dhe te keqija u zevendesua nga nje lloj anarshie dhe katrahure e pabesueshme. U shkaterrua gjithçka. Koha e sotme eshte feste dhe lavdi per hajdutet, banditet, te degjeneruarit, prostitutat, politikanet hajdute, matrapazet etj etj

    Reply to this comment
  6. miri December 17, 18:18

    I nderuari Arben mos u merakos cka pellasin ballista dhe fashista por edhedemokrat e socialista qe te gjithe falin dhe shesin Shqiperine .Shesin det dhe hapin varreShqiperise….Enverin e don Shiperia se i duhet ,e mbrojti me fanatizem nga keto kriminele dhe tradhetare…

    Reply to this comment
  7. dini cu thone sot. December 17, 20:07

    kush do te dhitet,te dhjese e ta haje se cthote poeti,ish vertet e gjalle.

    Reply to this comment
  8. Rei December 17, 22:00

    Te lumte pena o Duka…..kete qe thoni ju kaq bukur e me rime…populli e thote ashtu thjesht…perdite….Leri legenat ti bejn seranata hajduteve e krimineleve qe zaptuan…vendin….nje keshill dashamirese…jepu ca texte veresie ketyre te festvaleve.se sa muzik e as text nuk kane…

    Reply to this comment
  9. rapsodi popullor December 18, 12:43

    18 Dhjetor, 36 vjet me pare…

    Dikur kemi patur shtet e permbi shtet,
    36 vjet me pare vrau ne gjume Kryeministrin e vet.
    A te kujtohet Duke “Poliagjenti” Mehmet?
    Agjent i gjithe agjenturave komplet?
    I ruseve, jugosllaveve, kinezeve,
    turqve, arabeve, e der eskimezeve,
    agjent qe gjate luftes i gjermaneve,
    agjent para lufte i amerikaneve,
    ketij Poliagjent Mehmet Sheh i thone,
    27 vjet Kryeminister i Shqiperis tone,
    por si sot 36 vjet me pare,
    ky Kryeminister u vra si zagar,
    kjo eshte histori e komunistave shqiptare,
    mbushur plot me armiq e tradhetar,
    shoku Enver c’do vit i zbulonte,
    ne gropa pa emer me dhe i mbulonte,
    sikur dhe ca me shume te jetonte,
    dhe Nexhon me Ramizin do ti qeronte.
    Tani o Duke besoj se tu kujtua,
    Poliagjenti Kryeminister qe u qerua,
    ky ishte ai shteti yt permbi shtet,
    qe bente Poliagjent Kryeministrin e vet.

    Reply to this comment
    • Shahisti December 18, 19:12

      rapsod, je shume i fuqishem.Shume bukur e ke kapur dhe ia ke thene me vargje ketij bejtes Arben Duka, enverist i pandreqshem dhe i pjerdhur nga mendja.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*