“Dil, nëno, e shiko jashtë, si lufton Brigad’ e Gjashtë!”

January 23, 2018 10:12

“Dil, nëno, e shiko jashtë, si lufton Brigad’ e Gjashtë!”

Kujtime të ish-partizanit të kësaj Brigade Heroinë. Kalimi i lumenjve Vjosa dhe Shkumbin dhe rënia heroike e Mitro Xhanit dhe 10 dëshmorëve të tjerë në luftë për çlirimin e fshatit Dukaj të Tepelenës

Nga Sevo Tarifa

Malet ishin “foleja” e partizanëve. Por luftëtarët s’qëndronin në një vend. Lëviznin gjithandej, shkonin ku i thërriste Atdheu, në beteja për çlirimin e tij. U duhej të ecnin ditë e natë, rrugë e pa rrugë, të kapërcenin male me dëborë, kodra, fusha dhe lumenj.

24 korrik 1944. Ditën, vapë e madhe. Batalioni i dytë “Abaz Shehu”  u nis nga Damësi i Tepelenës. Natën zbriti tatëpjetën drejt rrugës automobilistike. Udhë këmbësorësh, që gjarpëronte përmes terrenit të thyer. Marshim me hapa. Qetësi, pa fjalë. Partizanët 5 metra largësi njëri-tjetri. Porosi të komandës transmetoheshin me “telefon partizan”: fjala me zë të ulët, gojë më gojë tek shoku përpara. Iu afruam xhadesë. Pararoja partizane ishte në ballë të kolonës dhe dy të tjera majtas e djathtas, vigjilonin dhe ruanin forcat tona nga ndonjë autokolonë gjermane. Të dhënat ishin që mund të kalojmë, forca armike s’ka. Dhe xhadeja u kalua. Mbërritëm pranë Vjosës.

Që nga larg dëgjohej gurgullima e saj. Vjosa e bukur kishte marrë një ngjyrë në të verdhë, nga shirat që kishin rënë ato ditë korriku. Po rrinim në këmbë, në anë të lumit. Një fshatar udhërrëfyes na udhëhoqi drejt vahut për të hedhur lumin. Ndërkaq, komandanti i batalionit Sefedin Meçe dha porositë: “Shokë partizanë, do mbahemi fortë dorë më dorë që Vjosa të mos na vëjë përpara. Duart shokut para e pas, mos ia lëshoni. Nuk e dimë deri ku do na vijë uji në trup, por frikë të mos kemi. Zemra të bashkuara. Pionierët dhe shoqet mund të merren në kurriz nga partizanë të rritur dhe notarë. Armët secili krahë-qafë. Pas meje!”

Dhe komandanti priu përpara. Para tij pararoja. Në vazhdim vargu i partizanëve! Këmbë e trup në ujë! Duart shtrënguar fortë. Atyre me trup të gjatë, uji po u shkonte deri në gjoks. Problemi ishte për ata me trup të shkurtër. Porosia u dha që këta dhe shoqet partizane të merren në kurriz nga luftëtarë dhe notarë të fortë. Por asnjëri prej tyre nuk pranonte.  Risto Palit, që ishte i shkurtër, uji i vate te gusha. Ecte me majat e gishtërinjve të këmbës, që “të bëhej pak më i gjatë”! Me zë të ulët i tha Tahir Skrelit që kishte në krah: “Po më tej, sikur të jetë më thellë, çdo bëhet me mua? “Mos u tremb, or burrë, se na ke neve, shokëve”. Megjithatë, Ristua nuk iu drejtua Zotit, se nuk besonte, por iu drejtua Vjosës me fjalët: “Moj Vjosa bukuroshe,  se mos më mbytësh mua të shkurtrin, më lër të luftoj për çlirimin e vendit!”.

Një valë uji u ngrit lart dhe Ristos iu duk sikur Vjosa qeshi e i ktheu përgjigje! U kthye nga Elmaz Lani që e mbante nga dora dhe i tha: “E dëgjove ti, Maze, si ç’më tha Vjosa? Më tha: “Të vegjlit unë  nuk i mbyt, se janë të lehtë dhe uji i mban në sipërfaqe”! Kjo bisedë mbeti midis tyre dhe Vjosës, se era që frynte atë natë mund t’i çonte fjalët tek armiku… Ristua, ose “Cironku”, siç i thërrisnin shokët, ishte partizan me humor.

Ndërkaq kolona ecte lumit dhe doli përtej. Qëndruam aty dhe u siguruam se mbërritëm të gjithë. Të lagur ujë. Rrobat qull. Ishte natë korriku dhe s’kishte ftohtë. Një pushim të shkurtër. Nuredin Matushit iu afrua Besho Nikolla dhe i tha në vesh:  “Shpëtuam, Nuro. Tani merrja një kënge!”. “Këngë? Po rrotull nesh ka gjermanë e ballistë. Apo të shkojmë tek ata si dashi te kasapi”. Nuredini ishte këngëtar i mirë dhe quhej “Bilbil”, por këtë “kokërr ulliri nuk e hëngri”.  Batalioni u radhit. Sipas kompanive u bë nisja drejt aksionit në Dukaj të Tepelenës….

***

Këtë lumë e kisha parë në hartë, në shkollën fillore. Solla ndërmend mësuesin dhe bashkënxënësit, të cilët sikur më jepnin fuqi e guxim. Tani po e shoh nga afër, do ta kaloj natën. Por me shokë merr krah e fluturon. Dhe ja mbërritëm te ky lumë i gjatë e vende-vende i thellë. U nisëm nga Tomori, ku më 4 gusht u krijua Divizioni i Dytë Sulmues. Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha do të marshonim drejt Shqipërisë së Mesme e të Veriut, në goditje të forcave të armikut.

Nga Tomori Brigada VI Sulmuese vazhdoi marshimin drejt zonës së Gramshit. Partizanët e kaluan natën këtë qytet të vogël. Forcat e armikut i kishin nuhatur kolonat partizane dhe ishin strukur nëpër qytete. Patrullat e xhandarmërisë hapnin zjarr nga larg dhe iknin në panik. Sipas planit të tyre u bënë gardh buzë Shkumbinit, me qëllim që të pengonin kalimin e  tij nga forcat partizane. Brigada vazhdonte marshimin, kaloi në Drizë, Dumre, Gjinar, Shpat etj. Shkumbini U kalua në grykën në të hyrë të Labinotit.

Natë gushti. Moti me re e mjegull. Ditën kishin rënë shira dhe lumi qe turbulluar. U prit sa të errësohej mirë. U gjet ku ishte vahu. Forcat e batalionit të parë u futën në lumë dhe dolën te bregu në anën tjetër. U vendosën në pozicione për të mbrojtur shokët që do vazhdonin kalimin e lumit. Por sa filloi të hyjë në ujë  batalioni i  dytë, në rrugën automobilistike u duk një kolonë e gjatë makinash gjermane! Problemi ishte serioz. Duhej gjakftohtësi dhe manovrim. Komanda  dha urdhër që partizanët të rrinë në ujë, në këmbë, pa lëvizur, “që të duken sikur janë pemë, trungje, shelgje”, nga të cilat kishte shumë rreth e rrotull lumit.

Dritat e makinave rrezatonin rreth e qark. Ndriçimi i makinave vinte dhe në lumë. Kolona s’po mbaronte. Partizanët s’lëviznin. Ky veprim i zgjuar e trimëror partizan bëri që armiku të mashtrohej e Shkumbini të kalohej. Ishim lidhur dorë më dorë me njëri-tjetrin. Duart e mia ishin: njëra në dorën e xha Azbi Këndellës nga Prongjia, partizan 51 vjeçar, dora tjetër mbahej me Hekuruan Bathën nga Plesati, një partizan shakatar, i thjeshtë, sybardhë, mjekërvogël, që nisi nga humori partizan. Ai filloi një dialog me Shkumbinin: “O Shkumbin i gjatë, o lum i mirë! Se mos na mbytësh ore, se ne nuk duam ta japim shpirtin në gjoksin tënd, duam të vritemi në luftë me armiq”! Pastaj Hekurani ndryshonte zërin, sikur po i përgjigjej Shkumbini: “Dëgjo këtu, ti, partizan. Po të ishe ballist, do të të mbytja, por partizanët i kam miq dhe nuk i mbyt. Kaloni, por bëni kujdes, sa të shkojnë makinat gjermane. Aty ku jeni juve është vahu. Kujdes, më djathtas mos shkoni, se atje ka thellësi!”.

Humori ishte kurdoherë karakteristikë e jetës partizane, por në raste të tilla s’kishte ilaç më të mirë, të hiqte pesimizmin, të ngrinte moralin. Dhe Hekurani humorin e kishte xhan. S’rrinte dot pa të. Keq e kishte kur ishte në llogore, që s’fliste dot, se atje fjalën e kishte pushka. Batalioni i dytë doli lart në kodër, u hap në formacion lufte si i pari. Përsëri u duk një autokolonë tjetër gjermane, por tani lumi ishte kaluar. Pritej urdhër për goditjen e kolonës, por ky urdhër nuk u dha nga komanda. Partizanët pasi kaluan Shkumbinin, u ngjitën përpjetë dhe qëndruan në Labinot-Mal për veprime të mëtejshme luftarake…

Këtë episod për kalimin e Shkumbinit po ua tregoja një ditë Sado Bebeçit që ishte aty afër komandant në pikën ushtarake të Mirakës dhe Refat Bufit nga Polisi i Madh, që punonte me rininë e rrethit Librazhd.

Lufta në Dukaj

Ajo mbrëmje behari e 24 korrikut 1944 ishte e nxehtë, por atmosferën e ngrohnin më tepër pritja e ngrohtë e partizanëve te batalionit “Asim Zeneli” nga populli i fshatit dhe kënga labe, e cila “është një lule që mban vesën, është një shpirt, që mban besën…” (Zaho Vasili).  Dallohej timbri i zërit të dy partizanëve “bilbilë” Hajro Shkrelit e Nuredin Matushi. Të nesërmen do të luftohej për çlirimin e fshatit Dukaj.

Më 17 janar 1944 nazisto-ballistët kishin djegur shumicën e fshatit. Me pushkë e bajonetë bënë masakrën duke vrarë 12 djem e burra, më i vogli i të cilëve, Haki Bajram Varfaj, 13 vjeç! Para nënës, nuses e fëmijëve kishin marrë lidhur këmbë e duar dhe e pushkatuan në oborrin e shtëpisë partizanin Ismail Osmën Bejko, kurse vëllain e tij,  Dinen, e burgosën në kalanë e Tepelenës, e sakatuan, i prenë shputat e këmbëve e të duarve, hundën, veshët e buzët, i nxorën sytë dhe e hodhën jashtë mureve të saj!

Në Dukaj armiku kishte pikëmbështetjen e tij. Ishin një njësit gjerman, një skuadër italianësh, një togë ballistësh, një kompani xhandarësh, të cilët përbënin batalionin famëkeq “Vermoshi”me komandant major Dod Nikolla. Gjithsej 207 armiq:  kriminelë, vrasës, hajdutë, të zhytur thellë në llumin e tradhtisë, të pajisur deri në dhëmbë me armë: mitralozë të rëndë e të lehtë dhe mortaja. Batalioni “Vermoshi”, përveç forcave të tjera armike qëndronte edhe në Salari, i cili mbahej nga regjimi kuisling i Tiranës, si një forcë e zgjedhur dhe e armatosur më së miri. Në Salari do të vepronte batalioni i III. Në kodrën shkëmbore në Dukaj ndodheshin llogore të profilit të plotë, qendra zjarri prej betonarmeje, të përhershme, të ndërtuara në kohën e luftës italo-greke, të përdorura më vonë nga pushuesit fashistë e veglat e tij vendëse. Shumë shtëpi fshati e veçanërisht shkolla ishin kthyer në fortesa për të luftuar në kushtet e qendrës së banuar.

Në fshat vepronte çeta territoriale e armatosur, që do t’i kundërvihej reprezaljeve e vrasjeve të armiqve. Më 22 prill të atij viti zuri pritë në befasi dhe asgjësoi një patrullë naziste. U vranë 9 ushtarë dhe oficerë gjermanë, u zunë 14 robër e mjaft materiale luftarake. Hitlerianët vazhduan përsëri edhe më egërsisht:  gjakosnin, pushkatonin. Ato ditë armiqtë vranë një fshatar të pafajshëm, që kalonte rrugës me kalë! Vandalë! Ja pse ky garnizon armik në Dukaj e Salari duhej likuiduar, kjo ishte kërkesa e popullsisë.

***

Ora 4.00. Ende pa u gdhirë dita. Gjëmoi thirrja “Para partizanë!”. Forcat armike të pozicionuara në kodrën shkëmbore qëllonin, forca të tjera të tij po delnin nga vendstrehimet dhe drejtoheshin te kodra në qendër të fshatit. Skuadra sulmuese zuri pozicione fare afër armiqve. Zjarr nga të gjitha anët. Të gjithë shtinim drejt armiqve në kodrën e fortifikuar, në lagjen Muçaj. Predhat tona goditnin në frëngjitë e llogoreve të kundërshtarit.  Armiqtë e kishin vështirë të gjuanin nga frëngjitë, hidhnin bomba përpjetë pa objektiv, me hamendje. Mortaja partizane qëllonte pozicionet armike me precizion që të mos dëmtoheshin forcat tona.

Teatri i luftimeve vazhdonte. Skuadra  sulmuese e përbërë nga 11 partizanë lufton me automatikë. Afrër tyre mbërrin Mitro Xhani (Balena). Pas tij vinte skuadërkomandant Mehmet Karabolli, i cili në një dorë mbante pushkën, në tjetrën kapelen  e kokës me granata dore. I shkoi pranë Balenës, i cili mori një granatë, i hoqi sigurecën dhe e vërviti mbi llogoren armikut. Llogorja u hodh në erë, armiqtë që ishin brenda saj u vranë. Por zhdukja e kësaj llogoreje bëri që të shfaqej trupi i Balenës. Në çast një armik tjetër mori shenjë dhe plumb i tij e zuri në ballë! Balena ra… Mbërritën shpejt edhe shokë të tjerë, edhe shoqja e jetës së tij, Athinaja. E pa të shtrirë Balenën. E përmbajti veten. Pa lot në sy të atij grupi partizan dhe me kurajë tha: “Trimat nuk qahen, por këndohen”! Dhe nisi kënga: “Shokë të mbajmë dy minuta zi / u vra Mitro Xhani nga Piqerasi”.

***

Me rënien heroike të Balenës, luftëtarëve u hipi gjaku në kokë. Tani në sulm nuk ishte vetëm skuadra sulmuese si në fillim betejës, por i gjithë batalioni. Partizanët lanë pozicionet dhe po ngjiteshin asaj të përpjete të kodrës shkëmbore. Shikohej me krenari përparimi i tyre, kush barkaz, kush ecje me gjunjë e kush në këmbë dhe secili merrte krahë, fitorja po i buzëqeshte… Janë çaste që luftohej kryesisht me granata dore. Partizanët, sa më afër llogoreve të armikut, aq më shpejt ngjiteshin me këmbë e duar. Ecnin dhe vrojtonin, qëllonin, hidhnin  bombën në llogoren e armikut. Armiqtë s’kishin mundësi të qëllonin as nga frëngjitë, dilnin fare nga pozicionet. Secili  kishte hallin e kokës. Lum ai partizan që kishte akoma granata! Zhurma e tyre mbuloi vendin. Krismat e armëve u rralluan…

Lufta në Dukaj ishte drejt mbarimit. Armiqtë s’dinin nga t’ia mbanin. Një pjesë e tyre zbrisnin tatëpjetë përroit për të ikur. Por fshati qe i rrethuar. Një pjesë dorëzoheshin. Të tjerë vriteshin në luftë duke ikur. Oficeri i xhandarmërisë Isuf Dema me pesë kriminelë të tjerë, dezertuan, u bënë sa një grusht drejt Bregut të Shkozës dhe mbërritën buzë lumit Vjosë, prej nga mundën të largohen në Vlorë.  Kështu veproi edhe komandanti i batalionit armik, major Dod Nikolla, i cili kur mësoi për asgjësimin e plotë të batalionit “Vermoshi”, u çmend dhe mundi të shkonte në komandën gjermane në Vlorë duke folur përçart: “Para partizanë”, 207…207… (Kaq ishte numri  armiqve që u asgjësuan).

Pas marrjes së kodrës shkëmbore nga partizanët, në sytë e tyre dukeshin lot gëzimi për fitoren, lot zemre për shokët e rënë.  Pashë lot në sytë e dy shoqeve partizane Antigoni e Mandeli Rrapi, por dhe lot hidhërimi që shihnin rreth e rrotull shokë partizanë të rënë heroikisht!  Armiqtë u asgjësuan. U vranë në luftë 8 oficerë gjermanë, 35 xhandarë, (midis tyre 5 nënoficerë dhe 5 ballistë). Armiq vinin grupe-grupe të çarmatosur, të shoqëruar nga partizanë, të cilët ishin dorëzuar e kapur rob. Përleshja me forcat gjermane dhe tradhtarët e vendit, përfundoi me fitoren e thellë të partizanëve. U kapën rob: (4 gjermanë, njëri marshall); 59 xhandarë, (midis tyre 1 toger, 1 kapter e dy rreshterë); 4 italianë; 17 ballistë. Robrit i kaluan gjyqit partizan, u gjykuan e u dënuan. Të tjerë u lanë të lirë. Dy djem të rinj xhandarë, me kërkesën e tyre, u pranuan në radhët e partizanëve, por më vonë u arratisën.  U kapën 5 mitralozë të rëndë dhe 6 të lehtë; një sasi e madhe armësh e municionrsh, 10 revolverë,10 orë xhepi, 3 dylbi, 15 kafshë ngarkuar me sende ushqimore, veshmbathje e sende të ndryshme, që i ishin grabitur popullit. Midis tyre ishte edhe paja e vajzës së Isuf Hysenajt, që u gjend në valixhet e mercenarëve dhe iu dorëzua familjes, sepse ishte caktuar data e dasmës për martesën e saj!

***

Armiku u shpartallua. Kodra u pushtua. Patizanët u bënë zot të saj. Beteja u fitua. Dukajt u çlirua. Luftëtarët e lirisë takohen me njëri-tjetrin. Mungojnë shokët që e lanë me gjak atë vend. Ranë 11 dëshmorë dhe u plagosën 11 luftëtarë të tjerë:

Apostol Çuni me 6 bomba në gji, u nis barkas drejt pozicioneve armike nga ana e greminës, andej nga armiku nuk e priste. U gjend pas shpine të tij, Iu afrua mitralozit të rëndë që villte zjarr pa pushim dhe na vriste shokët. Hodhi dy bomba dhe i vrau të dy, mitralierin dhe ndihmësin e tij! I qeshi buza. I gëzoi zemra. Mori hakë. Mitralozi i armikut, pushoi. Mbeti pa zot. Dhe i doli një “zot”, një trim shqiptar, një djalosh nga Piqerasi, fshati i heroit Vasil Laçi dhe Mitro Xhani. Trimi Apostol Çuni vriste gjermanë me mitralozin e tyre dhe, kur u diktua, njëri nga ata e qëlloi dhe Apostoli ra mbi mitralozin e armikut! Zemra e tij pushoi. Dora e tij nuk lëvizte më. Por mbetën gjallë heroizmi, emri, nderi dhe kujtimi i tij.

Mërtiko Velçi e Jorgo Jovani nga Kudhësi, të dy mitralierë, ishin afër pozicioneve të armikut, shtrirë në të përpjetën e zhveshur që çonte tek Shkëmbi i Prerë. Qëllonin me mitraloz, predhat e të cilit hynin në frengjitë e armiqve. Këta, në pamundësi që të shkrepnin armën e të gjuanin nga frengjitë, hidhnin bomba përpjetë, njëra prej tyre ra tek tek mitralozi dhe vrau dy shokët tanë, Mërtikon dhe Jorgon.

Rushan Guxho, zëv. komandanti i kompanisë së 4-t, nga Nivica. Vazhdonte papushim zjarrin kundër armikut. Iu vranë shokë para syve dhe kjo e shtyu atë të merrte hakë, të zgjaste krahun e të hidhte granatën e fundit që i kishte mbetur. E drejtoi atë në llogoren e armikut. Dhe u turr mes plumbave e bombave drejt tyre, por një predhë e armikut e shtriu përdhè.

Koço Koçollari, me mitraloz në dorë. Korrte armiq dhe lëvizte e manovronte me shkathtësi për ta dëmtuar armikun sa më shumë. Iu afrua llogores armike. Nuk i pritej, donte t’i “paloste” sa më parë. Ishte duke pritur urdhër të qëllonte mbi ta. “Duro dhe pak, Koço,- i thoshte komandanti, do vijë ai çast. Dhe çasti erdhi. U dha sinjali për sulm. Mitralozi i Koços filloi “këngën”… Por një plumb e godit, ai prapë e shkrep mitralozin dhe ra duke luftuar…

Intendenti Ismail Xhemaliu, zvarritet, afrohet drejt llogores armike. Në krah iu vra i riu Kudbi Gjeçi, nga Fushëbardha, ndërsa përpiqej t’i ndalonte gjakun, por kjo qe e pamundur, atëherë bëri përpara, u hodh në sulm. Hidhet me kërcim të shpejtë afër një llogoreje të armikut, hedh dy granata njëra pas tjetrës dhe sulet të rrëmbejë mitralozin nga duart e mercenarit të vrarë.  Thërret me zë “Para …por s’arrin ta mbaroj fjalën, ia preu në mes një plumb që e mori në gjoks. Ai mblodhi forcat. Qëndroi pak në këmbë, pa shokët që kapën llogoren  e armikut dhe ra pa frymë, me dorë të shtrënguar në qytën e armës.

Dëshmorët e tjerë ishin: Abdyl Demiri, zv.komandanti i kompanisë së dytë, nga Kallarati; që nuk e njihte frikën, ishte kritikuar se luftonte në këmbë, por ai vazhdonte në të tij; Jaho Braja nga Gjirokastra; Ismail Cacaj e Barxho Abazi nga Progonati.

Në pasdite, tek sheshi para shkollës u mlodhën partizanët e batalionit të dytë, luftëtarë të batalionit tretë dhe banorë të fshatit, ku u bë ceremonia e varrimit të dëshmorëve. Foli komisari i batalionit , Abdyl Hakiu, Hero i Popullit. E mori fjalën Athina Xhani, e cila u betua: “Më lejoni shokë, që nga Mitrua të mbaj për kujtim automatikun dhe bustinën e tij. Ju premtoj se ky automatik në duart e mia do të bëjë po atë që bënte deri në fuind në duart e Mitros”.

25 korriku i vitit 1944 mbeti dita e çlirimit të fshatit Dukaj. Epopeja e kësaj brigade është gdhendur qysh në atë kohë në vargjet e mirënjohura: “Dil, nëno, e shiko jashtë, si lufton Brigad’ e Gjashtë!”

 

January 23, 2018 10:12
Komento

9 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh Xhoga) January 23, 17:48

    Amanetin se tret dheu:
    “Nipce-shkruani per luften tone-..:
    “Luftetari Shekullit”-Vaso Dama.
    Gusht 1992-kujtim i pa harruar.

    Faleminderit i nderuar Partizani oreve te para,Sevo Tarifa,nje jete ‘KOMISAR”,per sa na sjell te kujtojme.
    Jam bir i atyre viteve,qe ju vinte vetem erra barut, sa ne dhomen tone te gjumit tre femje jetim se i katerti; Stavri me gjashte bashkefshatre, ishte si JU, ne rradhet e partizaneve te sollen clirimin e vendit.Gjashte partizane nxori fshati Yne,pos qe gjithe djemte dhe burrat e fshatit,te armatosur e sa vinin forcat partizane krah tyre luftonin. Emrat e tyre jane te pa harruar:
    Xhoxhi e Stavri Xhoga,Mina Kosta,Apostol Thanasi,Rushan Demko,Qazi e Haki Hamiti(Sulo) e Mestan Hamiti, Para tyre Peci P.Xhoga i pari deshmor i rene qe me 1940-tene luften Italo-greke.
    Keta vazhduesit e amanetit te Kapedan Jono P.Xhoga Zavalani rene me 1913te ne mbrojie te Pavarsise sa shpallur i madhi Ismail Qemali me shoke.
    *8 vjec une, i nisa ne qershor te 1944,po do te rruaja kujtimet e atyre muajve ne Dangelline tone Naimjane.
    Te parat krisma pushkesh do te degjoje kur ballistat me Osman Gaducin ne krye,kur na dogjen shtepine (qershor 1944),(ani se e kundershtonte bashkefshatari yne,Myslim Zavalani),na dogjen shtepine tone sa perfunduar se ndertuari me 5 maj 1942.ata djegur si denim;vellai 18 vjecar Partizan,sa te Rushanit gjore, nje kasolle,ku rinte Nene Nekua ,”mamia” e fshatit te atyre viteve.Aty pashe fytyra kriminelw te vertete,qe u bene trima,sa gjermani hyri ne Qafe te Dellinjes,drejt Frasherit,ku do te digjnin nje shtepi,ate te Medi Frasherit,mos gaboj. Nuk harroj,krye krimin, Selenicen e dogjen te gjithe fshatin.Pare ate ne gjithe fshati strehuar ne shpellat e Sanoves,pare ate krim.
    Ate bene ne ate operacion armiqte,duke djegur fshatrat njeri pas tjetrit,nga Koblara,Vercisti, Micani ,Surropulli sa kaluar ne Ceria e deri ne Permet.
    Kjo do ishte plaga e pa sherrushme e kesaj lufte,qe me dogji shtepine, me mori babane per torturave bere,sa fal qe perfumdoi me clirimin e vendit e na u hapen horizontet e jetes.Me ate shkollen fillore te Zavalanit hapur ne zjarrin e lufte(1944 tetor i miri Llukan L Xhoga,ish nxenesi i shkolles se Frasherit hapur qe me 1908 nga Rilindasit tane te shquar,
    Mu hapen rruget si gjithe femijeve shqiptare nga ajo Lufte,sot pesionist 81 vjecar, nje jete kushtuar arresimit si mesues,frut i asaj lufte N.Cl.qe solli clirimin sa rindertimin dhe ndertimin e vendit.
    “Luftetarit te Shekkullit”Vaso Dama,nje shekull me arme ne dore,jetuar me kujtmin Heroik te “Kapedan Janos,birit te Zavalanit, qe ia ngrit lart emrin dhe bashkefshatreve te tjere bashkekohes te Families Zavalani me Fehmi e Mendu Zavalani para prires.
    Faleminderi i nderuar Pr,Sevo Tarifa,qe me gjithe moshen tuaj kaluar te prag 90ta,na rikujton ato Vite,mbrodhesine sjelle atdheut tone.Vitet njeqind…
    Jehone ne kete 550 vjetor e Heroit tone Kombetar; Gjergj kastrioti Skenderbe “HERIJVE te KOMBIT” me krye HERROIN qe na ben krenar.
    TV. “Pasqyra shqiptare”ne Toronto me -vertet-Pasqyre atdhetarie.Shiheni…

    Toronto23-01-2018 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  2. fteri January 23, 20:56

    I pa harruar lufta legjendare partizane me E.Hoxhën në krye .

    Reply to this comment
  3. Heroizmi partizan është legjendë. January 23, 21:25

    Respekte ,dashuri e mirnjohja e përjetshme i shkon Sevo Tarifës që pasqyron aktet e forcave më patëriotike e atdhetare të shqiprisë ,luftës nac-çlirimtare partizanve që dhanë jetën e luftuan me heroiizëm për popullin e atdheun u ngritën shpatë kundër armiqve të huaj dhe mbeturinave brenda vendit.Partizanët e “tundën” vendin me heroizma me popullin bashkë .

    Për dashurit partizanë ,
    që ka hequr të zi ,
    mal më mal e përrue më përrue ,
    pa buk n’bark e laskaruar ,
    fishek e bomba në gji ,
    luftojnë për atdhe me heroizëm
    të rrallë ,ata han barutin me grusht ,
    njerëz të thjeshtë ,bënë historinë,
    luftën nuk e pushojnë ,
    me urrejtje të mbledhur në gji ,
    kundër skllavrisë ,
    luftën partizanët nuk e pushojnë,
    përkrah burrave ,luftojnë edhe grat.

    Dhe Enver Hoxha lëshoi kushtrimin :
    Ngrihuni,komunistë,partizan ç’bëni !
    Në mos kini armë ,-gjëni !
    Vrini,mirrni atij qëni !

    Liria nuk na e fali njeri por atë e fituan partizanët legjendar së bashku me figurën kryesor udhëheqësin largëpamës Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  4. Padrino January 23, 21:27

    Ben shume mire, qe shkruan per luften, o Sevo Tarifa .lufta dhe sakrificat e Partizaneve per Clirimin e vendit, nuk harohet. Ne Brigade tè gjashte, ka qene edhe xhaxhai im, o Sevo qe ra deshmor ne Verushe , tè Malit te Zi , qe ti kishe shok ideali, Myfit Hebi nga Dunavati, gjirokastres. Lavdi Deshmoreve, tè Brigades sé Gjashte. I paaruar kujtimi tyre.poshte nagacionistet, ata qe mohojne , LANC tè popullit tone. je i nderuar Sevo qe i kujton Shoket luftes.

    Reply to this comment
  5. Onkezmi January 26, 04:50

    Sevo Tarifa nuk eshte vetem i pushkes,por edhe i penes.Ka nje jete te tere qe shkrua me mbi 30-te librat e tij.Nuk merret me llafe dhe te te bredh kafeneve,por eshte ne presion te perditshem me dijet,per historine,jeten ne lufte dhe ne paqe.Te tille sot ne vendin tim gjen shume pak,prandaj per te ritet respekti,jo vetem i bijeve te partizanve dhe shokeve te tij,por edhe atyre femijeve qe rritim ne.Te pershendet nje bir partizani i “Bat.A.Zeneli” i Brig.VI-te sulmuese

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D(Dh.Xh.) January 27, 01:24

    “Me te miret gjenesh mire ,lumsi ai,qe me ta rri”
    UNITETI vellezer- sjell -MIRESI.
    Kushtuar;”RIJVE te DANGELLISE”
    (Pervoje jetesore; mare nga libri;
    “Kuvendim me Engjejt dhe Trimat e Zavalanit”)
    ( Dh Xhoga- Botin 2017.)
    Se pari, faleminderit i nderuar Veterami parizan sa : “pene prefti e goje mjalti” Sevo Tarifa, me sa ne kuron kujtesen, tashme vite kaluar. Mbrodhesi Paci sa Penen PENE.
    *
    Me lejoni t’iu sjell nje fragment ,shkruar sipas shembelltyre suaj,per “Bijte e Zavalani te Dangellise” ,mbetur ne kujtesen e popullit tone,flijuar per atdheun dhe mbrodhesine e tij.

    * Per Dangelline dhe Zavalanin,”Ballkoni Dangellise”si thiret,viktima e pare e luftes Iltalo-Greke,me 1940 ishte Peci S. Xhoga(fatkeqesisht burokracia e kohes,harruar nderimin e tijj).Ai i pari qe dha jeten ne nisien e asaj lufte; Italo-greke,ishte bir Zavalani viktime e saj,mes shteteve tona fqinje,kush e kush te copetonte shqiperine. Ai ra tek “Guri i bletes”rreze atij radhoi shkembor,mes Zavalanit e Frasherit,si viktime e asaj lufte,kthyer fqinjet tane ne fushe beteje.Peci akoma pa kaluar 45 vite jete, lene 4 femije buzequmesht jetim,me Dafen,bashkeshorten e tij,qe vertet ishte nene heroine ,si i shpetoi sa i riti pas clirimit ata femije.Dafa, shkuar ne Korce pas clirimit,rriti dy vajza e dy djem, bere aksioniste e pare te rindertimit te vendit,sa punonjes te nderuar pas clirmit.Jetojne ne Korce qe pas lufte.
    Le ta vazhdojme me shembuj te tjere,kuftetare per clirimin e vandit me parizanet e Zavalanit, rjeshtuar ne L.N.Cl. Ata jane: Ismail, Haki,Mesta e Qazim Hasani me ne krah,Stavri e Xhoxhi Xhoga , Mina Pilo Kosta, Apostol Thanasi,Llazi Kote e Rudhani Tahirit-Demko ,partizane te oreve te para deri ne clirimin e vendit. Pasuar amanetin e Kapedan Jono P Xhoga,rene si bien trimat krye cetes qe Ai komandonte,me 1913te, ne mbrojtie te PV. Nderuar nga Qarku Gjirokastre me titullin:”MIRENJOHIE”ne”100 vjetorin e renies plot i vit pas shpallies se PAVARESISE.
    Ata pebejne thelbin e historise se ketij fshati. Le te jete nje thirie kjo per kedo zavalanlli te kudondodhur., thirje, per te plotesuar amanetin e te pareve tane luftetare te Rilindies sone kombetare,sa shpalies se PV.sone Kombetare.Pse jo. Le te pasqyrojme dhe rrethanat e disa individeve,ata,rjeshtuan me Ballin Kombetar,kur thuajse gjithe fshati mbeshteti Frontin N.Clirimtar,qe patjeter e donin atdheun,po gabuan me aleancen bere me pushtuesit;Italo-gjermane.org e BK.
    Ata ishin dhe jane bijte e fshatit tone,eduhet pasqyruar mire bemat e tyre.(per mire apo per keq.Si eshte rasti i Myslim Shehut apo Isuf Keko e njonje tjetri,viktime e mos njohies se qellimit te asaj ushterie pushtuese.Sa dime,pas lufte mes fshatareve-partizane apo balliste, u ruajt maredhenie te mira.Po ashtu do te thoja dhe per bashkefshataret e laguar nga fshati para clirimit,deri para Shpalies Pavaresise;shkuar ne Korce,Tirane, Vlore e deri- Stamboll a Paris para lufte,po nuk e harruan vendlindien e tyre.Shembulli me bindes familia mbajtur mbiemrin Zavalani,me atdhetarizmin e tyre.apo Andrea Xhoga,me 5 femije lindur ne Lion te Frances, u kthye ne atdhe me 1947-ten
    Pas lufte s’mbeti njeri ne shtepine e Batos Kekos,ish kryeplaku i fshatit atdhetar i flakte shkoj ne Tirane e Korce,po la pasardhes te shkelqyer.(Kineaste njera vajze,sa profesor matematike djali saj.)Per tu shenuar; shtepia e tyre ne fshat u kthye ne shkolle,sa u be e reja,e ma pas,dyqan per fshati,deri prag 97tes,.
    Po dua te ndalem,tek ata djem dhe vajza te fshatit ne vitet e pas luftes,qe nga rindertimi e sot, bere shembull nje jete ne punene e tyre,deri dhen jeten ne vepra ndertimi si: Qamil Rrapo ish ushtar e Dylber Hasani gazetar dale nga klasa puntor deri shkrimtar. Krenare e model figurat e tyre sa;Xhoxhi C Xhoga e Toli Thanasi qe si kemi midis nesh nga partizane deri ne clirim, ushtarake e punonjes pas lirimit,deri sa ndare nga jete te nderuar.
    Ne mburoemi me ish Partizanet,Stavri Xhoga e Toli Thanasi,Llazi Koten apo Hekuran Hamitin bere kuadro te ushterise apo policise shtetit,si Thimi Kosta nje jete punonjes shembellor i policise shtetit ne Tirane.
    Fatkeqesisht ish Ballisten:Myslim Shehu,oficer mbaruar ne Itali,me ushterine e Zogut qe para lufte,apo Isuf Keko n/Oficer,qe fatekqesisht pas okupacionit u bashkuan e forcat pushtuese.ne zonen e Kolonjes,po nuk u pajtuan me krimet qe bene kreret e tyre.kjo beri qe pas clirimit me gjyq te rregullt u denuar,sa u liruan para kohe,fshati derguar organeve perkatese,miresjelljet e tyre,me bashkefshataret.Mbi kete baze fshati ruajti unitetin mes bashkefshatareve ne vijimesi,te cilen e demostrojne dhe sot. Shembull ky per tu pergjithesuar sidomos, keto vitet jangellesh,qe po perjetojme…
    Uniteti-miresi e ATDHEUT.

    81 vjecare”Pasues veteran”
    Toronto 26-01-2018 Bashkefshatari Dhimiter Xhoga)
    (Ne shtyp: Guri Naimit D.)

    Reply to this comment
  7. ELIOT January 27, 13:26

    DIL NANO SHIKO JASHTE ……. SHIKO SHQIPTARET QE PO HANE KASHTE …. BRIGADA E RINISE PAS LUFTES … ME ENVERIN TRIM ME BALLE … QE HANIM CO NATE BUKE ME LLALLE …RROFSHIN PARTIZANET NGA VLORA …SE I LANE SHQIPTARET ME MORRA …SE MOREN ANIJET PER NE ITALIE …PER TE BLERE NJE SHTEPI …SE PO TE PRSININ NGA ENVERI … DO TE HANIN BUKE ME SHEQERI … HA HA HA …BRAVO ISH PARTIZAN … ..

    Reply to this comment
  8. Nene Pashako D January 28, 23:25

    Si s’te vjen turp more faqeziu ELIOT, qe flet ne ate menyre per ata njerez qe te bene ty dhe te tjeret si ty te beheni ky qe jeni.harram buken e atyre viteve,prinderit tuaj,qe ju kane dhene ate edukate.
    Nuk te paska lindur NENE shqiptare…
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
  9. ELIOT February 4, 20:39

    NENE PASHKAKO NENA IME KA VUAJTUR ME SHUME SE MUA ME ENVER ZGJEBSIN … SE PUNOI 40 VJET DHE NE FUND TE MUAJIT I SHIKONTE FEMIJET PA BUKE … NDERSA UNE NE FRANCE PUNOJ ME GRUAN DHE FEMIJET E MIJE KANE TE HANE TE PINE DHE TE HEDHIN PER TOKE … E HANE MJALTIN SA HERE QE DUAN ..DHE NUK PUNOJ ME SHUME SE PRINDERIT E MIJE .JO POR RRACCA JOTE E QELBET FSHATARE NA BERI QE TE MALLKOJME SHQIPERINE DHE DISA NDYRESIRA SI JU JENI MUTI JE NJE SPIUNE E QELBET ..QE TRADHETOVE POPULLIN… JE NJE SAHAN LEPIRESE E KOMUNISTEV QE E LATE SHQIPERINE VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE COPE IDIOTE . U SHFAROFTE RRACA E JOTE TURKE SERBE POR JO SHQIPTARE … SE NJE SHQIPTAR KURRE SE BEN ATE QE BERI BURRI JOT HITLERI ENVER … SHURRA E DEMOKRACISE … JU JENI BAJGAT E CIVILIZIMIT .. TURP TE KENI QE E MBANI VETEN PER SHQIPTARE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*